Filmat shqiptarë me gabime elementare

0

Ai rikthehet në DokuFest pas dy vitesh, por kësaj radhe si anëtar jurie në kategorinë e filmave kombëtarë. Regjisori shqiptar i cili jeton në Norvegji, Izer Aliu thotë që kjo është hera e fundit që do të marrë këtë përgjegjësi. Vetëm gjatë këtij viti ai ishte pesë herë anëtar jurie në vende të ndryshme dhe në DokuFest erdhi në këtë rol ngase u kishte premtuar organizatorëve qysh vitin e kaluar.

“Nuk është se është punë e rëndë, por duhet me diskutu shumë edhe kur nuk fiton filmi që ke mendu që e meriton, s’ki qef me bo kompromise. E unë nuk bëj kompromise”, shprehet ai në një intervistë për KALLXO.com.

Si anëtar jurie në kateorinë e filmave kombëtarë ai ka shumë kritika për filmbërësit shqiptarë. Por, edhe pse shprehet lirshëm thotë që shqiptarët nuk e duan kritikën.

“Edhe kur thojnë që e pranojnë, nuk e pranojnë”.

“Sa u përket filmave disa janë shumë katastrofë, disa kanë kualitete”, thotë ai.

Duke mos përmendur emra, Aliu thotë që në përgjithësi ka gabime elementare në filmat e kësaj kategorie. Një ndër gabimet më të shprehura, sipas Aliut, është fakti që regjisorët kur bëjnë filma mendojnë që shikuesit duhet të kenë njohuri paraprake për temën që ata kanë zgjedhur.

Në fakt, ai thotë se duhet të jetë krejt e kundërta.

“Një film duhet me u kuptu edhe në Kinë e Amerikë, ndryshe ai nuk ka kuptim”.

Një gabim tjetër ai konsideron që është edhe mosfutja e detajeve në film. “Nuk mirren me sene specifike, e qajo specifikë i bon filmat universalë”.

Po ashtu filmimin në ambiente të mbyllura e sheh problem të madh.

“Shumica e filmave që i kom pa deri qitash i kanë bo mrena, a sa shumë natyrë ka. Duhet me pa bukurinë ku je. Ka shumë vene interesant ktu. Okej lodhesh tu e majt kamerën, s’ki qef me dal jashtë, është ma lehtë. Disa skena a filma me u bo mrena osht në rregull, po shumica e filmave mrena, kjo osht pak e çuditshme”.

Këto gabime në përmbajtje, regjisori thotë që filmbërësit po mundohen t’i mbulojnë më anën vizuele në realizim.

“K’tu po dojnë me përdorë qat kamerën që e kanë me u dok filmi ma mirë se që osht. Don’t mask it”.

Në bërjen e në filmi, ana teknike nuk është shumë e rëndësishme për të. Ajo mund ta rrisë filmin për 2-3%, por e rëndësishme, sipas tij, është çka ka në ekran dhe jo si duket në ekran.

“Unë e mbaj mend kur isha i ri edhe unë kam pas qef që filmi me u dok bukur. E bajnë pakuptim, e lënë anash përmbajtjen për anën vizuele”.

Ai shprehet që këtu ka artistë shumë të talentuar. Por, nëse je artist i talentum nuk nënkupton që je edhe producent edhe regjisor edhe skenarist.

“Nëse din me lujt Hamletin, nuk domethanë që din me shkrujt Hamletin”.

“Kreativiteti sen i mirë që pe vrej. Po ka filma që kanë detaje, e detajet e bojnë filmin. Por, ka disa gjana që i kanë kopju. Na faktikisht të gjithë marrim prej diku, por duhet me e përpunu çka ke pa e me qit prej vetit, jo me marr copy-paste”.

Filmi është art dhe Aliu artin e sheh si diçka që secili e bën me dëshirë.

“Kërkush nuk po t’shtin me zor, ti me qef pe bon edhe nëse don me bo, bone mirë”, thotë ai.

“Ka njerëz që kanë bo film e thojnë ni muj mi ka marrë, e ni muj kurgjo nuk osht. Punoni ni vjet për ni film. Na duhet me qenë të sinqertë. E kur diçka nuk ka shku mirë, regjisori duhet me thonë: që e di qe jeni lodh po qikjo nuk shkon, nuk e kena bo mirë. Nuk duhet të vetëmjaftohemi”, shprehet ai.

Sipas tij, janë disa detaje që duhet shikuar te filmat kombëtarë për të hyrë në garë ndërkombëtare.

“Ka gabime, e me i përmirësu ato ka ven me hi në filmat ndërkombëtarë”.

Regjisori Izer Aliu në planet e tij ka edhe realizimin e një filmi në Kosovë, por nuk përmend afate kohore.

Në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest” janë në garë 12 filma në kategorinë “Kombëtare”.

Kryeredaktori i revistës çeke u kërkon falje shqiptarëve

0

Kryeredaktori i revistës “Respekt”, Erik Tabery, ka publikuar në faqen online të revistës përgënjeshtrimin e lajmit të tyre të botuar pak ditë më parë, lidhur me një grup kriminal “që vinte nga Shqipëria”. Njëkohësisht Tabery, në artikullin e tij u kërkon ndjesë lexuesve dhe “të gjithë shtetasve shqiptarë për këtë këtë gabim të rëndë” siç shprehet ai në artikull.
Kjo u mundësua pas kërkesës energjike zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Pragë, drejtuar kryeredaktorit të revistës “Respekt” që, në zbatimin të ligjit, pas përgënjeshtrimit zyrtar të këtij informacioni të pasaktë nga Zv/Prokurorja e Pragës, JUDr Ivona Horská, “Respekt.cz” të përgënjeshtronte lajmin e rremë dhe njëkohësisht, të kërkonte ndjesë për dëmin e shkaktuar.

Më poshte, teksti i artikullit të kryeredaktorit, Erik Tabery në shqip (përkthyer nga ambasada):

“Korrigjim teksti “Babish u shpëton gangsterëve””

Në Artikullin Babish u shpëton gangsterëve kemi bërë një gabim shumë të rëndë dhe aspak të hijshëm. Kemi shkruar se: “Pjesa më e madhe e kriminelëve vinin nga Shqipëria dhe piketimet për vjedhjet i mernin prej një bashkëpunëtori çek.” Prokuroria më vonë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se nga ky vend nuk ishte asnjë prej pjestarëve të bandës kriminale.

Ky gabim na rëndon dyfish, pasi shpesh kritikojmë mediat e tjera, kur përmendet kombësia e personave që kryejnë vepra penale edhe në rastet kur nuk është e nevojshme. Në këtë mënyrë, duke parë se si u bë ky gabim morëm masat e duhura që të mos përsëritet në të ardhmen

Për këtë gabim u kërkojmë shumë ndjesë lexuesve dhe mbi të gjitha shtetasve të Shqipërisë”.

John Kerry arriti në Kubë për ngritjen historike të flamurit

0

Flamuri kuban (majtas) dhe ai amerikan në një bdlrtesë banimi në Havanë gjatë ditës së sotme
14.08.2015
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur sot në kryeqytetin Havanë në Kubë, për të marrë pjesë në ceremoninë historike të ngritjes së falmurit të Shteteve të Bashkuara, gjatë rihapjes së Ambasadës amerikane, pasi ajo ishte mbyllur para 54 vjetësh.

Parashihet që zoti Kerry të takohet me ministrin e jashtëm kuban, pastaj me kreun e Kishës Katolike në këtë vend dhe me një grup të disidentëve.

Zyrtari i lartë amerikan do të jetë i shoqëruar nga ndihmësit e tij, anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, dhe tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane, që kishin marrë pjesë në uljen e flamurit në vitin 1961.

Pas kësaj vizite, pritet që diplomatët kubanë dhe ata amerikanë do ta fillojnë punën në zgjerimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve, përfshirë fluturimet direkte dhe shërbimin e postës.

Qëndrimi i sotëm njëditësh i zotit Kerry në Havënë është vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit, prej vitit 1945.

Shtetet e Bashkuara i patën ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Kubën, pak kohë pas Revolucionit Kuban në vitin 1959.

Misterin e piramidave do ta zgjedh roboti

0

Në Piramidën e Gizas, monumenti më i hershëm nga 7 mrekullitë e botës, fsheh në vetvete mistere që ende presin përgjigjie. Në Piramidën e Gizas, monumenti më i hershëm nga 7 mrekullitë e botës, fsheh në vetvete mistere që ende presin përgjigjie. Njëri prej tyre është rrjeti i tuneleve të vendosur në trupin e piramidës. Tunelet janë të vogla dhe është e pamundur që në to të hyjë një njeri.

Prej dekadash, egjiptologët janë përpjekur të kuptojnë funksionin dhe qëllimin e këtyre tuneleve. Por pa arritur tek funksioni dhe qëllimi, më parë duhet të ndërtohet një hartë e plotë e rrjetit të këtyre tuneleve. Deri më tani harta e këtyre tuneleve është ndërtuar mbi bazën e të dhënave të pakta të siguruar kryesisht nga teknologjia me ultratinguj dhe asnjëherë nuk është parë apo filmuar brenda këtij rrjeti. Këtë synon ta zbulojë një grup studiuesish të Universitetit të Lidsit në Angli.

Ata kanë ndërtuar një robot të vogël, në gjendje që të ngjisë terrenet e vështira. Roboti është i pajisur me një kamera dhe teknologjinë e ultratingujve. Krijuesit shprehen besimplotë se roboti i quajtur Djedi do t’i shkojë deri në fund misionit të tij, duke zbardhur një prej mistereve më të mëdha të piramidës së Gizas. “Përdorimi i robotëve është mënyra më e mirë për të parë se çfarë ndodh në ato tunele. Unë dyshoj fort se do të gjejmë një dhomë plot me thesare, kjo është pjesë e fantazisë”, thotë Campbell Price, kurator i Egjiptologjisë në Muzeun e Mançesterit. Djedi nuk është i pari robot që përdoret për të kuptuar më mirë piramidën e Gizas, por asnjë tjetër më parë nuk i ka shkuar deri në fund misionit të vet.

I dorëzohet policisë shqiptari që “kositi” këmbësorët në Budvë

0

Shtetasi shqiptar M.L., i cili pardje u përplas me makinën e tij “porsche” në një grup turistësh në qendër të pushimores Budva dhe plagosi pesë shtetas serbë, i është dorëzuar policisë malazeze, njoftuan mediat lokale.

Gjykatësi hetues i gjyqit të Kotorit i ka caktuar 33-vjeçarit arrest prej 30 ditëve, për shkak të rrezikimit të sigurisë në komunikacion dhe ikjes nga vendngjarja.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën, në rrugën kryesore të Budvës, pak pas mesditës, në kohën kur pushuesit janë kthyer nga plazhi.

Not: Nesër Maratona Ndërkombëtare e Notit

0

Pas pjesëmarrës së notarëve tanë në Kampionatin Botëror të Notit që u zhvillua në Kazan të Rusisë, vikendi në të cilin po hyjmë sjellë një garë ndërkombëtare të këtij sporti në Kosovë. Të shtunën në Liqenin e Batllavës do të zhvillohet edicioni i 6-të i Maratonës Ndërkombëtare të Notit që organizohet nga Federata e Notit të Kosovës.
Në këtë maratonë noti që është e gjatë 4 kilometra e 200 metra, pjesëmarrjën e kanë konfirmuar rreth 30 notarë nga Kosova dhe vendet e rajonit. /21 Media

​Mediat e Egjiptit: Salopeku është vrarë sepse ishte ateist

0

Sipas njoftimit të djeshëm të mediave egjiptiane , Salopek u rrëmbye nga njerëzit që dyshohet se kishin një “theks beduin “. Fytyrat e tyre ishin mbështjellë me shall palestinez , shkruajnë mediat.

Gjtihashtu këto media kanë raportuar deklaratat e pretenduara të dy udhëheqësve të shquar të ekstremistëve që pretendojnë se Salopek është vrarë në Sinai ( hetimet thuhet se janë fokusuar në zonën e shkretëtirës egjiptiane perëndimore, që lë të kuptohet se ai mund të jetë dërguar në Libi ) dhe se kërkesa e tyre – lirimi i grave myslimane është bërë me qëllim në mënyrë të tillë që autoritetet egjiptiane nuk do të jenë në gjendje për të përmbushur .

Se Salopek është vrarë në Sinai e ka pohuar edhe gazeta egjiptiane , Almujaahed Alseenawy , ndërsa Ebu Mohamad el Anssary ka shpjeguar motivimin pas kërkesës në ultimatum të lëshuar më 5 gusht . Qëllimisht nuk janë specifikuar emrat e grave që duhej liruar pasi kanë qenë të sigurt se autoritetet nuk mund të përmbushin kërkesat e tyre.

Mediat e atjeshme po ashtu raportojnë se Salopekun nuk e kanë vrarë për arsye politike, por pse është ateist dhe se për të janë kërkuar 30 milionë dollarë.

Paratë të enjten janë përmendur edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë Vesna Pushiq.

Ajo tha në një konferencë se tetë ditë pas rrëmbimit të Salopekut ka arritur kërkesa për 30 milionë dollarë. Gjithashtu ministrja la lënë të kuptohet se në rrëmbimin e shtetasit kroat kanë gisht dy grupe.

Janë kontrolluar pikat shitëse të derivative të naftës(VIDEO)

0

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka marr aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve. Qëllimi i këtij aksioni për tre operatorë të shitjeve të derivateve sipas zyrtarëve të MTI-së ishte sensibilizimi me këtë çështje problematike në bazë të ankesave./ 21 Media

Aftësitë tradicionale që po zhduken për shkak të teknologjisë

0

Nëse keni harruar se si qepet një çorape, se si lexohet harta apo se si ndizet zjarri, nuk jeni më të vetmit. Një studim i ri ka zbuluar 20 aftësitë tradicionale, që po zhduken si pasojë e zhvillimit të teknologjisë.“Ordance Survey” ka anketuar 2 mijë vetë dhe ka bërë një listë me punët që po zhduken, sepse interesimi për atë që ofron teknologjia është shumë më i madh.

Sipas studimit, këto janë aftësitë që janë duke u zhdukur:
1. Leximi i hartës
2. Përdorimi i busullës
3. Lidhja e nyjës
4. Arnimi i çorapes
5. Kërkimi në libra përmes indeksit të emrave, në vend të “Google”
6. Shkrimi i saktë i shkronjave
7. Kuptimi i njësive të vjetra të matjes së peshës, si paund dhe ons
8. Shqiptimi dhe gramatika
9. Konvertimi i paundëve dhe onsëve në gramë e kilogramë
10. Ndezja e zjarrit nga asgjëja
11. Shkrimi me dorë
12. Kuptimi i njësive të vjetra të matjes së gjatësisë, si këmbë (feet) apo inçi
13. Thurja me kërrabëza
14. Mbajtja në mend e numrit të telefonit, të shokut apo të afërmit
15. Mbajtja në mend e numrit të partnerit
16. Njohja e llojeve të drunjve, luleve apo insekteve
17. Daktilografia
18. Bërja e bukës
19. Qepja e pantallonave
20. Lidhja e prizës

E ndërkohë dhjetë aftësitë që konsiderohen të domosdoshme janë:
1. Kërkimi në internet
2. Lidhja në ËiFi
3. Përdorimi i telefonit të zgjuar
4. Shfrytëzimi online i mundësive bankare
5. Të dish për sistemin e privatësisë në online
6. Të kërkosh dhe aplikosh online për punë
7. Të dish të ndalësh ujin në pikën kryesore të furnizimit
8. Përdorimi i navigatorit
9. Instalimi dhe ngritja (update) e programeve në kompjuter
10. Të punosh me tablet

Ekspertë të huaj do të vlerësojnë shkaqet e vërshimeve në rajonin e Tetovës

0

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Maqedonisë ka theksuar se gjatë 12 ditëve të ardhshme 7 ekspertë të huaj do të punojnë në vërtetimin e shkaqeve për vërshimet në rajonin e Tetovës.

Kështu ka bërë të ditur, Shaban Saliu, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim e Maqedonisë duke shtuar se përmes një studimi dhe analize të specializuar me ekspertë të huaj do të jepen drejtime të caktuara dhe rekomandime në adresë të qeverisë dhe pushtetit lokal se si duhet rregulluar ky territor për t’u mbrojtur nga vërshimet dhe për të evituar fatkeqësitë në të ardhmen.

Kjo drejtori informoi se janë dëmtuar 390 shtëpi, ndërsa po pastrohen edhe 1,5 milion katror dhe dhe mbetje tjera, raporton agjencia e lajmeve INA.

Rikujtojmë se pas vërshimeve që ndodhen javën e kaluar në Tetovë humbën jetën 6 persona. Gjatë këtyre reshjeve që ndodhen në Tetovë mbetën të lënduar 80 persona ndërsa u dëmtuan shumë shtëpi banimi.