Ministria e Drejtësisë: "Malisheva" nuk tentoi vetëvrasje

0

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë konfirmoi zyrtarisht sot se Muhamed Krasniqi nuk ka tentuar vetëvrasjen. Pas pyetjeve të dërguara disa ditë më parë, më në fund, Dikasteri I Drejtësisë konfirmoi se zërat për tentativë vetëvrasjeje të Komandant Malishevës, nuk janë të vërteta, përkundrazi ai është mirë, njoftoi Alsat-M.

Ne tekstin nga zyra për informim të kësaj ministrie theksohej:

“Ministria e Drejtësisë ju informon se spekulimet e ngritura për Muhamed Krasniqin (Komandant Malisheva) i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Prilepit, për tentim vetëvrasje janë të pavërteta dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile.”

Disa ditë më parë, duke iu referuar burimeve jo zyrtare dhe të pakonfirmuara, ALSAT M publikoi se Muhamed Krasniqi kishte tentuar vetëvrasjen me acid sulfurik, ngjarje kjo e dyshuar si e ndodhur 10 ditë më parë, por e penguar nga personat e tjerë. Informacioni erdhi gjatë periudhës kur të dyshuarit e grupit të Kumanovës u morën në pyetje nga Prokuroria, edhe pse sipas avokatëve mbrojtës ata nuk pranuan të flisnin, pasi kërkuan më parë nga Prokuroria që të njiheshin me provat që pala e akuzës posedon. Për ngjarjet e Kumanovës më 9 dhe 10 maj të dysh uar janë gjithsej 33 persona. Gjatë luftimeve, humbën jetën 8 policë, 38 u lënduan ndërkohë që nga radhët e grupit, humbën jetën 10 persona.

Gjermania kthen 70 shqiptarë, "Na thanë do t'iu ndryshojmë shtëpinë"

0

70 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, pasi u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani. Mes të rikthyerve kishte edhe gra e fëmijë. Ata u ulën në aeroportin e Rinasit rreth orës 16:50, pas një ndalese në Prishtinë.
Azilkërkuesit e rikthyer kanë treguar se nuk u njoftuan për dëbimin dhe se autoritetet u thanë se do t’u ndryshonin shtëpinë. “Nuk na njoftuan, na thanë që do t’ju ndryshojmë shtëpitë”, ka treguar një azilkërkues. Mes të kthyerve kishte nga ata që kishin shkuar në Gjermani për përfitim azili që prej muajit janar.
Shqiptarët e kthyer sot janë dëbuar nga Gjermania, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit. Ambasada e Gjermanisë njoftoi dje për kthimin e tyre, ndërsa bëri me dije se të enjten do të kthehen 125 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë zgjedhur të vijnë vullnetarisht. Në njoftimin e ambasadës thuhej se të mërkurën dhe të enjten do të kthehen në atdhe me dy avionë charter 195 azilkërkues shqiptarë.
Ky është kontingjentit i tretë që riatdhesohet brenda pak kohësh. Javë më parë, dy grupe mbërritën në Tiranë, përkatësisht me 70 dhe 20 persona. Berlini zyrtar ka ritheksuar se nuk do të ketë azil ekonomik në Gjermani, ndërsa ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të mos e ndërmarrin këtë iniciativë, pasi do të penalizohen.
“Në kuadër të marrëveshjes me Shqipërinë për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave të azilantëve shqiptarë, pritet që brenda gushtit të jenë kthyer në atdhe të gjithë personat që kanë aplikuar për azil ekonomik. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë vetë azilkërkuesit, pasi bileta e avionit dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit drejt Shqipërisë janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”, ka deklaruar ambasada.
Gjermania e ka klasifikuar Shqipërinë si vend të sigurt origjine, çka pritet të ndikojë në uljen e numrit të azilkërkuesve atje./shekulli.al/

Vuçiq: Prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të bëjë gjithçka të mundur që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s, por ka pranuar se kjo do të jetë një luftë e vështirë.

“Do të jetë luftë e vështirë politike, me rezultat të paqartë, por ne do të bëjmë gjithçka”, ka thënë Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se nuk e kupton se “përse dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit midis Beogadit dhe Prishtinës, prej Kosovës vijnë kërcënime me luftë”.

“Diçka e çuditshme po ndodh në rajon, sikur të gjithë po i tregojnë muskujt. Ne jo. Këtë politikë nuk e pranojmë”, ka thënë Vuçiq.

Hyseni: Të japim mesazhe për parandalimin e ekstremizmit në shoqëri

0

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka pritur ministrin e Ministrisë së
Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili këtë takim e realizoi në kuadër të vizitave që po bëhen
në komunat e Kosovës.
Ministri Hyseni ka ritheksuar se në Kosovë implikimi në organizatën terroriste ISIS për kokë banori është shumë serioz, për këtë shkak ministri ai ka theksuar se komuniteti duhet të ndajë çdo ditë momente që dedikohen për de-radikalizëm.
”Gjakova është rajon që shquhet për multi-kulturalizëm dhe harmoni ndërmje feve, prandaj është vendi ku mund të jepet mesazhi i parandalimit të ekstremizmit në shoqëri” ka pohuar në vlerësimet e tij për Gjakovën, ministri Hyseni.

"Miku" më i mirë për shtatzanat

0

“Miku” më i mirë për femrat që janë në pritje të një fëmije, është vitamina B9, e njohur ndryshe si acidi folik.

Kështu tha studiuesi italian i Centro Nazionale Malattie Rare dell’Istituto Superiore di Sanità (ISS), Paolo Salerno, në një aktivitet të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me ushqyerjen e shëndetshme gjatë shtatzënisë.

“Gjithë femrat që planifikojnë një shtatzëni duhet të nisin marrjen e acidit folik rregullisht në masën 0.4 miligramë në ditë. Këshillohet që të merret deri në muajin e tretë të shtatzënisë, kur ndodh mbyllja e tubit neural. Vitamina B9 parandalon zhvillimin te fëmija të keqformimeve në sistemin nervor qëndror”, shprehet Salerno.

Ai thotë më tej se acidi folik gjendet në fruta dhe sallatrat me fletë të gjerë.

Marrja e këtij acidi, duhet bërë në mungesë totale të alkoolit dhe duhanit shtatzene

Me çfarë makine shkon Ronaldo në stërvitje

0

Edhe pak vende kanë mbetur për seminarin e FXLider ku mund të mësoni se si të fitoni para online lli portugez Cristiano Ronaldo, në faqen e tij të rrjetit social Facebook, ka postuar një foto ku shihet me djalin e tij dhe me një veturë me vlerë prej 250 mijë paund.

Lojtari i Real Madridit ishte duke shkuar me veturën e ti luksoze lamborghini, në stërvitje bashk me djalin e tij.

199417

Egjipt: Nga vapa për një javë 61 të vdekur

0

Sipas të dhënave që kanë publikuar autoritete shëndetësore në Egjipt, këtë javë kanë humbur jetën 61 persona si pasojë e temperaturave të larta, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën 21 egjiptianë kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin të martën, duke e rritur numrin e të vdekurve shkaktuar nga moti i nxehtë në 61. Numri i viktimave është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit.

Në një deklaratë, ministria ka konfirmuar se 10 persona kanë vdekur në kryeqytetin e vendit, Kajro, ndërkohë që viktima të tjera janë raportuar në krahina të ndryshme në të gjithë Egjiptin.

Agjencia Zyrtare Shtetërore për Motin ka njoftuar se vala e të nxehtit që ka përfshirë Egjiptin pritet të vazhdojë deri në mes të muajit gusht.

Tom Cruise rrezikoi jetën në filmin e fundit (Video)

0

Tom Cruise është me të vërtetë një aktor ‘i çmendur’. Filmat e tij janë gjithmonë të pëlqyeshëm nga publiku anë e mbanë botës – ndoshta për shkak të çmendurisë së tij.

Ai këtë herë ka bërë një çmenduri të re. Në xhirimet për serinë e re të filmit “Misioni i Pamundur” ai ka rrezikuar jetën e tij në një skenë të cilën vendosi ta bëjë në mënyrë reale pa manipulime kompjuterike.

Tom vendosi që skenën në të cilën ai kapet në një avion ta bëjë me të vërtetë, duke u lidhur me vetëm disa litar në të, transmeton Lajmi.net.

Të gjithë kur e kemi parë për herë të parë këtë skenë kemi menduar që ajo është bërë me manipulim kompjuterik, por jo nuk është ashtu.

Këtë herë kemi mundësi ta shohim xhirimin e vërtetë pas skenave pa ‘pëlhura të gjelbra’ – gjë që nuk do ta shihni ndoshta në prapaskenat e ndonjë filmi tjetër.

Ruani veturat, po i vjedhin!

0

Policia Rajonale e Mitrovicës përmes një kumtese për opinion ka tërhequr vëmendjen e qyteetarëve që të jenë të kujdesshëm me veturat e veta se ku po i parkojnë sepse ,sipas policisë, kohëve të fundit po vidhen sidomos veturat e shtrenjta.

“Si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, gjegjësisht dukurisë së vjedhjes së veturave, ku cak i këtyre
vjedhjeve janë veturat e shtrenjta të llojit: Audi A5/A6 dhe BMW X5, kryesisht me targa të vendeve tjera, pa përjashtuar edhe ato me targa vendore, këto raste javën e fundit janë evidente edhe në rajonin e Mitrovicës.
Duke pasur parasysh se fluksi i veturave nëpër rrugë, kryesisht nëpër ato urbane ditëve të fundit
është jashtëzakonisht i madh, kapaciteti infrastrukturor nuk përmbush nevojat e mjaftueshme sidomos
mundësinë e parkimit të veturave, në këto rrethana drejtuesit e veturave jo rrallëherë ndalojnë dhe parkojnë veturat në vende dhe zona që nuk janë të destinuara për parkim, ku parkimi në rrethana të tilla mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes.
Me qëllim të parandalimit të vjedhjes së veturave apelojmë tek qytetarët, drejtuesit e veturave, që të
kenë kujdes se ku dhe në të cilat zona t’i parkojnë veturat, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, po ashtu të kenë parasysh zonat ku nuk ka ndriçim, si dhe t’u rikujtohet drejtueseve se parkimi i veturave të bëhet në mënyrë të sigurt, përfshirë mbylljen dhe çelësimin e tyre.
Duke iu përmbajtur këtyre këshillave ju do të zvogëloni mundësinë e të qenurit viktimë e vjedhjes së veturës  Kini parasysh dhe vlerësoni se ku po parkoni veturën tuaj.

 Parkimi i veturave në zonat që nuk janë të destinuara për parkim, mund të jetë cak i dëmtimit apo
vjedhjes.
 Parkimi i veturave në zona ku nuk ka ndriçim mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes.
 Mos ekspozoni gjësende që duken e që mund të jenë cak i dëmtimit apo vjedhjes së veturës.
 Mos e lini portofolin, dokumentet tjera personale, përfshirë pasaportën, brenda në veturë.
 Parkimi i veturës suaj të bëhet në mënyrë të sigurt, si mbyllja dhe çelësimi.
 Kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë së veturës duhet të keni në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.

Përveç apelit policia ka filluar që te qytetarë të shpërndajë fletëpalosje me këshilla për veprime preventive në sigurimin e veturave nga ana e pronarëve. Nëse ju vëreni ndonjë sjellje të dyshimtë në zonën afër veturës tuaj, thërrisni Policinë në numrin 192./ 21 Media

Shaqiri te Stoke, po thyen çdo rekord

0

Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Xherdan Shaqiri është transferuar te klubi anglez, Stoke City dhe po thyen rekorde të ndryshme.

Transferimi më i ri i Stoke Cityt, Xherdan Sahqiri i cili u ble nga Interi për afër 17 milion euro, ka thyer rekord në shitjen e fanellave te klubi Anglez.

Në uebsajtit zyrtar të Stoke City, thuhet se fanella e Shaqirit me numër 22 ka thyer rekord shitjesh për një kohë kaq të shpejt.

Përveç kësaj, njëherit blerja e Shaqirit është edhe më e shtrenjta në histori të Stoke Cityt.