Ministria e Drejtësisë: "Malisheva" nuk tentoi vetëvrasje

TË FUNDIT

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë konfirmoi zyrtarisht sot se Muhamed Krasniqi nuk ka tentuar vetëvrasjen. Pas pyetjeve të dërguara disa ditë më parë, më në fund, Dikasteri I Drejtësisë konfirmoi se zërat për tentativë vetëvrasjeje të Komandant Malishevës, nuk janë të vërteta, përkundrazi ai është mirë, njoftoi Alsat-M.

Ne tekstin nga zyra për informim të kësaj ministrie theksohej:

“Ministria e Drejtësisë ju informon se spekulimet e ngritura për Muhamed Krasniqin (Komandant Malisheva) i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Prilepit, për tentim vetëvrasje janë të pavërteta dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile.”

Disa ditë më parë, duke iu referuar burimeve jo zyrtare dhe të pakonfirmuara, ALSAT M publikoi se Muhamed Krasniqi kishte tentuar vetëvrasjen me acid sulfurik, ngjarje kjo e dyshuar si e ndodhur 10 ditë më parë, por e penguar nga personat e tjerë. Informacioni erdhi gjatë periudhës kur të dyshuarit e grupit të Kumanovës u morën në pyetje nga Prokuroria, edhe pse sipas avokatëve mbrojtës ata nuk pranuan të flisnin, pasi kërkuan më parë nga Prokuroria që të njiheshin me provat që pala e akuzës posedon. Për ngjarjet e Kumanovës më 9 dhe 10 maj të dysh uar janë gjithsej 33 persona. Gjatë luftimeve, humbën jetën 8 policë, 38 u lënduan ndërkohë që nga radhët e grupit, humbën jetën 10 persona.