Ekspertë të huaj do të vlerësojnë shkaqet e vërshimeve në rajonin e Tetovës

TË FUNDIT

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Maqedonisë ka theksuar se gjatë 12 ditëve të ardhshme 7 ekspertë të huaj do të punojnë në vërtetimin e shkaqeve për vërshimet në rajonin e Tetovës.

Kështu ka bërë të ditur, Shaban Saliu, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim e Maqedonisë duke shtuar se përmes një studimi dhe analize të specializuar me ekspertë të huaj do të jepen drejtime të caktuara dhe rekomandime në adresë të qeverisë dhe pushtetit lokal se si duhet rregulluar ky territor për t’u mbrojtur nga vërshimet dhe për të evituar fatkeqësitë në të ardhmen.

Kjo drejtori informoi se janë dëmtuar 390 shtëpi, ndërsa po pastrohen edhe 1,5 milion katror dhe dhe mbetje tjera, raporton agjencia e lajmeve INA.

Rikujtojmë se pas vërshimeve që ndodhen javën e kaluar në Tetovë humbën jetën 6 persona. Gjatë këtyre reshjeve që ndodhen në Tetovë mbetën të lënduar 80 persona ndërsa u dëmtuan shumë shtëpi banimi.