Një foshnjë 11 muajshe e gjinisë femërore(E.H) ka vdekur në një basen me ujë që ishte në ballkonin e një banese në Mitrovicë.
Burime të KosovaPress bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ku fëmijët më të rritur janë larë në basenin e gomës që gjendej në ballkon ku pasi janë dalë e kanë harruar derën hapur.
Foshnja ka shkuar zhagas në ballkon, ka arritur të futet në basenin me ujë dhe ka gjetur vdekjen pasi që është ngulfatur në ujë.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
