Zbulohet banda e trafikimit të shqiptarëve në Britani

0

Policia e Spanjës ka njoftuar dje se e ka shpartalluar një bandë, e cila i ka kontrbanduar shqiptarët në Britani nëpërmjet Spanjës me aeroplanë, duke i shfrytëzuar dokumentet e falsifikuara.

Policia i arrestoi 12 trafikantë të dyshuar dhe 85 njerëz të tjerë, për të cilët ka dyshime se kanë përdorë dokumente të rrejshme për t’i transportuar ata me aeroplanë në Britani, kanë thënë autoritetet e drejtësisë në Spanjë, raporton AFP nga Madridi.

Anëtarët e rrjetit i kanë kontaktuar njerëzit në Shqipëri, që dëshironin të largoheshin nga ky vend i varfër ballkanik, dhe u kanë premtuar atyre punë në Britani dhe Irlandë, theksohet në njoftim.

Kandidatët e interesuar do të udhëtonin për në Spanjë, zakonisht duke kaluar nëpër Turqi dhe Itali.

“Anëtarët e grupit në Barcelonë do të kujdeseshin për rezervimet në hotele, do t’i blenin biletat e aeroplanëve dhe do t’i udhëzonin imigrantët në procesin e hyrjes në aeroplanë, në mënyrë që të evitohej zbulimi gjatë kontrollit të policisë”, thuhet në kumtesën e autoriteteve spanjolle.

Këtë operacion policia e kishte filluar në nëntor të vitit 2014, pasi kishte zbuluar rritje të rëndësishme në numrin e udhëtarëve që kalonin nëpër Spanjë, në rrugë për në Britani dhe Irlandë.

Ban Ki-moon, i shqetësuar me vonesën e Speciales

0

Në observimet e tij në raportin më të ri për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, vonesa këto siç thotë ai, ‘minojnë imazhin e Kosovës dhe përbëjnë mundësi të humbura për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie.’

​Amerikanët nga Turqia fillojnë sulmet ndaj ISIS

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmin e parë ajror kundër Shtetit Islamik nga Turqia. Ky vendim u morë në fund të muajit korrik ku Ankaraja zyrtare kishte vendosur të lejojë SHBA-të kryejnë sulme ajrore kundër ISIS nga baza ajrore “Incirlik”.

Siç edhe ka dalë deklarata prej Ushtrisë Amerikane, avionët e tyre do bombardojnë disa baza të ekstremistëve, por do të ketë edhe disa patrullime.

Hyseni viziton Dragashin, Prizrenin dhe Mamushën

0

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, në kuadër të vizitave komunave të vendit, sot do të vizitojë Dragashin, Prizrenin dhe Mamushën.

Në të tre komunat Hyseni do të ketë takime me kryetarët e komunave – Salim Jenuzin, Ramadan Mujën dhe Arif Bütüç – dhe me këshillat komunalë për Siguri në Bashkësi.

Takimi në Dragash është caktuar për në orën 11:00, në Prizren në orën 13:00 dhe në Mamushë në orën 14:30.

Horoskopi 13 Gusht 2015

0

Dashi

Atmosfera ne cift do jete ngrohte dhe emocionet do jene te shumta. Dashuroni sa te keni mundesi dhe do ndiheni me se miri. Ka shume mundesi qe beqaret te dashurohen pas dikujt qe nuk vlen aspak. Do e kuptoni kete por kur te jete shume vone. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur. Degjojini keshillat e te afermve dhe shpenzoni me shume kursim.

Demi

Ju qe jeni ne cift nuk duhet ta teproni me xhelozine sepse partneri nuk do duroje gjate. Mundohuni te ruani nje klime te qete dhe mos e humbisni komunikimin. Beqaret duhet te shfrytezojne te gjitha aftesite per te bere per vete ate qe iu pelqen. Do keni fat. Ne planin financiar do keni probleme. Do shpenzoni thuajse aq sa para merrni dhe do ngeleni me xhepat bosh.
Binjaket

Ndikimi i Venusit do jete mjaft pozitiv per jeten tuaj ne cift. Do keni surpriza te kendshme dhe do iu duket shpesh sikur jeni ne enderr. Konfigurimi i yjeve do i beje beqaret me terhqes. Mundesite per te krijuar lidhjen qe keni enderruar do te shumefishohen. Financat nuk do jene shume te mira. Nese vazhdoni te shpenzoni pa kursim do perballeni me pasoja te renda.
Gaforrja

Nese jeni ne nje lidhje mesohuni te heshtni nderkohe qe ai flet. Nese beni te kunderten nuk do i degjoni ato qe partneri do iu thote dhe do i perserisni gabimet. Mos e acaroni situaten me doren tuaj. Beqaret duhet te bejne ende durim sepse as sot nuk do e gjejne dot ate e po kerkojne. Me financat duhet te tregoheni shume diplomate dhete mos kryeni transaksione.
Luani

Dita e sotme per te gjithe ata qe jane ne nje lidhje do jete me premtuese. Do kaloni momente shume te lumtura me ate qe dashuroni dhe do donit qe dita te mos mbaronte. Dite e bukur dhe plot ngjyra edhe per beqaret. Do keni nje takim mbreselenes dhe do iu konkretizohen disa deshira. Me financat beni kujdes. Nese shpenzoni vetem per t’i bere qejfin vetes do keni telashe me vone.
Virgjeresha

Ne lidhjen tuaj do mbizoteroje bashkepunimi dhe ngrohtesia, por do kete edhe doza sensualiteti. Beni vetem pak kujdes me skenat e xhelozise. Per ata qe jane ende vetem priten takime te bukura dhe me persona te vecante. Gjithsesi mos harroni te tregoheni te kujdeshsem dhe te mos nxitoheni. Merruni pak me shume me menaxhimin e financave. Do keni nevoje.
Peshorja

Lereni zemren tuaj te flase dhe te vendose gjate kesaj dite. Do e shihni qe gjerat do shkojne me se miri dhe mosmarreveshjet qe keni pasur do te shterrojne. Beqaret do kene flirte me shumice por e vetmja gje qe mund te arrijne do jene aventurat kalimtare. Nese iu pelqejne keto tentoni, nese jo prisni akoma. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshem dhe te organizuar.
Akrepi

Gjate kesaj dite do i rregulloni te gjitha problemet qe iu kishin dale ne jeten ne cift dhe do ndiheni me te qete. Nese doni me shume liri gjeni menyren e duhur per t’ia kerkuar partnerit. Beqaret edhe pse do kene takime me shumice duhet te tregohen me realiste dhe te mos nxitohen. Mos iu besoni fjaleve te bukura. Me financat duhet vigjilence me shume se kurre.
Shigjetari

Jeta ne cift do te favorizohet mjaft gjate kesaj dite. Fati do iu buzeqeshe dhe atmosfera do jete me e ngrohte se me pare. Shfrytezojeni diten. Nese jeni vetem filloni qe sot te krijoni shoqeri te reja. Ne baze te tyre do takoni persona interesante. Tregohuni me te hapur. Ne planin financiar do kete ndryshime. Nese tregoheni te organizuar dhe te matur keto ndryshime do jene pozitive.
Bricjapi

Nje ceshtje e rendesishme familjare kerkon vemendje nga ju dhe dashuria do kaloje ne planin te dyte. Partneri do iu kuptoje keshtu qe rini te qete. Per beqaret do kete surpriza. Disa do fillojne te pelqejne nje mik te vjeter. Sigurohuni per ate qe ndjeni me pas shprehuni. Financat nuk do jene aspak te qendrueshme. Beni kujdes me cdo shpenzim ne menyre qe te mos ngeleni pa lek.
Ujori

Jeta juaj ne cift do jete e qendrueshme. Ata qe kane kaluar nje periudhe te turbullt me ne fund do ndihen me te qete. Te gjitha konfliktet do te marrin fund. Beqaret nuk duhet te tregohen ne asnje menyre te pamatur dhe te nxituar sepse do vuajne me shume sesa tani qe jane vetem. Financat do jene te kenaqshme dhe ne kete menyre mund te shpenzoni pak me teper.
Peshqit

Plutoni do sjelle probleme ne jeten tuaj ne cift. Do e kritikoni mjaft partnerin dhe do keni goxha mosmarreveshje. Mundohuni te beni pak me teper leshime. Beqaret do jene sensuale dhe joshesh. Do e kene te thjeshte gjate kesja dite te bejne per vete ate qe pelqejne. Ne planin financiar duhet te qendroni me kembe ne toke nese nuk doni qe gjerat te marrin tatepjeten.

Koronarografia jashtë funksionit, presin 400 pacientë

0

400 pacientë po presin në QKUK për koronarografi, vendosjen e stendave dhe valvuleve në zemër, mirëpo aparati me të cilin punohet për këto shërbime, është jashtë funksionit.

Përfaqësues të kompanisë së kontraktuar për servisim të aparaturave thonë se ende nuk kanë arritur ta gjejnë shkakun e prishjes, mirëpo, sipas tyre, koronarografia është shumë e vjetër dhe mirëmbajta e saj nga stafi i QKUK-së nuk është në nivelin e duhur, raporton BotaPress.

Ka 20 ditë që Koronarogrfia në QKUK, e cila shërben për vendosjen e stendave dhe valvuleve në zemër, është jashtë funksionit.

Kardiologu Nehat Rexhepaj thotë se mosfunksionimi i këtij aparati, po u kushton shumë pacientëve, pasi që ky është i vetmi në institucionet publike. Lista e pritjes së pacientëve ka arritur deri në 405 pacientë.

“Koronarografia është jashtë funksionit që nga data 24 korrik, për pacientë mos funksionimi i këtij aparati është shumë i dëmshëm pasi që shumica e rasteve të miokardit akut kanë endenca për vendosje të menjëhershme të stendave”.

Zyra e prokurimit në QKUK thotë se për servisimin e aparatit të koronarografisë është e kontraktuar kompania Medical Group. Ndërsa këta të fundit thonë se janë duke punuar, mirëpo ende nuk kanë arritur ta gjejnë pjesën e prishur të aparatit.

Skender Kutllovci, përfaqësues i kësaj kompanie, ka thënë se nga ky aparat duhet të shkarkohen të dhënat e pacientëve, mirëpo dyshohet se ndonjë brejtës i ka prishur kabllot të cilat e pamundësojnë bartjen e të dhënave. Sipas Kutllovcit, aparati është shumë i vjetër dhe nuk do ta përballojë shumë gjatë fluksin e pacientëve.

Ai nuk ka përcaktuar ndonjë datë se kur do të jetë e gatshme për punë Koronarografia, mirëpo ka thënë se po punojnë çdo ditë që ta rregullojnë këtë aparat. Që nga janari i këtij viti janë realizuar 733 koronarografi, janë vendosur 550 stenda dhe 230 valvule në zemër.

Stili i ballukeve zemër pushton rrjetet sociale(FOTO)

0

Trendi më i ri në Korenë e Jugut duket se është modeli i flokëve me balluke në formë zemre. Vajzat e reja në Seoul kanë filluar të stilojnë balluket e tyre në formëzemre të kthyer përmbys.

Ky është një lloj frymëzimi që duket se vajzat koreane e kanë marrë nga fotoja e Kendall Jenner, e shtrirë dhe me flokët të stiluar në disa zemra, e cila theu rekord duke u bërë kështu fotoja më e pëlqyer në Instagram me plot 2.9 milionë pëlqime.

Selfie-t e vajzave të Koresë së Jugut me balluke të tilla kanë pushtuar kudo rrjetet sociale, pa lënë pas as disa djem.

 

 

Moti: Deri të shtunën – pa ndryshime

0

Në bazë të parashikimeve të fundit,mot i ngjajshëm do të vazhdojë deri ditën e shtunë, ku më pas vinë masat e lagështa të ajrit nga jugperendimi i kontinentit të cilat do të sjellin me vete riga shiu të karakterit lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Në viset me lartësi mbidetare mbi 800m , temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të mbetet normale me tendenc të zbritjes, lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 75 % në mëngjes gjatë ditës do të zbresë nga 36-30%. Do të fryjë erë nga drejtiet e ndryshme , por dominuese do të jetë drejtimi jugperendimor, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 12m/s.
Zbritje të lehta të temperaturave pritet të ketë në fillim të javës së ardhshme.

Shpërthim në Kinë, 7 të vdekur e mbi 300 të plagosur(VIDEO)

0
Nga shpërthimi që ka ndudhur para pak orësh në Komunën Tianjin të Kinës së Veriut, deri më tani raportohet të kenë humbur jetën 7 persona, ndërka janë plagosur 300 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur si rezultat e ngarkesës së lënëve djegëse afër portit të qytetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se zjarri është vënë nën kontroll, por që është humbur kontakti me dy zjarrfikësit.

Sipas kësaj agjensie më shumë se 50 njerëz ishin pranuar në spitalet lokale me djegiet dhe ankesa të tjera./21 Media

https://youtu.be/aSjif0gcufM

Deklaratat e Molliqajt që nxitën reagimet e palës serbe

0

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje do të bëjë gjithçka që ta parandalojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në atë mënyrë që do të nënkuptonte ndarje apo “bosnjizim” të Kosovës.

Molliqaj, nga veprimet që do të ndërmerreshin, ka përjashtuar vetëm luftën, teksa ka folur në Interaktiv. Ai ka thënë se masat do të ishin më radikalet që Vetëvendosje i ka bërë deri tani.

“Çka do që kemi mundësi do të bëjmë përpos luftës. Do të bojkotojmë Kuvendin, do të bllokojmë Kuvendin dhe institucionet tjera të Kosovës. Do të bllokojmë edhe pallatet e politikanëve që janë pasuruar me para të popullit”, ka thënë Molliqaj.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk e kupton se “përse dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës, prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë”.

“Diçka e çuditshme po ndodh në rajon, sikur të gjithë po i tregojnë muskujt. Ne jo. Këtë politikë nuk e pranojmë”, ka thënë Vuçiq, pa specifikuar nëse e ka fjalën për deklaratat e sekretarit organizativ të partisë më të madhe opozitare në vend.

Por qëndrimi i Molliqajt i shfaqur në Interaktiv, e ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stonajoviq.

Në një komunikatë për media ai ka thënë se institucionet përkatëse duhet ta vërtetojnë se për çfarë bëhet fjalë.
“Ftoj të gjitha institucionet kompetente ta pyesin Molliqajn dhe të vërtetojnë se çfarë mendon ai kur thotë se vetëm lufta do të mungojë? A mos planifikon ai ndonjë 17 mars të ri? Ftoj KFOR-in dhe të gjitha strukturat e sigurisë që seriozisht të kuptojnë këto kërcënime dhe të ndërmarrin çdo gjë që është e nevojshme që t’i parandalojnë sulmet dhe dhunën ndaj kujtdo në Kosovë, e edhe ndaj serbëve, më të ekspozuarit në shënjestër”, ka thënë Stojanoviq.

Sipas tij detyrim i institucioneve kompetente është ta konfirmojnë seriozitetin e kërcënimeve të thëna.

Ndërkaq, duke komentuar zhvillimet e fundit sa i përket Gjykatës Speciale dhe debatit të fundit në Kuvend për këtë, Molliqaj ka akuzuar rëndë kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Të dy i ka quajtur banditë, të cilët ka thënë se nuk kanë luftuar kurrë, përcjell koha.net. Sipas Molliqajt, ata kanë vjedhur paratë e mërgimtarëve, teksa i ka quajtur edhe bashkëpunëtorë të Serbisë.