Qeveria e përkushtuar në sektorin e energjisë (Video)

TË FUNDIT

Kosova deri në fund të këtij muaji pritet ta ketë kodin telefonik shtetëror dhe fillimin e ndërtimit të projektit energjetik “Kosova e re”.

Kështu tha kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të enjten gjatë një konference për media ku foli për të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë.

Sipas kryeministrit Mustafa, orientimet e tyre zhvillimore janë në disa fusha specifike siç është sektori energjisë, sektori i mineraleve dhe minierave, sektori i telekomunikacionit dhe menaxhimi i korporatave publike.

Mustafa në këtë konferencë e ka përmendur edhe kodin telefonik, i cili pritet që të finalizohet në fund të këtij muaji, e cila mundëson kodin e veçantë të telefonisë për Kosovë.

Kryeministri ka folur edhe për Asociacionin e Komunave temë kjo që pritet të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili ishte në konferencë së bashku me kryeministrin, i cili po ashtu ka folur për projektin energjetik Kosova e Re.

“Ne me kompaninë e cila është në cilësinë e investitorit dhe zhvilluesit të projektit, me kompaninë “Counter Global”, jemi duke zhvilluar negociata. Kemi kompletuar fazën apo kemi tejkaluar atë të përputhshmërisë teknike dhe financiare të ofertës, kanë qenë diku rreth dhjetë çështje problematike me të cilat ne kemi diskutuar dhe për të cilat kemi arritur pajtueshmëri verbale dhe tash ën fazën tjetër ato do të formatizohen dhe do të zyrtarizohen”, tha ministri Stavileci.