​Mediat e Egjiptit: Salopeku është vrarë sepse ishte ateist

TË FUNDIT

Sipas njoftimit të djeshëm të mediave egjiptiane , Salopek u rrëmbye nga njerëzit që dyshohet se kishin një “theks beduin “. Fytyrat e tyre ishin mbështjellë me shall palestinez , shkruajnë mediat.

Gjtihashtu këto media kanë raportuar deklaratat e pretenduara të dy udhëheqësve të shquar të ekstremistëve që pretendojnë se Salopek është vrarë në Sinai ( hetimet thuhet se janë fokusuar në zonën e shkretëtirës egjiptiane perëndimore, që lë të kuptohet se ai mund të jetë dërguar në Libi ) dhe se kërkesa e tyre – lirimi i grave myslimane është bërë me qëllim në mënyrë të tillë që autoritetet egjiptiane nuk do të jenë në gjendje për të përmbushur .

Se Salopek është vrarë në Sinai e ka pohuar edhe gazeta egjiptiane , Almujaahed Alseenawy , ndërsa Ebu Mohamad el Anssary ka shpjeguar motivimin pas kërkesës në ultimatum të lëshuar më 5 gusht . Qëllimisht nuk janë specifikuar emrat e grave që duhej liruar pasi kanë qenë të sigurt se autoritetet nuk mund të përmbushin kërkesat e tyre.

Mediat e atjeshme po ashtu raportojnë se Salopekun nuk e kanë vrarë për arsye politike, por pse është ateist dhe se për të janë kërkuar 30 milionë dollarë.

Paratë të enjten janë përmendur edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë Vesna Pushiq.

Ajo tha në një konferencë se tetë ditë pas rrëmbimit të Salopekut ka arritur kërkesa për 30 milionë dollarë. Gjithashtu ministrja la lënë të kuptohet se në rrëmbimin e shtetasit kroat kanë gisht dy grupe.