Futbillisti i Mançester Junajted-it Adnan Januzaj pas fitores së sontme ndaj Aston Villës 1 me 0, ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Old Traford.
Januzaj ka qenë sonte në ekip që nga fillimi i ndeshjes dhe se në pjesën e parë të lojës ka shë-nuar një gol të rrallë e me të cilin rezultat ka përfunduar edhe kjo ndeshje.
Ka disa kohë që spekulohet në Old Traford se si ndoshta Junajted dëshiron ta huazoj ose edhe ta shes reprezentuesin shqiptar të Belgjikës.
“ Po shpresoj dhe po besoj se do të jap shumë më tepër duke shënuar gola të tjera. Ato që fliten janë thashetheme sepse unë jam i lumtur këtu, do të luftojë për një vend të sigurtë në ekip, ka thënë Adnan Januzaj,
