Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shkarkuar Gjelosh Vatajn nga posti i drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompania.
Informacione të pranuara nga Indeksonline kanë thënë se bordi drejtues në një mbledhje të mbajtur sot e ka shkarkuar Gjelosh Vatajn dhe si duket ushtrues detyre e ka caktuar Selatin Ratkocerin.
E kontaktuar nga Indeksonline zëdhënsja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha se ka pasë të mbahet një mbledhje por që nuk kam më shumë informacione. Behet e ditur se Vataj per momentin gjendet ne SHBA.
