Horoskopi ditor

0

Dashi

Kjo dite do jete me e qete sesa duhet për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do rrini ne heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund te sjelle probleme. Beqaret do marrin një propozim nga dikush qe para disa kohesh e kana pasur inat. Mendohuni mire para se ta refuzoni. Financat do jene te mora, por mos kryeni shpenzime te kota.

Demi

Jupiteri do jete aleati juaj ne jene sentimentale dhe gjithçka do shkoje me se miri. Komunikimi do jete i mire dhe pasioni ne mbrëmje do te rindizet. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe jo te kërkojnë “gjilpërën ne kashte”. Askush nuk është perfekt. Te ardhurat nuk do jene aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato qe iu duhen.

Binjaket

Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo do sjelle here pas here debate. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht propozimet qe do iu bëhen, jo te tallen. Perspektivat financiare do jene te mira. Ne këtë sektor mund te jeni shume te qete. Nëse keni marre para hua është koha për t’i shlyer.

Gaforrja

Planetët do iu mbështesin gjate gjithë kohës sot dhe jeta ne çift do jete me entuziazmues se me pare. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai. Beqaret do njohin dike interesant gjate një feste pune apo ne ndonjë party me miqtë e ngushte. Ne planin financiar mund te keni ndonjë mini-krize. Tregohuni te vëmendshëm dhe merrni masa para se gjendja te përkeqësohet.

Luani

Te dashuruarit nuk duhet te qahen aspak gjate kësaj dite. Partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni edhe me mire. Beqaret do jene joshës dhe do e kenë me te lehte te bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shume kujdes dhe rigorozitet për te mos pasur probleme.

Virgjeresha

Lidhja juaj do kaloje një dite te stuhishme dhe te mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm qe partneri te beje gjithmonë atë qe doni ju sepse nuk keni për te arritur askund. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas personave qe kane një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një te trete. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.

Peshorja

Atmosfera ne çift gjate kësaj dite do varet nga sjellja qe ju keni pasur kohet e fundit me partnerin. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse do bëni gabime.

Akrepi

Venusi do e mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe te dashurit tuaj te zemrës. Do e toleroni me tepe rate dhe do i respektoni disa vendime. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jene te begata. Do arrini te shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari

Do e keni te thjeshte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato qe do iu thonë te tjerët, por te reflektojnë dhe te bëjnë zgjedhjet e duhura. Ne planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shume shpejt ky sektor do jete goxha me i mire se tani.

Bricjapi

Ka rrezik qe çështjet financiare te sjellin debate te forta ne çift gjate kësaj dite. Mendoni te mos i përzieni shume ato nëse doni te keni një jete me te qete. Beqaret do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet te mendohen mire para se te bëjnë te duhurën. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe te dilni nga situata e vështirë ku jeni futur.

Ujori

Do kaloni momente shume te këndshme dhe te mbushura me emocione sot pranë atij qe dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shume kohe ne dispozicion ai do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te fillojnë lidhje me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten shume. Financat serish nuk do jene te qëndrueshme. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje sot jetës suaj ne çift dhe t’ia shprehni partnerit ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë ai do e kuptoje se çfarë ndjeni me te vërtetë për te. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, por do kaloje një dite te mrekullueshme fale surprizave te miqve te ngushte. Ne planin financiar mos ëndërroni te bëni shpenzime marramendëse sepse do keni vështirësi me pas.

Kampioni dehet dhe e paguan taksinë me medalje ari!

0

Një kampion i hedhjes se çekiçit raportohet se e pagoi taksinë për t’u kthyer në shtëpi me medaljen e tij të artë pasi ishte dehur duke festuar triumfin në Kampionatin Botëror të Atletikës.
Sipas medias kineze Tencent, polaku Pavel Fajdek u zgjua në Pekin të nesërmen e fitores së hedhjes 80.88 metra dhe zbuloi se nuk e kishte më medaljen e artë.

26-vjeçari i shqetësuar, i cili ka qenë më i riu mbrojtës i medaljes së artë në Botëror sivjet, kontaktoi menjëherë policinë për të raportuar humbjen.

Policia nisi menjëherë kërkimin dhe e gjeti shoferin e taksisë, i cili iu tha se ai ia dha me dëshirë medaljen për të bërë pagesën.

Ndoshta pasi e bindi policia, shoferi i taksisë ia ktheu medaljen sportistit.

Thaçi: Marrëveshjet, investim në të ardhmen europiane të fëmijëve tanë

0

Ministri i punëve të jashtme Hashim Thaci nëpermjet Facebook-ut ka komentuar marrëveshjet e nënshkruara sot,duke thënë se këto marrëveshje janë investim për të ardhmen,ja postimi i plotë.

Marrëveshja e nënshkruar sot shënon progres në telekom, integrimin energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër. Është ky nje investim në të ardhmen europiane të fëmijëve tanë. Benefitet ekonomike dhe politike janë të qarta ndërsa tani presim edhe hapa të përshpejtuar në nënshkrim të MSA, integrim në NATO, liberalizim vizash, anëtarësi në UNESCO, INTERPOL dhe Këshill të Europës. Kjo përkthehet në stabilitet dhe investime ekonomike. Republika është forcuar. HTH

Misteri i fundit i Pablo Escobarit: Vajza e tij Manuela

0

Një mesazh i shkurtër dhe enigmatik mbuloi sërish me një vello misteri ekzistencën e Manuelas, bijës së përkëdhelur të Pablo Escobarit, një prej kriminelëve më të pamëshirshëm të historisë.

“E vetmja gjë që mund të komentoj në lidhje me këtë është që, të mos besoni çdo gjë që shihni, sado të zbukuruara të jenë gjërat”, ishte përgjigja e djalit të madh të Escobarit, Sebastian Marroquin (më parë, Juan Pablo Escobar), ndaj pyetjes së “El Mundo” për foton e vetme të motrës së tij, që u publikua pak ditë më parë, që prej vitit 1993.

Me shprehjen: Në familjen tonë respektojmë dhe vlerësojmë dëshirat dhe të drejtën e motrës sime të vogël për qenë në paqe”, djali i madh i kreut të kartelit të Medelinit e konsideron të mbyllur këtë çështje.

“Vajza, princesha e tij, ishte viktima e fundit e Pablo Escobar”, thotë për këtë media, José Alejandro Castano, autor i të vetmit libër të dedikuar asaj (Mbylli sytë, Princeshë). Manuela la botën e çudirave që babai i saj ndërtoi për të, për t’u përballur me një realitet të frikshëm.

Kalvari i saj filloi kur ishte vetëm 9 vjeç, më 2 dhjetor, 1993. Atë ditë bashkatdhetarët e saj festuan vdekjen e kreut të kartelit të Medelinit, autor i një vargu të pafund sulmesh barbare që shkaktuan mijëra të vdekur përgjatë viteve.

Manuela e dinte se si ishte të arratisej me babanë e saj, nga këndvështrimi i saj fëmijëror ishte një lojë emocionuese.

Në më shumë se një rast, në strehimet ku fshihej familja Escobar dhe njerëzit e tij të armatosur për të shmangur gjuetinë e pamëshirshme të autoriteteve, Pablo i pikturonte në fytyrë mustaqe si ato të miut. I thoshte se ata ishin minj dhe duhet të çorientonin macet që po i ndiqnin.

Manuela u mësua me zhurmën e helikopterëve që fluturonin në kokët e tyre, me shpejtësinë e makinave, britmat, nervat. Ajo kapej e emocionuar nga dora e babait të saj, duke qenë e sigurt se ishte në anën e të mirëve, të cilët fitojnë gjithmonë.

Pablo Escobar e ka përkëdhelur që kur vogëlushja lindi në maj 1984, nuk i mohoi kurrë asnjë kapriço, sado e pamundur të dukej ajo, ashtu si atëherë kur për ditëlindje i kërkoi një njëbrirësh. Për të mos e zhgënjyer, ai urdhëroi që t’i ngulnin një bri demi në kokë njërit prej kuajve të tij.

Vajza u lumturua tej mase, por siç tregon Popeye, kreu i vrasësve të kartelit, kali vdiq disa ditë më vonë për shkak të infektimit të plagës.

Ndërkohë Sebastian kujton se në një nga arratisjet e tyre motra e tij kishte ftohtë. Narkotrafikanti iu drejtua të vetmes gjë me të cilën mund të bënte një zjarr për të ngrohur Manuelën: një thes të mbushur plot e përplot me dollarë. Dogji dy milionë.

Kur vajza ishte pesë apo gjashtë vjeç, babai i shpjegoi se kishin kaq shumë para, sepse ishin magjistar, zotëronin një dhunti që i bënte të fitonte dhjetëra miliona në lotari”, kujton José Alejandro Castaño. Një herë tjetër donte t’i “dhuronte” dëborën, dhe transferoi në fermën e tij të famshme, atë të Napoles, të vendosur në një zonë përvëluese, makinerinë e akullit të pistës së patinazhit në Medelin.

“Drama për Manuelën fillon kur babai i saj vdes dhe ajo nuk ka asnjë mënyrë për t’u kapur pas realitetit, ishte shumë e vogël për të kuptuar”, thotë Castano.

“Djali, shtatë vjet më i madh, e kuptoi se çfarë po ndodhte”
E veja dhe fëmijët filluan një udhëtim pikëllues nëpër botë duke lypur një strehë ku të fusnin kokën. Në Shtetet e Bashkuara ua ndaluan hyrjen.

Fluturuan drejt Gjermanisë dhe ndodh po e njëjta gjë. Kur kthehen në Bogota qëndrojnë në një hotel luksoz, Hotel Tequendama.

Vajza fle duke mbajtur nën jastëk, një copëz mjekre nga babai i saj dhe një nga këmishët e tij të gjumit.

“Aty takohen rastësisht me këngëtarin argjentinas, Piero, që po përgatiste një koncert për fëmijët me rastin e Krishtlindjeve”, tregon Castano.

Manuela kishte një zë të bukur. “Jini i sjellshëm me vajzën, ka humbur babanë, është shumë e trishtuar. Përfshije në kor”, i sugjeron dikush artistit. Piero e dëgjon të këndojë dhe pranon.

“Vajza u emocionua, por prindërit e fëmijëve të tjerë nuk pranojnë që të marrë pjesë, sepse është vajza e djallit.

Pieros i duket e neveritshme që e gjithë urrejtja ndaj babait të derdhet mbi vajzën dhe nuk e lënë as të marrë pjesë në një kor për fëmijë”, shton Castano.

Përpjekja e fundit është Argjentina. Vendi amerikano-jugor u hap dyert. Ata ndryshojnë identitet, fillojnë një jetë tjetër.

Maria Victoria Henao, vejusha e Escobar, ndryshon emrin e dhe bëhet Maria Isabel Santos.
Fëmijëve të saj u heq mbiemrin Escobar dhe e zëvendëson me Marroquin dhe Juan Pablo bëhet Sebastian. Manuela bëhet Juana Manuela Marroquin.

Për herë të parë ndjejnë se e shkuara po fillon të sfumohet. Në Buenos Aires vajza fle nën krevat për shumë net, ruante akoma maninë e fshehjes.

Por ka një skenë më prekëse. Para ndërrimit të mijëvjeçarit, në shkollën e saj profesorët propozojnë që t të zgjidhnin protagonistët e shekullit XX, të mirë apo të këqij.

Disa studentë zgjedhin Ajnshtajnin, disa Hitlerin, Manuela zgjedh Chaplinin. Një shok i saj zgjedh Eskobarin, kasapin e shekullit XX.
Ajo dëgjon në heshtje portretin e babait të saj, askush nuk e mendonte se pikërisht aty ishte vajza e tij. Goditja përfundimtare që e shkatërron dhe e zhyt në një depresion të thellë, vjen në vitin 1999. Identiteti i ri i familjes del në dritë dhe arrestojnë nënën dhe vëllanë e saj.

Manula shpëton sepse është ende minorene. Mbetet vetëm dhe nuk pranon të kthehet në shkollë. Njësoj si atëherë kur fshihej në bunkerin e Escobarit, merr mësime në shtëpi. Kur nëna dhe djali fitojnë lirinë, ata kërkojnë ndihmë psikologjike për adoleshenten.

“Me qëllim që të mos identifikohet, ata sajojnë një skenar”. Maria Isabel beson se psikologia mund ta imagjinojë dramën dhe ta ndihmojë”, thotë Castano. “Por çdo herë që një psikologe fillonte të zbulonte gjatë trajtimit copëza që nuk përputheshin, nëna ndërpriste terapinë dhe kërkonte një tjetrën psikologe”, vijon ai.

Sebastian përfundon studimet për arkitekturë, martohet dhe punon dhe në një moment të caktuar, përballet me botën dhe merr rolin e engjëllit mbrojtës të familjes së tij. Në vitin 2006 gazetari José Alejandro Castaño jeton me ta disa javë në Buenos Aires,shkruan gazeta Dita.
“Manuela nuk u shfaq kurrë, largohej sapo shihet që kishte njerëz. Unë qëndroja me Sebastianin, gruan e tij dhe nënën. Kur shkoja në vende të caktuara të shtëpisë dhe shihja objektet e vajzës, çdo gjë dukej e zymtë dhe e trishtuar”.

Në pamundësi për të kapërdirë historinë e vërtetë të babait që ajo adhuronte, Manuela vuan nga çrregullime psikologjike që e çojnë deri në një tentativë vetëvrasjeje.

Qëndroi pak kohë e distancuar nga vëllai, i cili e qortonte për refuzimin e saj për të rindërtuar jetën, ashtu siç bëri ai dhe nëna.

Buzëqeshja e ndrojtur në fotografinë e sapo publikuar dhe shfaqja e Manuelas përkrah famljarëve tregon se vajza e përkëdhelur e kreut të kartelit të Medelinit rikuperoi dashurinë për familjen dhe për jetën, apo ndoshta duhet të marrim në konsideratë rekomandimin e Sebastianit: Mos besoni çdo gjë që shihni!

Vendet më të mira për të krijuar familje

0

Austria është vendi më i mirë në botë për të krijuar një familje, sipas sondazhit të fundit nga një grup për të riatdhesuarit. Austria pasohet nga Finlanda dhe Suedia në vendin e 2-të dhe 3-të. Gjermania vjen në vendin e 7, Franca në vendin e 8, ndërsa Spanja në vendin 12.

Mbretëria e Bashkuar nuk ja ka dalë për të qëndruar në 20 vendet më të mira për të rritur fëmijët, pasi ajo qëndron në vendin e 22-ë.

Austria është në krye të listës për shkak të sistemit të saj shoqëror, i cili i përkrah prindërit. Në Austri, kompanitë u ofrojnë leje prindërve pas lindjes së fëmijëve dhe të gjitha familjet marrin një kompensim mujor për shpenzimet e kujdesit për fëmijët, deri sa fëmija mbush 18 vjeç, duke filluar nga 100 deri në 200 euro.

Finlanda, e cila zë vendin e dytë në përgjithësi, merr vlerësimet më të mira për cilësinë e arsimit, me nivelin 66 për qind, në krahasim me mesataren botërore prej 21 për qind.

Ndërsa Suedia, renditet në vendet e para për koston e kujdesit për fëmijët dhe edukimit, për cilësinë e arsimit dhe për mirëqenien e familjes.

Sipas Gjuriqit,rezultati i takimit në Bruksel është 5:0 për Serbinë

0

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq ka deklaruar se rezultati i raundit të sotëm të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është 5:0 për Serbinë dhe se, krahas katër marrëveshjeve të nënshkruara, triumfi i pestë është arritja e përkrahjes për hapjen e kapitujve për negociata me Bashkimin Evropian.

“Kur me zhargonin sportiv them se rezultati është 5 me 0 për Serbinë, mendoj në katër marrëveshjet (e nënshkruara sot në Bruksel) dhe pikën e pestë – faktin se Serbia definitivisht me siguri do të fitojë përkrahje pakrahasueshëm më të madhe për euro-integrimet, përfshirë edhe hapjen e kapitujve”, deklaroi Gjuriq për televizionin B92.

I pyetur të arsyetojë se çfarë përmbajnë marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe, energjetikën, telekomunikacionet dhe urën mbi Ibër, që u nënshkruan në Bruksel, Gjuriq tha se ASK do të ketë autorizime serioze ekzekutive, president dhe kuvend të vetin dhe lidhje të drejtpërdrejta me Serbinë.

Rreth formimit të ASK-së, ai tha se në dispozicion janë katër muaj për hartimin e Statutit të Asociacionit dhe se këto do të jenë debate sfiduese, porse marrëveshja kryesore politike është arritur.

Për marrëveshjen për energjetikën , shefi i zyrës serbe për Kosovën tha se kjo ka qenë një punë “mjeshtërore dhe thuaja filigrane” e kryeministrit dhe delegacionit serb, sepse çështja e pronësisë në asnjë mënyrë nuk është prejudikuar, ndërsa Serbia ka ftuar kompaninë e vet për furnizim dhe kompaninë e vet për distribuim.

Fuqia e imagjinatës (Foto)

0

Ringjallja e fotografive të vjetra dhe shndrimi tyre në fotografi të gjalla me përralla të reja. Për këtë duhet të kesh imagjinatë. Artistja Jane Long në projektin e saj të fundit e ka bërë pikërisht këtë gjë.

The Idea Farm

Corvo

All hands on deck

Beacon

Tall Poppies

Innocence

Innocence

The Juggling Act

Gun Shy

Singalong

Burn it down

Sweetheart

Sala: Nënshkrimi i marrëveshjeve, arritje e madhe për Kosovën

0

Ish kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar si arritje të madhe për Kosovën nënshkrimin e katër marrëveshje sonte në Bruksel me Serbinë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto marrëveshje janë të rëndësishme për paqen dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Ja postimi i plotë i Berishës:
Firmosen kater marreveshje midis Kosoves dhe Serbise ne Bruksel!
Te dashur miq, sot ne Bruksel, kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbise, Aleksander Vuçiç firmosen ne pranine dhe se bashku me Perfaqesuesen e Larte te BE-se per Politika te Jashtme dhe te Sigurise, zonjen Mogherini, kater marreveshje shume te rendesishme per paqen dhe bashkepunimin midis ketyre dy vendeve. Firmosja e ketyre marreveshjeve eshte nje sukses i rendesishem i procesit te Brukselit, arritje e madhe per Kosoven, shqiptaret por dhe mbare rajonin tone! sb

Jahjaga: Marrëveshjet forcojnë sovranitetin e Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, përshëndeti nënshkrimin e katër marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë sonte në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si një moment të rëndësishëm për fuqizimin e rendit tonë kushtetues dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Presidentja Jahjaga, e cila zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, njëherit udhëheqës i delegacionit shtetëror në bisedimet me Republikën e Serbisë, theksoi se marrëveshjet forcojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe integritetin territorial, dhe aspiratën tonë për ta bërë Kosovën shtet gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe me prosperitet. Ato po ashtu ndihmojnë në integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe shoqërore të vendit, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Arritja e pakos së marrëveshjeve, përfshirë kodin e mëvetësishëm telefonik, dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin e Republikës së Kosovës në procesin e dialogut, suksesi i të cilit do t’i ndihmojë edhe konsolidimit të mëtejshëm ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe perspektivës së saj të qartë evropiane,deklaroi Presidentja.

Zagreb: Dinamo e fortë për Skënderbeun(Video)

0

Skuadra korçare, Skënderbeu ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, kundër Dinamo Zagrebit.

Kroatët arritën të fitojnë në shtëpi të vet me rezultat të thellë prej 4-1. Vendasit e filluan takimin më mirë, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 9’, me golin e shënuar nga Soudani.

Skënderbeu arriti të barazojë shifrat vetëm pas një minuti, kur në skenë u paraqit, Esquerdinha.

Pas vetëm pesë minutave të golit të barazimit, Dinamo Zagrebi riktheu epërsinë përmes Hodzic. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Me të filluar pjesa e dytë kroatët mbesin me një lojtar më pak në fushë, kur Goncalo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 48’.

Në vazhdim të takimit, përkundër që ishte me një lojtar më pak në fushë Dinamo shënoi edhe dy herë, përmes Taravel (55’) dhe Soudanit i cili shënoi në minutën e 80’ për rezultatin përfundimtar prej 4-1.

Por Skënderbeu nuk e përfundon këtu aventurën evropiane, pasi do të luaj në grupet e Europa Ligës.

https://youtu.be/GmexYh0-8Rg