FSK ndan mirënjohje për Aeroportin “Adem Jashari”

0

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nderuar sot me mirënjohje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për media, Aeroporti Ndërkombëtar njofton se sot, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , Rrahman Rama, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Kjo mirënjohje është ndarë në shenjë falënderimi për bashkëpunimin profesional dhe përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e zyrtarëve të aeroportit përkatësisht terminalit për procesimin e personave shumë të rëndësishëm ‘VIP Terminal’”, thuhet në komunikatën për media.

Telefoni i ri i Sony-t mund të ketë ekran me rezolucion 4K

0

Sony ka kohë që po punon për krijimin e telefonave inteligjentë Xperia Z5 dhe Z5 Compact. Një raporti i ri na sugjeron se Sony mund të krijojë edhe një version më të madh të pajisjes, që do të quhet Sony Xperia Z5 Plus. Sipas UAProf, kjo pajisje mund të përmbajë ekran me rezolucion 4K.

Nëse ky informacion do të rezultojë i vërtetë, atëherë Sony do të jetë kompania e parë që krijon një telefon inteligjent me ekran 4K. UAProf ka zbuluar vetëm rezolucionin e ekranit, por nuk ka thënë se sa i madh mund të jetë. Ndërsa në blogun e pajisjeve Xperia thuhet se telefoni inteligjent Xperia Z5 Plus mund të ketë ekran 5.5 inç.

UAProf konfirmon gjithashtu se pajisja do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810, i cili është i njëjtë me Xperia Z5 dhe Z5 Compact. Sony do të organizojë një event më 2 shtator, kështu do të mund të zbulojmë më shumë detaje rreth këtij telefoni inteligjent.

Cilat ushqime ju bëjnë edhe më shumë të uritur ?

0

Mendoni se ngrënia e ushqimeve do e kënaq urinë tuaj, mendoni sërish! Disa ushqime në fakt ju bëjnë më tepër të uritur. Ja disa prej tyre:

Fast food
Shumica e përbërësve të ushqimeve të shpejta janë të dizajnuar për të zmadhuar ushqimet e juaja. Trans yndyra mund të shkaktojë ndezje të stomakut me çka e dëmton aftësinë e trupit për të prodhuar neurotransmitorë që ontrollojnë apetitin, siç janë seroonina dhe dopamina. Sasia e madhe e kripës në ushqime të shpejta mund të shkaktojë dehidrim, simptomet e së cilës i ngjasojnë atyre të urisë, me çka trupi kërkon të hani më shumë vetëm pas pak minutave.

Pasta
Pasta e thjeshtë apo ajo më e bardha e njohur nga drithërat e rafinuara, janëtë zhveshura nga vlerat e tyre ushqyese. Pa fibra, sa më shumë që konsumoni aq më tepër keni uri.

Meze e kripur
Pasiqë mezeja me kripë është plot me të shkaktojë dehidim, duke e hutuar trupin tuaj me ndjesinë e të qenit i uritur kur në të vërtetë jeni të etur.

Sushi
Sushi është oriz më tepër se gjithçka. Merreni për shembull merreni të mbështjellën Kalifonia që përmban 30 gramë karbohidrate, sushi tretet shpejtë dhe zbrazet nga stomaku pa e ushqyer trupin me përbërës si proteina apo fibrat.

Drithërat
Drithërat janë mashtruese sepse kanë shumë sheqer sekret në vete, gjithashtu janë të ulëta në fibra gjë që ju bën edhe më të uritur. Zgjedheni produktin të pa ëmbëlsuar dhe të pasur me fibra.

Lëng
Mos u mashtroni me mbishkrimet “pa sheqer” dhe “shtrydhur freskët”, konsumimi i tepërt i lëngjeve e ngrit nivelin e sheqerit në gjak duke ju lënë në gjendje të thyeshme. Mund të provoni t`a hani një frut të tërë duke përfituar prej tij.

Lëngu dietal me gaz
ëmbëlsuesit artificial aktivizojnë sistemin e trurit për shije dhe shpërblim. Andaj, kur trupi juaj përgatitet për kënaqësi dhe e njejta nuk ndodh, do lëngoni pas saj.

Presidentes i arrijnë ligjet për Specialen

0

Ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, i janë përcjellë Zyrës së Presidentes gjatë ditës së djeshme.

Kjo konfirmohet për Radio Dukagjinin nga Presidenca e Kosovës përmes një përgjigje elektronike.

Presidentja, thuhet në përgjigje, do të veprojë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat e reja ligjore të krijuara ndërkohë.

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Ligji për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara u miratuan nga Kuvendi i Kosovës në procedurë të shpejtë në ditën e miratimit të amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale dhe presin dekretimin e presidentes.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës i jep presidentes tetë ditë afat që t’i dekretojë apo refuzojë.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim lëndën, e cila ka në përbërje kontestimin e procedurave për riprocedim dhe votim të amendamentit 24 për Gjykatën Speciale.

Haradinaj: Kufirin e kemi testament (Video)

0

Sot, kryetari Haradinaj, mbajti konferencë për media, lidhur me temën për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Haradinaj shprehu shqetësimin e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me verzionin e gabuar të propozuar dje nga Komisioni për demarkacion Qeverisë së vendit:

Kryetari Haradinaj tha se Aleanca dhe Kosova, në përgjithësi, e konsiderojnë Malin e Zi një fqinj të mirë, i cili na ka njohur dhe i cili ka bërë veprime të cilat janë në dobi të fqinjësisë dhe u shpreh se nuk mendon që ka dorë ose gisht asnjë Qeveri e huaj, asnjë institucion relevant ndërkombëtar dhe madje as Podgorica zyrtare dhe se ky është problem i logjikave tona.

Prishtinë: Lirohet platoja te "Kurrizi" (FOTO)

0

Platoja tek “Kurrizi”, në lagjen “Dardania” tani e tutje do të jetë në dispozicion të këmbësorëve pas largimit të inventarit të subjekteve afariste hoteliere nga hapësirat publike.

Me kërkesë të qytetarëve dhe pas vërejtjeve të njëpasnjëshme të cilat nuk janë marrë parasysh nga palët që e kanë shkelur ligjin, Drejtoria e Inspekcionit sot ka intervenuar dha ka bërë lirimin e hapësirës në platonë e kurrizit me ç’rast 10 subjekteve afariste hoteliere iu është konfiskuar inventari që kishte zënë hapësirat e qytetarëve.

Gjithashtu, hapësirat e zaptuara ishin pengesë edhe për realizimin e punimeve në këtë plato që është një prej investimeve kapitale të Komunës së Prishtinës, në vlerë prej 997 mijë eurosh që do t’i jep një pamje krejtësisht tjetër kësaj pjese të qytetit.

Komuna e Prishtinës njofton se aksioni të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa i ftojmë të gjitha palët t’i respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi.

platoja2

platoja3

Ferizaj: Dënohen me 12 vjet burgim për grabitje

0

Kryetari i trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore
në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të enjten 13 gusht 2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve L.S, K. S, A. T dhe D. Q, të cilët u shpallën fajtor për veprën penale të
kryer në bashkëkryerje grabitje .

Dhe për këtë u gjykuan me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite dhe
dënim me gjobë në vlerë prej 1.600 euro.

“Të pandehurit L. S dhe K.S u shpallën fajtor dhe u gjykuan secili veç e veç me nga 4
(katër) vite burg, sepse në bashkëkryerje më 5 korrik 2015, në lagjen “Sherret”, në Ferizaj, me
qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme.

Të pandehurat D.Q dhe A.T u shpall fajtor dhe iu shqiptua dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, për shkak veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 he nenin 33 të KPRK-së, se me datën 5 korrik në lagjen “Sherret”, në Ferizaj, ju kanë ndihmuar të pandehurve L.S dhge K.S në kryerjen e veprës penale të grabitjes.” thuhet në komuniaktë.

Një arbitër kosovar në Gjykatën e Arbitrazhit Evropian të Hendbollit

0

Nuk janë vetëm sportistët kosovarë të cilët po kanë suksese në arenat ndërkombëtare. Tani më edhe një arbitër nga Kosova do të jetë pjesë e gjykatës së arbitrazhit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).

Fisnik Salihu, ish hendbollist dhe tani me profesion avokat në Prishtinë, është emëruar arbitër pranë Gjykatës së Arbitrazhit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) të njohur si ECA. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kjo gjykatë e arbitrazhit të EHF-së me seli në Vjenë ka kompetencë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të palëve në hendboll ose në përgjithësi mosmarrëveshjet në fushën e sportit.

Arbritrat e Gjykatës së Arbitrazhit zgjidhen me kujdes duke marrë parasysh njohuritë dhe përvojën e tyre në sporte ose në çështje ligjore. Gjykata e Arbitrazhit të EHF-së përbëhet nga juristë të shquar, ish sportistë dhe ekspertë nga organizata të ndryshme sportive.

Emërimi i Fisnik Salihut në këtë organ nderon FHK-në dhe sportin e Republikës së Kosovës, çka tregon renomenë e FHK-së në EHF dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve të hendbollit.

Avionët amerikanë fillojnë sulmet ndaj ISIS nga Turqia

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulmin e parë kundër bazave të Shtetit Islamik nga Turqia. Sulmi u mor duke ngritur avionët ushtarakë nga baza ajrore e “Incirlik”.

Ushtria Amerikane njoftoi se avionët do bombardojnë disa baza të ekstremistëve, por do të ketë edhe disa patrullime.

Në fund të muajit korrik, Ankaraja zyrtare kishte vendosur të lejojë Shtetet e Bashkuara të kryejnë sulme ajrore kundër ISIS nga baza ajrore “Incirlik”.

Ndërsa, disa zyrtarë të sigurisë kanë bërë të ditur se në këtë sulm të SHBA-ve nuk ka pasur avionë ushtarakë turq.

Qeveria e përkushtuar në sektorin e energjisë (Video)

0

Kosova deri në fund të këtij muaji pritet ta ketë kodin telefonik shtetëror dhe fillimin e ndërtimit të projektit energjetik “Kosova e re”.

Kështu tha kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të enjten gjatë një konference për media ku foli për të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë.

Sipas kryeministrit Mustafa, orientimet e tyre zhvillimore janë në disa fusha specifike siç është sektori energjisë, sektori i mineraleve dhe minierave, sektori i telekomunikacionit dhe menaxhimi i korporatave publike.

Mustafa në këtë konferencë e ka përmendur edhe kodin telefonik, i cili pritet që të finalizohet në fund të këtij muaji, e cila mundëson kodin e veçantë të telefonisë për Kosovë.

Kryeministri ka folur edhe për Asociacionin e Komunave temë kjo që pritet të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili ishte në konferencë së bashku me kryeministrin, i cili po ashtu ka folur për projektin energjetik Kosova e Re.

“Ne me kompaninë e cila është në cilësinë e investitorit dhe zhvilluesit të projektit, me kompaninë “Counter Global”, jemi duke zhvilluar negociata. Kemi kompletuar fazën apo kemi tejkaluar atë të përputhshmërisë teknike dhe financiare të ofertës, kanë qenë diku rreth dhjetë çështje problematike me të cilat ne kemi diskutuar dhe për të cilat kemi arritur pajtueshmëri verbale dhe tash ën fazën tjetër ato do të formatizohen dhe do të zyrtarizohen”, tha ministri Stavileci.