Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nderuar sot me mirënjohje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Nëpërmjet një komunikate për media, Aeroporti Ndërkombëtar njofton se sot, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , Rrahman Rama, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Kjo mirënjohje është ndarë në shenjë falënderimi për bashkëpunimin profesional dhe përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e zyrtarëve të aeroportit përkatësisht terminalit për procesimin e personave shumë të rëndësishëm ‘VIP Terminal’”, thuhet në komunikatën për media.
