Shtetasi shqiptar M.L., i cili pardje u përplas me makinën e tij “porsche” në një grup turistësh në qendër të pushimores Budva dhe plagosi pesë shtetas serbë, i është dorëzuar policisë malazeze, njoftuan mediat lokale.
Gjykatësi hetues i gjyqit të Kotorit i ka caktuar 33-vjeçarit arrest prej 30 ditëve, për shkak të rrezikimit të sigurisë në komunikacion dhe ikjes nga vendngjarja.
Aksidenti ka ndodhur të mërkurën, në rrugën kryesore të Budvës, pak pas mesditës, në kohën kur pushuesit janë kthyer nga plazhi.
