Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë finalizuar detajet teknike në marrëveshjen për përfshirjen e Turqisë në përpjekjen ndërkombëtare për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik.
Turqia do t’i bashkohet koalicionit të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook, transmeton REL.
“Mund të duhen disa ditë që të vendosen në vend detajet teknike në nivel operacional. Ne besojmë se Turqia së shpejt do të bëhet pjesë e koalicionit”, ka thënë Cook në konferencë për media.
Cook ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar bisedimet lidhur me operacionet në kufi me Turqinë.
