Ferizaj: Për shkak të mbingarkesës, reduktime të rrymës

TË FUNDIT

KEDS Sh.A. njofton se sot , më 14.08.2015 në NS 110/35/10 kV Ferizaj prej orës 08:45 janë duke u aplikuar reduktime të dhunshme për shkak të mbingarkesës në transformator (stabilimente të KOSTT-it).

Siç njofton KEDS Sh.A, reduktimet janë duke u aplikuar për konsumatorët që furnizohen nga nënstacionet NS 35/10 kV Ferizaj, NS 35/10 kV Kaçanik dhe NS 35/10 kV Ferizaj.

KOSTT-i planifikon ta përfundojë punën sot në orën 12:00 kur edhe pritet të normalizohet gjendja.