Edhe këtë vit festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest, ka sjellë në Prizren me qindra artistë nga 43 vende të ndryshme të botës. Artistët ndërkombëtar këtë festival e vlerësojnë në mesin e më të mirëve në botë për filmin dokumentar. Ndërsa një gazetar serb thotë se Prizreni falë Dokufestit, po arrin të jetë në qendër të vëmendjes botërore./ 21 Media
Mustafa: Do t’i vizitoj komunat veriore, sapo të merrem vesh me kryetarët
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa me bashkëpunëtorë ka vizituar të premten Mitrovicën, me ç’rast është takuar me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në këtë komunë.
Ata kanë vizituar po ashtu edhe disa biznese të komunës, si dhe zonën e lirë ekonomike në Frashër të Mitrovicës.
Kryeministri Mustafa, tha se qeveria e Kosovës është e interesuar të krijojë kushte për ardhjen e investitorëve të jashtëm në Zonën e Lirë Ekonomike në Mitrovicë, por edhe gjithandej në Kosovë.
Ai potencoi se komuna e Mitrovicës meriton kujdes më të veçantë në këtë drejtim.
“Unë konsideroj se vizitat e tilla dhe kontaktet më të shpeshta, jo vetëm në nivel të kryeministrit dhe kryetarit të komunës, por edhe të ministrive përkatëse, do të krijojnë kushte që projektet që i kemi filluar dhe ato që duhet t’i bëjmë në këtë pjesë, t’i shohim në kohë sa më parë”, ka thënë Mustafa.
Në lidhje me vizitën e tij njërës nga komunat veriore, kryeministri i Kosovës u shpreh se takohet shpesh me kryetarët e veriut, herë bashkërisht e herë veç e veç me secilin prej tyre, varësisht prej problemeve që kanë, ndërsa nuk precizoi kohën kur do të realizojë një vizitë të tillë.
“Kam shprehur interesimin tim që të vizitoj të gjitha ato komuna, Leposaviqin, Zubin Potokun, Mitrovicën Veriore dhe Zveçanin, dhe do ta bëj një vizitë të tillë sapo të merrem vesh me ta. Nuk e kemi ndonjë agjendë të caktuar, por mendoj se janë relaksuar marrëdhëniet sa vizitat e tilla mund të bëhen” , ka thënë mes tjerash Mustafa. /A. Damati/
Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se zhvillimi ekonomik është çështje themelore për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.
Sërish protestë në përkrahje të Ivanoviqit
Protesta e dytë me radhë në mbështetje të liderit të Iniciativës Qytetare “SDP” Oliver Ivanoviq dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq, është mbajtur të premten para Gjykatës Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.
Rreth 600 protestues, në mesin e të cilëve edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, pastaj përfaqësues të komunave veriore, si dhe struktura tjera dhe simpatizantë të SDP-së, kanë kërkuar që dy të akuzuarit të lirohen menjëherë dhe t’u mundësohet mbrojtja në liri.
Përveç flamujve serbë, protestuesit kanë bartur edhe pankarta me mbishkrimet “Beteja për të vërtetën! Liri për Oliverin!”, “Euleksi të akuzon, Euleksi të gjykon!”, etj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka porositur Ivanoviqin ta ruajë shëndetin e tij, duke thënë se kjo nuk do të jetë me siguri beteja e fundit për ta ruajtur popullatën serbe në këto hapësira.
Ai ftoi serbët të jenë të bashkuar dhe të fortë si asnjëherë më parë, pavarësisht zërave të disave që shprehen kundër formimit të Bashkësisë së Komunave dhe kundër unitetit më të fuqishëm të popullit serb.
Kryetari i Këshillit për ndihmë serbëve të Kosovës pranë qeverisë së të ashtuquajturës Republika Sërpska, Millorad Arllov, tha se sot nuk bëhet fjalë vetëm për Oliverin, por përmes tij, bëhet fjalë për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Ksenija Bozhoviq, foli për gjendjen e rëndë shëndetësore të Ivanoviqit pas ditës së tetë të grevës së urisë.
Sipas saj i akuzuari ka humbur në peshë më shumë se shtatë kilogramë deri tani, ndërsa në vizitën e fundit nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se 10 minuta.
Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, ka akuzuar ashpër Eulex-in duke thënë se janë duke bërë padrejtësi në vend të drejtësisë.
Protesta e cila gjatë gjithë kohës u mbikëqyr nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit Veri, zgjati gjysmë ore dhe nuk u shënua ndonjë incident.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq është në ditën e tetë të grevës së urisë brenda burgut në ve ri të Mitrovicës, ndërsa bashkë me të akuzuarin tjetër Dragolub Delibashiq akuzohen për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 – 2000 në atë pjesë të qytetit
Foshnja 11 muajshe mbytet në basenin me ujë
Një foshnjë 11 muajshe e gjinisë femërore(E.H) ka vdekur në një basen me ujë që ishte në ballkonin e një banese në Mitrovicë.
Burime të KosovaPress bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ku fëmijët më të rritur janë larë në basenin e gomës që gjendej në ballkon ku pasi janë dalë e kanë harruar derën hapur.
Foshnja ka shkuar zhagas në ballkon, ka arritur të futet në basenin me ujë dhe ka gjetur vdekjen pasi që është ngulfatur në ujë.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Qepa kuron disa sëmundje
Qepa është një ndër perimet më të përdorura në shtëpi dhe pak kush mund të dijë vlerat ushqyese që ajo ka. Përbërësit e saj prej squfuri mund të zvogëlojnë sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, dhe forcojnë membranën qelizore në qelizat e kuqe të gjakut. Për shkak të këtyre karakteristikave, qepa ndihmon në parandalimin e sulmeve të zemrës.
Studimet kanë treguar se qepët mund të përmirësojnë densitetin e kockave, dhe për këtë arsye mund të përdoren në mënyrë të veçantë nga gratë në menopauzë, të cilët po përballen me humbjen e densitetit të kockave.
Gjithashtu këto studime kanë treguar se edhe konsumimi në sasi të vogla i qepëve, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, fytit dhe vezorëve.
Nishani rrëzon ligjin për Arsimin e Lartë
Presidenti i Republikës, Nishani, shpalli sot vendimin për të refuzuar dekretimin e ligjit “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, duke vlerësuar se ai bie ndesh me Kushtetutën.
Me dekretin e sotëm, presidenti Bujar Nishani kthen ligjin për rishqyrtim Kuvendit.
Megjithatë impakti i rrëzimit të ligjit është zero, pasi mazhoranca ashtu si herë të tjera që Nishani ka rrëzuar ligjet e saj, i ka rikaluar në Parlament duke i dhënë fuqi ligjore pas miratimit të dytë pa qenë më nevoja të rikalojnë për dekretim.
Presidenti Nishani rendit gjashtë argumentimet që sipas tij, e detyrojnë të rrëzojnë këtë ligj.
“Së pari, vlerësoj se referuar Deklaratës së Bolonjës, është një kusht që për ta siguruar këtë, IAL-të duhet të kenë të garantuar autonominë financiare, organizative, lirinë akademike dhe autonominë në përzgjedhjen e stafit.
Së dyti: Përmes këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri.
Së treti: Ky ligj nuk garanton autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të parashikuar nga Kushtetuta në nenin 57/t të saj”,
Së katërti: Autonomia e IAL në kuptim të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese vendim nr. 9/2008 cenohet për sa kohë krijohen apo ristrukturohen Agjenci të ashtuquajtura Autonome, të cilat janë në varësi të plotë të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin dhe pretendohet të realizojnë synimet e kësaj reforme në drejtim të cilësisë, konkurrueshmërisë dhe garantimit të mundësive të barabarta mbi bazën e meritës dhe transparencës për të gjithë individët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta.
Së pesti: Autonomia e Universiteteve duket e cenuar edhe nga ndikimi i ekzekutivit në përbërjen e Bordit të Administrimit.
Së gjashti: Ligji në Kreun V të tij përmban dispozita në lidhje me mbarimin e mandatit të strukturave drejtuese të IAL-ve, ndërsa në nenin 131 përcakton rregulla për kufizimin e mandateve të drejtimit, duke cenuar sërish autonominë organizative të IAL-ve”.
FSK-ja dhuroi mbi 400 doza gjak(FOTO)
Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak, për shpëtimin e një jete”, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamentit të Mjekësisë të Ministrisë për FSK-në, dhe në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe të Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.
Siç komunikoi MFSK, ministri Haki Demolli i ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët dhurues vullnetarë të gjakut për gatishmërinë e tyre që t’i përgjigjen këtij aksioni humanitar, si dhe personelin mjekësor të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK) dhe të Kompanisë së Mjekësisë së FSK-së, për angazhimin dhe punën e palodhshme.
Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar më 3 gushtë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të vazhduar, për dhjetë ditë, në të gjitha njësitet e FSK-së ku janë dhuruar 407 doza gjak.
Ministria dhe FSK-ja kanë një traditë të organizimit dhe të dhurimit humanitar të gjakut, edhe përkundër kohës së pushimeve vjetore dhe ky është aksioni i dytë brenda vitit – në aksionin e janarit, pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civil në Ministri dhe Forcë dhuruan mbi 700 doza gjak. Pra brenda vitit 2015, në të dyja aksionet janë dhuruar gjithsejtë 1107 doza të gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, thuhet në njoftim.
“Pjesëtarët e FSK-së jo vetëm gjatë organizimit të aksioneve të rregullta, siç ishte edhe ai në fillim të këtij viti, 20-30 janar 2015, por, ata po dhurojnë gjak edhe jashtë këtyre organizimeve, dhe janë gjithmonë të gatshëm për dhurimin e gjakut edhe në të ardhmen, çdo herë, që pacientët kanë nevojë për gjak. FSK-ja është donator i rregullt i dhurimit të gjakut dhe çdo herë i janë përgjigjur me vullnet këtij aksioni”, ka thënë Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, Harjush Kurtaj./KosovaPress/


Gjakovë: Mbahet "Festivali i Sofrës"
Nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Gjakoves është paraqitur kërkesa për mbështetjen e aktivitetit kulturor “Festivali i Sofrës” qe sivjet do të vazhdojë me edicionin e 2-të radhazi dhe do të zgjasë nga data 15-16 Gusht 2015.
Ky është një projekt me shumë vlera që promovon trashëgiminë e Gjakovës në “Çarshinë e Madhe”, bënë prezantimin e krijimtarisë sonë autoktone me këngë tradicionale qytetare, ku për dy netët do të performojnë grupe që sjellin traditën tonë në muzikë si dhe grupe të zhanrit rock.
Prishtinë: Në debat vetëm 4 qytetarë!
Debati publik me qytetarët e Komunës së Prishtinës për rregulloren e rrugëve lokale u mbajt vetëm me katër qytetarë.
Ejup Bajrami nga Iniciative Qytetare ka kritikuar udhëheqësin e tanishëm duke e krahasuar me atë të kaluarin.
Ai, madje tha se komunës duhet t’i vije marre për atë që po bënë.
“Komuna bënë propozime në kohën kur të gjithë janë me pushime dhe se me këtë propozimet e tyre nuk kanë nga kush të refuzohen”, tha Bajrami.
Ai shembull konkret morri rrugën e xhambazëve deri në Aktash, ku nga 25 puseta sa janë gjithsej 23 prej tyre janë të mbyllura.
Ai tha se Komuna asnjëherë si ka marrë parasysh këto ankesa, e për këtë kryetari i Komisionit për Rregulloren e Planit për rrugët lokale Ahmet Gashi, thotë se nuk janë kompetentë dhe se për këtë duhet të merren organet tjera.
Debati përfundoi dhe vendimi pritet të merret javën e ardhshme./
Mediat e huaja: AngeIinës i kanë mbetur edhe dy vjet jetë
Angelina Jolie, mund të ketë edhe dy vite jetë, një lajm i tillë botohet në revistën ‘National Enquirer’. Sipas kësaj reviste aktorja e famshme, Angelina Jolie mund të jetë drejt një vdekjeje të parakohshme.
Revista duke iu bazuar një burimi shkruan se, “Jolie refuzon të hajë dhe deri tani ka humbur shumë në peshë. Situata e saj sa vjen e përkeqësohet, ndaj Brad Pitt dhe 6 fëmijët janë të tmerruar pasi mendojnë se ajo do të jetojë edhe pak vite” .
Sipas burimeve të revistës, shumë doktorë mendojnë se problemet shëndetësore kanë sjellë humbjen në peshë të aktores,transmeton noa.al
“Angelina po shkon drejt vdekjes të afërmit dhe miqtë janë të shqetësuar pasi mendojnë se asaj i kanë mbetur edhe 2 vite jetë”, ka thënë një tjetër burim po për të njëjtën revistë.
