Tokio: Kafeneja nën shoqërinë e gjarpërinjve(FOTO)

TË FUNDIT

Një kafene e veçantë ka hapur dyert e saj në Tokio për klientët që duan shoqërinë e gjarpërinjve.

Tokio Snake Center, e cila u hap të shtunën, ka rreth 35 gjarpërinj, jo-helmues, të cilët do t’u bëjnë “shoqëri” klientëve të saj.

Klientët mund të shijojnë kafen e tyre me një nga 20 gjarpërinjtë e racave të ndryshme që vijnë vërdallë në kafaze në tryezën e tyre.

Tarifa e hyrjes, pa përfshirë pije dhe ushqime është 8,04 dollarë por nëse klientët shtojnë 4,30 dollarë ata mund të mbajnë dhe të luajnë me gjarpërinjtë.

Kafeneja ka tërhequr vëmendjen e banorëve, veçanërisht të vajzave të shkollave të mesme – kjo ndoshta edhe për shkak të vendndodhjes së saj në qarkun e modës në Tokio.

“Mënyra si ndihesh kur mban një gjarpër dhe mënyra se si ai lëviz është një ndjesi e veçantë,” tha studentja 16-vjeçare e shkollës së mesme Hikaru Hara ndërsa po luante me një gjarpër “misri” i një race të përzier.

Gjarpërinjtë “misër” e kanë marrë emrin nga disa fermerë indianw për shkak të strukturës së tyre.

Hara, miqtë e së cilës nuk ishin aq të bindur për bukurinë e gjarprit, tha se e kishte marrë vesh në internet për këtë kafene.

Në fundjavë, në kafene mbizotërojnë gjarpërinjtë “misri” – një specie e Amerikës së Veriut.

Gjarpri “misri” është i urtë dhe ekziston edhe në ngjyra të tjera, si floreshente portokalli, e kuqe dhe bezhë.

Ndërsa, për të apasionuarit e gjarpërinjve, kafeneja shet gjithashtu mallra me lëkurë gjarpri, duke përfshirë pantallona me lëkurë të rreme gjarpri- si edhe byzylyk fatsjellës me lëkurë gjarpri.

Pronarët e kafenesë thonë se duan të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë vlerën e gjarpërinjve, edhe pse ata kanë një reputacion të keq.

“Fillimisht, kam qenë i interesuar në ruajtjen e mjedisit, dhe në këtë kontekst, doja ti tregoja njerëzve anët e mira të kafshëve, prandaj e hap a këtë kafene,” tha Hisamitsu Kaneko, menaxher i përgjithshëm i kafenesë, i cili thotë se ai blen vetëm lloje të përzgjedhur gjarpërinjsh.