Mali i Zi dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen kufitare

0

Qeveria e Malit të Zi ka paralajmëruar se sot në Vjenë do ta nënshkruhet marrëveshja kufitare me Kosovën.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet para samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Kjo marrëveshje “e vërteton përkushtimin për afirmimin dhe forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënmieve të mira fqinjësore, me respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet”, thuhet në kumtesën e qeverisë së Malit të Zi.

Afganistan, vriten dy ushtarë të NATO-s

0

NATO-ja thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë nga persona të veshur me uniforma të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, në pjesën jugore të këtij vendi.

Sipas njoftimit të aleancës, sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes, në provincën Helmand.

Në njoftim, mëtutje, theksohet se sulmuesit kishin hapur zjarr kundër automjetit të ushtarëve brenda në kompleksin ushtarak dhe se të dy sulmuesit janë vrarë kur pjesëtarët e NATO-s janë përgjigjur me zjarr.

Nuk është dhënë ndonjë informacion për kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Sulmet e ashtuquajtura uniformat “jeshile kundër të kaltërta”, kur ushtarët ose policët afganë i sulmojnë ushtarët ndëkombëtarë, ishin problem madhor gjatë luftës së gjatë të NATO-s së bashku me forcat afgane kundër militantëve talibanë në Afganistan.

Gati vaksina që na mbron nga gripi

0

Sipas të dhënave të fundit shkencëtarët janë një hap më afër zbulimit të vaksinës kundër të gjitha viruseve dhe gripit.

Pavarësisht vaksinave që kanë dalë kohëve të fundit kundër gripit dhe viruseve të tjera sezonale, njerëzit sëmureshin sërisht. Dy ekipet e studiuesve janë duke iu afruar mënyrave për krijimin e një vaksine që do të ndihmojë në parandalimin e viruseve sezonale për një periudhë të gjatë kohore.

Qëllimi i kësaj vaksine është për të krijuar antitrupa që mbrojnë trupin nga viruset.  Vaksinat kanë treguar sukses në mesin e një shumëllojshmërie kafshësh laboratorike si minj, majmunë etj dhe është konstatuar se vaksina mbron edhe ndaj viruseve si H5N1 dhe H1N1.

Mogherini: Marrëveshjet – pikë kthese në agjendën e dialogut

0

“Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës kanë shënuar një pikë kthese në lëvizjen përpara të agjendës së dialogut”, tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, pasi mbrëmë në Bruksel, u arritën katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëtutje, në njoftimin për media të zonjës Mogherini, theksohet se kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, “u pajtuan në parimet e përgjithshme të elementeve kryesore të Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, që e shtron rrugën për krijimin e saj” dhe për tri çështje të tjera.

Zonja Mogherini, e cila sikur edhe më parë ka ndërmjetësuar në takimin e delegacioneve të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar se kjo finale “përfaqëson arritje madhore në procesin e normalizimit”, dhe shton se zgjidhjet “sjellin përfitime konkrete për njerëzit dhe, njëherësh, u mundësojnë të dy palëve të avancojnë në rrugën e tyre evropiane”/Evropa e Lirë.

Zyrtarja e lartë evropiane e “konfirmon se BE-ja në mënyrë aktive do ta mbështesë implementimin e plotë e këtij rezultati” dhe se do të vazhdoj “puna në hapat e ardhshëm të dialogut në muajt e ardhshëm”.

Turqia i bashkohet SHBA-ve në fushatën ajrore kundër ISIS

0

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë finalizuar detajet teknike në marrëveshjen për përfshirjen e Turqisë në përpjekjen ndërkombëtare për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik, raporton Reuters.

Turqia do t’i bashkohet koalicionit të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook.

“Mund të duhen disa ditë që të vendosen në vend detajet tenike në nivel operacional. Ne besojmë se Turqia së shpejt do të bëhet pjesë e koalicionit”, ka thënë Cook në konferencë për media.

Cook tha se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar bisedimet lidhur me operacionet në kufi me Turqinë.

Mustafa për aksionin e Vetëvendosjes: Në këtë vend ka kriminel

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dje u nisën për tek shtëpia e tij në Prapashticë. Mustafa ka thënë se nuk e kupton se në këtë vend ka kriminel të fshehur pas petkut politik.

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se ata që organizuan këto veprime duhet të përgjigjen para ligjit, duke shtuar se fëmijët e familjes së tij ende nuk kanë mësuar për fashizmin.

Ja postimi i plotë i kryeministrit Mustafa në Facebook:

Dje krerët e Vetëvendosjes me militantet e tyre atakuan, rrezikuan dhe shqetësuan familjen time te ngushte dhe te gjere ne shtëpitë dhe pronat e tyre ne Prapashtice. E penguan lirinë dhe privatësinë e tyre, frikësuan dhe traumatizuan mesat dhe nipërit e mijë, fëmijë te vegjël. Ata, te moshës dy, pese e tetëvjeçarë nuk e kuptojnë se dikush mund te dhunoje te drejtën e tyre, qetësinë dhe sigurinë ne kopshtin, ne hululajat e tyre. Nuk e kuptojnë se ne këtë vend ka kriminel te fshehur pas petkut politik, djem e vajza te nenave e baballareve qe i japin te drejte veti te shkelin mbi te drejten e femiut, mbi te drejtën e familjes, mbi te drejtën e pronës.

Fëmijët akoma nuk kane arritur te mësojnë për fashizmin dhe as për kmerret e kuq, për historinë dhe krimet e tyre, por ata dje përjetuan kërcenim te njëjta, ata i panë kmerret e kuq me yll pranë derës se tyre.

Fëmijët nuk e kuptojnë, por duhet ta kuptojnë ata qe organizuan dhe bene veprime te tilla, se kjo nuk iu lejohet. Se ata duhet te përgjigjen para ligjit për veprime e tyre.

Duhet ta kuptojnë edhe organet e rendit dhe te drejtësisë se nuk mund ti mbyllin veshët dhe te behën te shurdhër dhe te verbër ndaj atyre qe publikisht kërcënojnë shtetin, sepse përgjegjësitë tona për shtetin dhe vendimet shtetërore, nuk janë çështje private.IM

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Samitin e Vjenës

0

Një vit pas takimit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor sot takohen në Samitin e Vjenës, ku gjatë dy ditëve do t’i paraqesin përfaqësuesve të Bashkimit Evropian projekte konkrete për zhvillim e rajonit. Por kriza e fundit e emigranteve duket se do të eklipsojë çdo projekt e do të mbizotërojë bisedimet në Vjenë.

Mediat gjermane gjatë këtyre ditëve kanë raportuar se kancelarja Angela Merkel do të kërkojë nga shefat e qeverive të rajonit të shpjegojnë arsyet pse mijëra qytetare po largohen nga vendet e tyre drejt BE-së, e veçanërisht drejt Gjermanisë, duke këmbëngulur në zgjidhjen e problematikes që shtyn popullsinë të largohet. Por përtej çështjes se azilkërkuesve, në dy ditët e samitit, liderët e Ballkanit do të kërkojnë ndihmën e BE-së për projekte konkrete në infrastrukture, ku projekti më i rëndësishëm është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës. Gjatë këtij samiti është thënë se pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila po kundërshtohet ashpër nga opozita dhe qytetarët e asaj pjese, të cilët thonë se një pjesë e territorit të Kosovës po mbetet me Malin e Zi.

Në 26 gusht në orën 13.00 tema e parë që do të diskutohet mes ministrave të jashtëm do të jenë, “Mosmarrëveshjet dypalëshe në Ballkanin Perëndimor”. Ndërkohë që në mbrëmje do të luhet ndeshja mes dy ekipeve, që simbolikisht kanë marrë emrin Bashkimi Evropian dhe bashkimi i ardhshëm evropian, pjesë e të cilit do të jenë politikanet e rajonit.

Mëngjesin e 27 gushtit do të diskutohen projektet në infrastrukture si dhe çështje të tjera, ndërkohë që samiti do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares Merkel, përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë, mësohet se në këtë samit Shqipëria do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore; në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi, si dhe në turizëm.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bus hati në prag të mbajtjes së këtij samiti ka thënë se pritet që në Tiranë të jetë selia e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit në këtë fond me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.

Në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur mobilitetin e të rinjve, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale, duke përfshirë forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fusha si siguria energjetike, transporti, infrastruktura dhe turizmi.

Ministri Bushati ka nënvizuar faktin seShqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BE-së drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit.

Agjenda e diskutimeve në Samitin e Vjenës

1. Sipas agjendës së Samitit të Vjenës, më 26 gusht, rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”.

2. Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës.

3.Dita e parë e samitit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”. Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiq. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.

4.Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiq, komisioneri i Bankës Evropiane të Investimeve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.

5. Më pas ministrat e Jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogu fetar, përfshi anti-ektremizmin.

6.Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner.

7. Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lipjani sot pa ujë

0

Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Lipjanit ,sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet dhe zonat përreth, prej orës 09:00 deri në orën 18:00.

Siç njoftoi Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkak i kësaj ndërprerjeje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i kompanisë që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së paku njëherë brenda vitit.

Pastrimi i rezervuarëve çdoherë shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm, thuhet në njoftim.

Dragash, blegtorët pajisen me teknologji të re

0

Ministri i Ambientit Ferid Agani, zëvendësministri i Bujqësisë Vezir Januzi, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, përfaqësues të GIZ-it gjerman, si dhe drejtues të komunës së Dragashit, do të bëjnë sot në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit dorëzimin e teknologjisë së re për prodhimin e djathit tek blegtorët përfitues në kuadër të projektit “Konkurrueshmëria e sektorit privat në zonat rurale”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, bëhet fjalë për një projekt të mbështetur nga MBPZhR-ja, MMPH-ja dhe GIZ-i gjerman.

Në kuadër të këtij projekti blegtorët kanë përfituar një djathore fikse dhe tri djathore lëvizëse për prodhimin e djathit te Sharrit që do të shfrytëzohen gjatë sezonit veror në kullosat e bjeshkëve në parkun nacional “Sharri”.

Dorëzimi i teknologjisë së re në Restelicë do të bëhet në ora 13:00.

Turqia së shpejti bashkohet në koalicionin ajror kundër ISIS

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë finalizuar detajet teknike në marrëveshjen për përfshirjen e Turqisë në përpjekjen ndërkombëtare për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik.

Turqia do t’i bashkohet koalicionit të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook, transmeton REL.

“Mund të duhen disa ditë që të vendosen në vend detajet teknike në nivel operacional. Ne besojmë se Turqia së shpejt do të bëhet pjesë e koalicionit”, ka thënë Cook në konferencë për media.

Cook ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar bisedimet lidhur me operacionet në kufi me Turqinë.