Oliver Ivanoviq në spital

TË FUNDIT

Lideri i Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq pas tetë ditësh grevë urie është dërguar sot në spital në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç ka bërë të ditur radio Kontakt Plus e Mitrovicës Ivanoviq nënë përcjellje të Policisë dhe të qendrës së paraburgimit është dërguar në spital rreth orës 17 e 30.

Ivanoviw është sjellë në Qendrën mjekësore dhe për momentin gjendet në repartin intern të spitalit, konfirmoi drejtori i kësaj qendre Ivan Millanoviq.

Zëdhënësja e EULEX-it Dragana Nikoliq-Solomon nuk ka mundur të konfirmojë e as komentojë lajmin se Ivanoviq është dërguar në spital e as se gjykata ka dhënë ndonjë urdhër për dërgimin e të paraburgosurit në spital.

Ivanoviq grevën e urisë e ka filluar në burgun e Mitrovicës më 7 gusht me kërkesën që të mbrohet në ligi në procesin që po mbahet kundër tij në akuzën për krime lufte.

Ai është arrestuar në janar të vitit të kaluar.