Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta u takua sot në mëngjes, në Kampin “Film City”, me ambasadoren e Francës, Maryse Daviet dhe atë të Turqisë Songul Ozan.
Gjenerali Miglietta dhe ambasadorja Daviet diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, duke u përqendruar në zhvillimet e brendshme të fundit. Ata theksuan rolin e efektshëm të KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike.
Pasdite, gjenerali Miglietta pranoi ambasadoren e Turqisë për Kosovën, Songul Ozan. Gjatë takimit, gjenerali Miglietta theksoi rolin e rëndësishëm, profesionalizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të pjesëtarëve turk në KFOR. Ambasadorja Ozan konfirmoi që për njerëzit në Kosovë, KFOR-i është një nga institucionet më të besueshme.

