Do të mbahet sot në Graçanicë konferenca “Bukuria e Diversitetit”, e organizuar nga programi Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) i USAID-it, në partneritet me Institutin për Zhvillimin e Komuniteteve (CoDe).
Konferenca i dedikohet rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe është pjesë e nismës së USAID-it “Forcimi i ndërveprimit në mes të komuniteteve përmes sportit dhe kulturës”.
Konferencës do t’i drejtohen drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-it në Kosovë Sara Buchanan, prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Konferenca do të mbahet në Qendrën Kulturore të Graçanicës, me fillim në orën 11:00.
