Gjilani shënoi Ditën Kulturore të Francës

0

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Agro Eko”, ka organizuar shënimin e Ditës Kulturore të Francës, në kuadër të Muajit të Mërgatës dhe në shenjë falënderimi e respekti për shtetet mike të Kosovës.

Me këtë rast në emër të kryetarit Haziri, ta pranishmit, e në veçanti qytetarët e Gjilanit të cilët jetojnë në Francë i ka përshëndetur nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe bashkëpunëtor të tjerë.

“Sonte po shënojmë Ditën e Kulturës Franceze, të shtetit i cili që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nxënësve të vet u mësonte në hartat e tyre ta gjenin shtetin më të ri në botë, Kosovën. Franca gjatë gjithë kohës së luftës ishte në mbështetje të qytetarëve tanë në forma të ndryshme, fuqishëm me prezencën e saj ishte edhe në pasluftë. Jemi të lumtur që qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, i cili për 16 vjet pas luftës në Kosovë e veçanërisht në Gjilan kanë sjellë edhe shumë investime, që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në fusha t ë ndryshme”, tha nënkryetari Kadriu, duke shprehur falënderim edhe për të gjithë qytetarët e Gjilanit që japin kontribut në Francë dhe që janë edhe burim i fuqishëm financiar dhe ekonomik për familjet e tyre në Kosovë dhe për ndërtim të vendit.

Sonte shënohet dita e kulturës Italiane, për të vazhduar të shtunën me shënimin e ditës kulturore të Turqisë, po ashtu shtete mike që kanë bërë e po bëjnë shumë për vendin.

Të shtënat në dasma, tre të arrestuar në Prishtinë

0

Policia e Kosovës në raportin e fundit 24-orësh ka njoftuar për gjashtë persona të arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare.

Në fshatin Mramor të Prishtinës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, nga të cilët policia ka konfiskuar armën -pistoletë Ekol Dual me një karikator dhe pesë fishekë të cal. 9 mm dhe pesë fishekë të tjerë me gas si dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë të cal. 12 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Nga i arrestuari që ka gjuajtur mbrëmë në dasmën në Rr. “Fitorja” në Hajvali njësiti policor ka konfiskuar një pistoletë me gaz te cal 9mm, tri gëzhoja dhe një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Po ashtu për shkak të festimit me armë zjarri, dje pasdite janë arrestuar dy persona në Gjilan, në Rr. “Mumin Beqiri”. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole me gaz Ekol e cal. 9 mm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Te i arrestuari për të njëjtën vepër në fshatin Zajm të Klinës njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar armën AK-47 me një karikator me të cilin dyshohet se i dyshuari ka shtënë, po ashtu nga i njëjti është konfiskuar edhe një pushke gjuetie e cal.12 mm me leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Kalon natën me të miturën,vazhdon qëndrimin pas grilave

0

Policia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm ka arrestuar një person, i cili e kishte marrë me vete një të femër mitur, me të cilën kishte kaluar një natë në një hotel dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Lidhur me rastin, për të dyshuarin ekziston dyshimi i bazuar se ka të bëjë me elemente të veprës penale “trafikim me njerëz-keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, andaj i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima dërgohet në strehimore.

Ja disa arsye befasuese pse keni akne në fytyrë

0
  1. Produktet e flokëve
    Përbërja e shkumës në shamponë tuaj, si sulfate laureth natriumi dhe sulfate laurel natriumi, mund të shkaktojnë që lëkura juaj të bëhet mikpritëse për bakteriet si dhe vaji në kondicioner mund të bllokojë poret, kështuqë është mirë që gjithmonë të pastroni fytyrën pasi të lani flokët, rekomandon Kibildis. Produktet e stilimit të flokëve mund të shkaktojnë akne në fytyrë dhe qafë gjithashtu. Shumica e femrave nuk e marrin në konsideratë këtë, por produktet e flokëve irritojnë lëkurën gjatë ditës dhe nëse nuk bëni dush gjatë natës, kjo ndikon që ta dëmtojë edhe më tej lëkurën përderisa bëni gjumë.
  2. Jastëkët
    “Vajrat natyrorë që prodhon trupi jonë si dhe produktet që përdorim gjatë natës mund të lënë shenja në jastëkë”, thotë Kibildis, e cila shton se flokët janë po aq me rëndësi sa lëkura e pastër. “Dushi gjatë natës mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për lëkurën tuaj”. Ndrroni kallëfet e jastëkeve të paktën një herë në javë, dhe brenda asaj jave rrotulloni anët e jastëkeve që të fleni në pjesën tjetër të freskët.
  3. Pajisjet teknologjike dhe syzet e diellit
    Telefonat celularë, syzet dhe kufjet përbëhen nga vaji i trupit tonë, papastërtitë, djersa dhe bakteriet nga fytyra juaj, kështuqë është shumë me rëndësi që të pastroni ato rregullisht me alkool apo dezinfektues që nuk do degradojë materialin e tyre. Sugjerimi jonë: sapun i predestinuar për pajisjet teknologjike/femina.al
  4. Leckat apo peshqirët për pastrim
    Ju veçmë e dini se duhet të pastroni rregullisht brushat e kozmetikës tuaj si dhe sfungjerët, por është lehtë të harroni ndonjëherë pastrimin e masazherit Clarisonic si dhe leckat apo peshqirët e vegjël, të cilat janë vende kryesore për grumbullimin e bakerieve dhe mykut. Përdorni vetëm njëherë këto lloj pëlhura apo peshqirë dhe hidhini mënjëherë në lavanderi për tu larë.

Suarez: Largimi nga Liverpooli, vendim i duhur

0

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka deklaruar se largimi nga Liverpooli ishte vendim i duhur.

Sulmuesi i Urugait verën e kaluar u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar Barcelonës. Ai thotë se u transferua tek kalatalonsit për të fituar trofe. Suarez thotë se është me fat që luan përkrah Lionel Messit e Neymarit.

“Ishte vendim i duhur për tu larguar. Trofetë është një nga arsyet për tu bashkuar me Barcelonën. Edhe familja ime e din se ishte zgjedhje e duhur”, ka thënë Suarez.

“Jam i lumtur që jam këtu, sepse jam në klubin më të mirë në botë. Këtu ka shumë lojtarë të aftë që të shënojë gola. Unë vetëm bëj punën time për ekipin. Unë jam me fat që luajë së bashku me Messin e Neymarin. Për mua kjo është një ëndërr”, ka theksuar ai.

Suarez me “blaugranat” ka fituar La Ligën, Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

 

Në Graçanicë konferencë për diversitetin

0

Do të mbahet sot në Graçanicë konferenca “Bukuria e Diversitetit”, e organizuar nga programi Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) i USAID-it, në partneritet me Institutin për Zhvillimin e Komuniteteve (CoDe).

Konferenca i dedikohet rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe është pjesë e nismës së USAID-it “Forcimi i ndërveprimit në mes të komuniteteve përmes sportit dhe kulturës”.

Konferencës do t’i drejtohen drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-it në Kosovë Sara Buchanan, prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Konferenca do të mbahet në Qendrën Kulturore të Graçanicës, me fillim në orën 11:00.

 

Në këto lagje të Prishtinës nuk do të ketë ujë sot

0

KUR”Prishtina”sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e lagjes ”Kolovica”, “Sofalia”, “Tasligje” dhe rrugës ”Nazim Gafurri”në Prishtinë, se sot duke filluar nga ora 09:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Shkaqet e ndërprerjes së furnizimit me ujë sipas KUR “Prishtina” sh.a janë të natyrës teknike më konkretisht, dëmtimi i gypit me diametër fi 500 mm, furnizues i të gjitha zonave të lartcekura.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë të detyruar të ndërprejnë furnizimin deri në sanimin e dëmtimit.

Sipas tyre, sanimi mund të zgjasë prej 4-6 orë, prej momentit të ndërprerjes së furnizimit me ujë.

 

Sërish protestë në përkrahje të Ivanoviqit

0

Protesta e dytë me radhë në mbështetje të liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq dhe të akuzuarit tjetër Dragolub Delibashiq, do të mbahet sot para Gjykatës Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti.

Pritet që në këtë protestë të marr pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe kryetari i Këshillit për ndihmë ndaj serbëve të Kosovës pranë qeverisë të të ashtuquajturës Republika Sërpska, Millorad Arllov.

 

Horoskopi 14 Gusht 2015

0

Dashi

Nje debat i vogel me partnerin tuaj ka rrezik t’ua prishe atmosferen qe deri me sot ishte e qete. Mundohuni te mos e teproni me fjalet dhe te mos i dramatizoni gjerat. Cdo gje do varet nga sjellja juaj. Per beqaret nuk do jete e favorizuar dashuria. Edhe sot do qendroni vetem. Planetet do ndikojne pozitivisht tek financat, por duhet te tregoheni sa me te kujdesshem me shpenzimet.

Demi

Klima do jete e favorshme per beqaret e te dy sekseve. Do komunikoni me shume me njeri tjetrin dhe do afroheni me teper. Meshkujt do pergatisin edhe disa surpriza per partneret e tyre. Beqaret edhe sot nuk do kene fat per te takuar personin qe kane enderruar. Plutoni do iu ndihmoje te permiresoni buxhetin. Do i menaxhoni me mire parate qe keni dhe nuk do beni shpenzime te tejskajshme.

Binjaket

Do beni cmos sot ta permiresoni cilesine e marredhenies suaj ne cift. Me ndihmen e Merkurit do e beni ate qe keni ne krah te ndihet si ne parajse. Edhe vete do ndiheni mire. Beqaret do merren me dicka tjeter dhe nuk do i kushtojne rendesi jetes sentimentale. Kujdes me financat. Ato nuk do jene aspak te stabilizuara dhe mund te perballeni me surpriza te keqija.

Gaforrja

Jo gjithcka do shkoje ashtu si e kishit menduar ne jeten ne cift, por gjithsesi Venusi do iu ndihmoje t’i jepni pak ngjyre kesaj dite. Te shumte do jene ata qe do kene veshtiresi sentimentale apo edhe seksuale. Beqaret do kene surpriza mjaft te kendshme. Pranojini ftesat per takime. Plutoni mund te sjelle probleme ne planin financiar gjate kesaj dite. Beni shume kujdes!

Luani

Per shkak te influences jo te mire te Saturnit dhe te kokfortesise suaj nuk do mund te merrni kenaqesine qe keni pritur ne jeten sentimentale. Ndryshoni sa me pare sjellje. Beqaret do kene takime por personat nuk do iu pershtaten aspak. Eshte me mire mos merrni vendime te cilat do mund t’iu lendojne. Nuk do i rezistoni dot deshires per te shpenzuar pa limit dhe kjo do i trondite financat.

Virgjeresha

Planetet do i bejne ciftet te ruajne komunikimin dhe ta joshin sa te mundin partnerin tyre. Ne mbremje do kaloni edhe disa momente pasiononte prane atij qe dashuroni. Edhe per beqaret do jete ne program dashuria. Me ne fund do te perjetoni ato emocione qe keni pritur prej kohesh. Situata financiare do filloje te permiresohet pak nga pak. Nese keni mundesi hiqni disa lek menjane.

Peshorja

Do jeni shume konfuze sot per jeten tuaj ne cift. Ka rrezik t’i hidhni syte diku tjeter per te provuar kenaqesi te reja. Kudjes, mos e lendoni ne kete menyre partnerin dhe mos harroni gjithcka qe keni kaluar. Beqaret do kene te gjitha kushtet per te filluar nje aventure te kendshme. Do e konsolidoni situaten tuaj financiare sot dhe do kryeni transaksionet qe keni deshiruar gjithmone.

Akrepi

Partneri juaj do iu komplimentoje gjate gjithe kohes sot dhe do iu beje te ndiheni mjaft mire. Shprehjani dhe ju sa te mundni ndjenjat. Mundohuni te organizoni edhe nje darke me qirinj. Nese ju beqare enderroni te vendosni nje unaze ne gisht, kjo do te ndodhe shume shpejt. Sot do keni takime te rendesishme. Do e organizoni me mire buxhetin tuaj sot dhe nuk do keni probleme.

Shigjetari

Gjate kesaj dite nuk do mungojne diskutimet e ashpra me partnerin tuaj. Ky i fundit do iu kritikoje per mungese te vemendjes kohet e fundit. Dhe ne fakt ai do kete te drejte. Pranojeni gabimin. Per beqaret mund te nise dicka e re dhe e paperjetuar me pare. Tregohuni sa me te hapur. Financat do jene shume delikate sot keshtu qe pamaturia me e vogel mund t’iu coje ne humnere.

Bricjapi

Venusi, perendesha e dashurise do iu mbroje gjate gjithe kohes sot. Nuk do keni per cfare te qaheni dhe do kaloni nje dite mjaft te bukur prane atij qe dashuroni. Beqaret do kene flirte me shumice por asgje me rendesi. Prisni edhe pak per dashurine e madhe. Situata financiare do filloje te stabilizohet. Ulni edhe pak shpenzimet dhe do e shihni se do ndiheni edhe me te qete.

Ujori

Bashkepunoni sa me shume me partnerin tuaj dhe flisni pa dorashka me te nese doni te ruani nje klime harmonike. Dita do jete e favorshme. Beqaret do terhiqen mjaft nga dikush qe do kaloje rastesisht ne jeten e tyre. Gjeni mundesine per ta joshur dhe per ta bere per vete ate. Kujdes me shpenzimet nese doni te rritni sa me pare buxhetin tuaj. Beni nje organizmim edhe me te mire te tyre.

Peshqit

Ambienti per jeten e cifteve nuk do jete shume i ngrohte dhe marredhenia me partnerin tuaj do jete mjaft delikate. Mundohuni te ruani qetesine dhe mos diskutoni per tema delikate. Beqaret duhet te mendohen mire para se te hedhin hapa te metejshem me personat qe do njohin. Dashuria nuk eshte loje. Financat do kene me shume se kurre nevoje per nje riorganizim.

FMN kërkon që Greqisë t’i lehtësohet borxhi

0

Fondi Monetar Ndërkombëtar po i bën presion Evropës për t’i lehtësuar borxhet Greqisë.

Fondi ka thënë se do t’i ofrojë kredi të reja shtetit grek, vetëm nëse borxhi i tij bëhet më i qëndrueshëm.

Zyrtarë të FMN-së dhe ekspertë të tjerë besojnë se Greqia nuk do të jetë kurrë në gjendje që të paguajë plotësisht borxhin e saj.

Por, Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian kanë refuzuar t’i shlyejnë ndonjë borxh Greqisë, duke thënë se statuti i BE-së nuk e lejon një veprim të tillë.

Shefja e misionit të FMN-së në Greqi, Delia Velculescu, ka thënë se huadhënësit evropianë të Greqisë duhet t’ia lehtësojnë asaj borxhet, nëse duan ta shpëtojnë.

FMN-ja nuk e ka të lejuar t’iu japë hua vendeve me ngarkesa të paqëndrueshme të borxhit.

Të martën, Athina është pajtuar me kushtet e huadhënësve për paketën e re të ndihmës, në vlerë prej 85 miliardë eurosh, që do t’i ndihmojë Greqisë të trajtojë borxhet dhe të mbetet në Eurozonë.

Greqia duhet t’i marrë fondet e ndihmës më së voni më 20 gusht, kur duhet t’i paguajë borxhin prej 3.2 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane.