" Kosova ka benzinën më të lirë në Evropë "

0

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka paraqitur sot të dhënat në lidhje më lëvizjet e fundit të çmimeve të derivateve të naftës, sipas të cilave Kosova ka çmimin më të ulët të benzinës në Evropë, ndërsa dizeli është më i lirë vetëm në Maqedoni.

MTI me anë të komunikatës së sotme gjithashtu fton të gjithë qytetarët që kanë dyshime në cilësinë e karburanteve dhe korrektësinë e matjes nëpër pikat e shitjes me pakicë të karburanteve të raportojnë rastet tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së.

“Në vazhdën e informimit të rregullt të publikut, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas analizimit të të dhënave të përditësuara të lëvizjeve të çmimeve të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe të çmimeve të shitjes me pakicë të karburanteve të naftës në Kosovë, ka konstatuar se çmimet aktuale në tregun vendor janë duke lëvizur më një ritëm pothuajse të njëjtë me lëvizjet në tregjet rajonale dhe evropiane të shitjeve me pakicë (shih të bashkëngjitur me këtë njoftim tabelën dhe grafikun me çmimet aktuale të këtyre ditëve).

Sipas këtyre të dhënave, Kosova përsëri ka çmimin më të ulët të shitjes me pakicë të benzinës: çmimi mesatar i shitjes me pakicë të këtij derivati gjatë javës së fundit është rreth 1.07 €/l, ndërsa sa i përket dizelit, përveç Maqedonisë, Kosova e ka çmimin shitës më të ulët në rajon dhe në Evropë, gjegjësisht ai sillet rreth 1.05 €/l.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet Departamentit për Rregullimin e Tregut të Naftës, Inspektoratit të Tregut dhe Agjencisë së Metrologjisë janë duke u angazhuar seriozisht në verifikimin dhe kontrollimin e operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e karburanteve të naftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

1

2

Haradinaj:Marrëveshja për Policat Kufitare një plaçkë për kosovarët

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar marrëveshjen për policat kufitare, në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur ato si të dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Haradinaj tha se kjo marrëveshje nuk po gjen reciprocitet në mes të dyja palëve, të dëmtuar me të mbeten qytetarët e Kosovës, të cilët në emër të së drejtës për qarkullim të lirë po plaçkiten.

“Kosova nuk duhet të pranoj që të mbetet peng i një procesi të tillë të vazhdueshëm, të marrëveshjeve që nuk janë reciproke, që nuk janë të barabarta e më të cilat humb qytetari i Kosovës. Pra sot qytetari i Kosovës ju ka dhënë mundësia me qarkullua nëpër Serbi, por ju ka dhënë mundësia me u plaçkit për këtë qarkullim, pra është i plaçkitur vetëm për të drejtën e qarkullimit të lirë. Pra nuk është qarkullim i lirë. Është qarkullim i lirë”, tha Haradinaj.

Ndryshe Marrëveshja për Policat Kufitare ka filluar së zbatuar që nga dita e djeshme.

Qeveria nuk i jep leje Gjuriqit për të hyrë në Kosovë

0

Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë leje drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq që të hyjë nesër në Kosovë.
Ai kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën që organizohet nesër në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar vendimin e gjykatës së EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarin për krime lufte, Oliver Ivanoviq.

Një burim i lajmi.net, brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ka thënë që refuzimi i është bërë Gjuriqit në bazë të proceduarave që kërkohen në këtë rast.

Kërkesa e Gjuriqit, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

0

Deklarata e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, cili ka konfirmuar se do të marr pjesë në protestën e organizuar kundër gjykimit të Oliver Ivanoviq, po cilësohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë së Kosovës, nga njohës të fushës së drejtësisë.
Betim Musliu nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD), ka thënë se ç’do deklaratë që vije nga politikanë e cila kë të bëjë me një proces gjyqësor është ndërhyrje në punët e drejtësisë.
“Çfarëdo kërkesë nga kushdo e sidomos nga politikanët që vije në drejtim të gjyqësorit dhe që ndërlidhet me vendimet gjyqësore paraqet ndërhyrje të pastër në pavarësinë e gjyqësorit. Në këtë rast Gjuriq, prej një cilësie të diplomatit, vazhdimisht cenon pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë përmes deklarimeve të tij dhe kjo është presion i drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e gjykatësve”, tha Musliu, për lajmi.net.
“IKD vlerëson se kjo është ndërhyrje në vendimmarrjen e gjykatësve, të cilët janë të pavarur në ushtrimin e funksionit të tyre në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe si e tillë duhet kuptuar dhe duhet të ndërpritet”,ka thënë Musliu.
I pyetur për pjesëmarrjen në protestë të Gjuriqit si zyrtarë i Serbisë kundër një vendimi të një gjykate në Kosovë, Musliu është shprehur se kjo është e drejtë, por qëllimi i protestës dhe mënyra e pjesëmarrjes së tij, paraqet ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
“Sa i përket pjesëmarrjes së Gjuriqit në proteste, kjo është e drejtë elementare që të protestojë, por qëllimi i protestës dhe cilësia në të cilën ai merr pjesë në këtë proteste paraqet ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit”, ka deklaruar Musliu.
Ndryshe serbët e veriut për nesër kanë paralajmëruar se do të organizojnë protestë në veri të Mitrovicës, që për kërkesë kryesore ka lirimin nga paraburgimit të të dyshuarit për krime lufte, Oliver Ivanoviq.

Miglietta takon ambasadoren franceze dhe atë turke

0

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta u takua sot në mëngjes, në Kampin “Film City”, me ambasadoren e Francës, Maryse Daviet dhe atë të Turqisë Songul Ozan.

Gjenerali Miglietta dhe ambasadorja Daviet diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, duke u përqendruar në zhvillimet e brendshme të fundit. Ata theksuan rolin e efektshëm të KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike.

Pasdite, gjenerali Miglietta pranoi ambasadoren e Turqisë për Kosovën, Songul Ozan. Gjatë takimit, gjenerali Miglietta theksoi rolin e rëndësishëm, profesionalizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të pjesëtarëve turk në KFOR. Ambasadorja Ozan konfirmoi që për njerëzit në Kosovë, KFOR-i është një nga institucionet më të besueshme.

miglieta2

Në çerdhet e Kosovës – vetëm DY edukatorë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Arsimit Parashkollor dhe Parafillor 2014/2015”, ku jepen të dhënat për numrin dhe strukturën e fëmijëve dhe edukatorëve në këto institucione, publike dhe private, në Kosovë.

Ky publikim ofron: të dhëna statistikore me treguesit statistikorë për arsimin parashkollor 0 -5 vjeç dhe parafillor 5-6 vjeç; të dhëna statistikore për institucionet parashkollore, kopshtet dhe çerdhet; numrin e fëmijëve të regjistruar sipas grupeve, gjinisë dhe nacionalitetit; të dhëna për numrin e personelit të angazhuar në parashkollor/çerdhe dhe parafillor; përkatësinë etnike të tyre, si dhe të dhënat për institucionet parashkollore dhe parafillore në sektorin privat.

Burim i këtyre të dhënave është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përkatësisht Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA).

Numri i fëmijëve në arsimin parashkollor është 3 774 dhe parafillor 22 154. Prej tyre, në arsimin parashkollor 1 814 ose 48% janë femra, ndërsa 1 960 ose 52% janë meshkuj. Ndërsa, në arsimin parafillor, numri i fëmijëve, femra, është 10 748 ose 48%, n dërsa 11 406 ose 52% janë meshkuj. Numri i edukatorëve në arsimin parashkollor (0-5 vjeç) është 528, prej tyre 526 ose 99.6% janë femra, ndërsa 2 ose 0.4% janë meshkuj.

Numri i fëmijëve në arsimin privat parashkollor është 251, prej tyre 122 janë femra, ndërsa 129 meshkuj. Dhe, në arsimin privat parafillor, numri i fëmijëve është 66, prej tyre 32 janë femra dhe 34 janë meshkuj.

Vegla gjeniale për kuzhinën tuaj që se keni ditur që egzistojnë

0

Unë dua ti’u tregoj se nuk është vetëm një vegël në kuzhinë që egziston për të gjithë ju!
Nëse ju jeni një kuzhinier profesional , ose vetëm një kuzhinier i zakonshë,ka kaq shumë vegla të ndryshme kuzhine sa nuk ia merr mendja.
Këtu i keni disa vegla kuzhine që jo vetëm që janë gjeniale por edhe shumë të dobishme .Unë jam i gëzuar që po e ndaj këtë me ju, sepse unë e di që shumicën e këtyre veglave nuk e keni ditur që kanë ekzistuar deri tani !/21 Media/

3

4

6

 

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

​E kuqja Rita Ora

0

Rita Ora rrezatoi me një të kuqe të ndezur kur u shfaq në emisionin “Late Night With Seth Myers” të mërkurën për të promovuar këngën e saj të fundit “Body On Me”.

Këngëtarja 24 vjeçare ishte e mbuluar nga koka e deri te këmbët me të kuqe duke veshur një kostum dhe një palë taka.

Bukuroshja bionde e kishte kombinuar veshjen dhe me buzëkuqin e saj.

 

Një qytet në Gjermani mirëpret refugjatët

0

Një qytet i vogël braktisur në Gjermani është bërë strehë e përkohshme për azilkërkuesit që largohen nga lufta për një jetë më të mirë. Qyteti fantazmë Kerpen-Manheim, i braktisur me synimin për të ndërtuar një minierë, strehon tani përkohësisht 80 refugjatë nga Somalia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja.

Sulmet me zjarrvënie dhe protestat e zhurmshme kundër 450,000 refugjatëve që kanë arritur në Gjermani këtë vit kanë dominuar titujt e medias. Por në Gjermani po ndodh diçka tjetër së cilës nuk po i kushtohet shumë vëmendje:

Janë miliona gjermanë të cilët po hapin shtëpitë e tyre për të ndihmuar refugjatët e lodhur që vijnë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika për të gjetur strehë dhe ndoshta një jetë të re në një vend, i cili bën çdo gjë për të shprehur pendesë për të kaluarën naziste.

Autoritetet lokale kanë dhënë me qira disa prej ndërtesave tashmë të pabanueshme për të strehuar refugjatët derisa të shqyrtohen rastet e tyre, proces që mund të kërkojë muaj apo edhe vite.

Azilkërkuesi 18-vjeçar Leonardo Spasiç, tha se ndihet i sigurt në shtëpinë e tij të re, ndërsa pret t’i shqyrtohet kërkesa.

“Ndihem mirë këtu. Nuk më bëhet vonë nëse kam fqinjë apo jo. Kam një vend për të fjetur, dhe nuk do të fle në rrugë. Jam shumë mirënjohës për atë që kam gjetur këtu, jam i gëzuar që mund të jetoj në paqe këtu me familjen time.”

Banorja vendëse, 75-vjeçarja Angelika Gurdon, u mëson gjermanishten dy vajzave armene.

Ajo thotë se komuniteti i qytetit është duke bërë mjaft përpjekje për integrimin e të ardhurve.

“Kemi shumë refugjatë në Manheim që kanë nevojë për ndihmë, por nuk vijnë këtu. Nuk e di pse nuk vijnë. Ka njerëz që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ka disa nga Ballkani që ndoshta mendojnë se ata do të deportohen së shpejti dhe prandaj nuk ka vlerë të mësuarit e gjuhës gjermane. Ne jemi duke bërë mjaft përpjekje,” thotë zonja Gurdon.

Gjermania ka tashmë traditë në mirëpritjen e refugjatëve, pjesërisht si reagim ndaj së kaluarës së saj nën Rajhun e Tretë, kur u deportuan 500.000 hebrenjve dhe të tjerë të perndjekur nga nazistët. Ata gjetën strehim në më shumë se 80 vende të botës. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania pranoi rreth 13 milionë njerëz të zhvendosur dhe të tjerë të arratisur në perëndim nga Evropa Lindore.

Në qytetin Kerpen-Manheim, udhëheqësi i komunitetit, Wolfgang Esser, ka mbledhur mobilje, veshje dhe sende shtëpiake të dhuruara nga qytetarë të tjerë për t’ua shpërndarë refugjatëve.

“Ka njerëz të tjerë që ndihmojnë vetë me mobilje. Kam marrë telefonata nga njerëz që duan të ofrojnë sende të ndryshme. Problemi i vetëm që kemi është transporti. Sepse gatishmëria për të ndihmuar ekziston, edhe jashtë Manheim,” thotë zoti Esser.

Pamja e azilkërkuesve të qeshur, hipur në biçikleta, ose duke pritur autobusin në rrugët bosh të Kerpen-Manheimit, shënon një kontrast të dukshëm me skenat e djegieve në qendrat e refugjatëve në qytete të tilla si Troeglitz dhe Remchingen, ku këtë vit janë sulmuar rreth 150 strehimore të sapongritura.

Bukuroshja shqiptare më e kërkuara në Itali (Foto)

0

Stela Matoshi është njëra ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila po vazhdon suksesshëm karrierën e saj në fushën e modës nëpër Europë.
Modelja, e cila për momentin është mbretëresha në fuqi e Europës, në Itali është bërë imazh i disa kompanive të njohura të veshjeve.
“Tentazioni” dhe “Aghe Mare” janë firmat e njohura që për imazh kanë zgjedhur Stelën.
Në muajin shtator bukuroshja shqiptare do të jetë pjesëmarrëse në “Alta Moda”, ku përveC saj do të ketë edhe disa modele të tjera shqiptare në “The look of the year”.