"Qeveria Mustafa e mbyllur karshi dialogut në Bruksel"

0

​Opozita dhe shoqëria civile në vend po vlerësojnë se nuk ka transparencë nga ana e Qeverisë së Kosovës, karshi dialogut dhe marrëveshjeve që po arrihen me shtetin serb në Bruksel. Sipas tyre, qasja e kryeministrit Mustafa që vetëm përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook të komunikoi me qytetarët dhe mediat është një qasje e gabuar.

Sipas tyre, Mustafa po ndjek rrugën e paraardhësit të tij, partnerit të koalicionit, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Hashim Thaçi.

Sipas nënkryetarit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, qeveria e drejtuar nga IsaMustafa deri më tani nuk ka treguar aspak transparencë për ato që është diskutuar edhe arritur në Bruksel, derisa homolugu itij serb, Aleksander Vuçiq, sipas Çaushit është treguar korrekt dhe transparentë me popullin e tij.

Ai nuk pret që të ketë ndërrim të qasje së kësaj qeveri, duke thënë se vet dëmi që po i shkaktohet Kosovës nuk mund të përcillet me një transparencë të shtuar.
Se qeveria ka mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, mediave dhe kuvendit, e thotë edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi.

Sipas saj, mbyllja e qeverisë dhe heshtja e saj karshi këtij procesi dëshmon se këto vendime dhe këto marrëveshje nuk janë të mirë të vendit.
Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike e Politike, mungesa e transparencës në këtë proces duhet të shihet në një dimension tjetër e që ka të bëjë me demokracinë e brendshme dhe përgjegjësinë që duhet të ndjej Qeveria e Kosovës ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, një ditë pas arritjes së 4 marrëveshjeve në pako, atë për kodin telefonik, për asociacionin e komunave serbe, për energjinë dhe për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit, Qeveria e Kosovës ka dërguarmediave marrëveshjen e përkthyer për Asociacionin serb dhe përmbajtën e saj, ndërsa tri të tjerat nuk i ka dërguar.

Më shumë për marrëveshjet e arritura do të mësojmë në shtator kur fillon sesioni vjetor i Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se do të raportojë për katër marrëveshjet e arritura.

A duhet të përdorim balsamin para shamponit?

0

Pa marrë parasysh se çfarë produkte përdorim, shumica prej nesh jemi të mësuar të lahemi në të njejtën mënyrë: shampon( shpërlaj, shkumo, shpërlaj, përsërit) dhe kondicioner.

Brendet e kujdesit të flokëve kanë filluar të prodhojnë gjëra që kërkojnë nga ne të bëjmë të kundërtën: kondicioner përpara shamponit. Sipas tyre, kondicionimi para shamponit është i shkëlqyer për kujdesin e shtuar të flokëve të holla, duke e lejuar shmaponin të shpërndahet më lehtësisht në tërë flokët.

Jo vetëm flokë e holla përfitojnë nga ky ndryshim, por të gjitha llojet e flokëve bëjnë më mirë me ndryshimin e rutinës të vjetëruar.

Shamponi dhe kondicioneri përdorin proteinë të shoqëruar me keratinë për të forcuar flokët, kur përdoret në renditjen e duhur kjo dyshe ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e flokut më të dëmtuar.

Nëse dëshironi të provoni këtë rutinë në shtëpi, vetëm ndryshone renditjen e përdorimit të kondicionerit para shamponit. Nëse flokët e juaja janë të trasha apo të vrazhda, renditja kondicioner-shampo-kondicioner do të jetë dobiprurëse.

Pse vetëm 1500 veta e ndjekën Anastaciën ?

0

Këngëtarja e njohur e hiteve të suksesshme, si “Paid my Dues” apo “I’m Outta Love”, e njohur gjithashtu për adrenalinën dhe emocionet e gjalla që përcjell në koncertet e saj, erdhi në Shqipëri në vijim të turit të saj botëror “Resurrection”.

Mëkat që vetëm 1500 veta mundën të shijojnë koncertin live të këngëtares amerikane Anastacia. Koncerti është zhvilluar në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, ku vetëm një pjesë e vogël e tij është shfrytëzuar për realizimin e këtij koncert.

Nuk dihet nëse në pjesëmarrjen e vogël të njerëzve ka ndikuar çmimi i biletës apo ndoshta jehona jo e madhe mediatike për ardhjen e saj, megjithatë Anastacia ka arritur që me vokalin dhe interpretimin e saj të argëtojë dhe pranishmit,transmeton kultplus.com

Nga mbi 7000 spektatorë që kishin parashikuar organizatorët si pjesëmarrës, nisur nga emri i këngëtares amerikane, por edhe i fansave të saj në Shqipëri, realisht të pranishëm ishin diku tek 1500.
Shifra e dobët e pjesëmarrjes e bën koncertin të dështuar. Kjo për faktin se një këngëtare me famë globale dhe me një repertor të shkëlqyer muzikor e me fansa në mbarë botën, kudo pritet në mënyrë madhështore, ndërsa vetëm në Shqipëri iu rezervua një atmosferë e vakët, si një aktivitet në nivel lokal. “Braktisja” e Anastacia-s në “Qemal Stafa”, është produkt i drejtpërdrejtë i marketingut të dobët që iu bë një aktiviteti jo të zakontë për vendin tonë, shkruan A1 Report.

Vetë kryeministria si bashkorganizatore e koncertit ka ofruar pa pagesë stadiumin “Qemal Stafa”. Po ashtu në mbështetje të këtij evenimenti ka qenë dhe kompania T- Mobile. Çmimet e biletave nisën nga 10 euro, për të vazhduar me 15 euro, 20 euro dhe 40 euro për zonën VIP.

Duket qartë se ajo që mungoi në të gjithë këtë histori, ishte një politikë konkrete në marketingun që mund t’i bëhej një emri të madh të muzikës amerikane, që me siguri s’do e marrë mundimin më të vijë në Shqipëri.Asnjë spot nuk u shpërnda në televizionet dhe gazetat e tregut shqiptar, duke e ulur nivelin dhe profilin e koncertit, por edhe të këngëtares që do të performonte. Një mundësi e artë për të promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët tek një prej këngëtareve me më shumë fansa në SHBA, u humb për hiç gjë.

Asociacioni serb zgjon opozitën dhe shoqërinë civile

0

Marrëveshja e nënshkruar dje për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka bërë që opozita dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të dalin me qëndrimet e veta lidhur me këtë asociacion.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot, pas mbledhjes së Kryesisë do të dal në një konferencë për media diku rreth orës 11:30. Njëjtë do të veprojë edhe Lëvizja Vetëvendosje në ora 12:00.

Lidhur me marrëveshjen e arritur për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, në një konferencë për media do të dal edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke filluar nga ora 13:00.

Çka s'duhet të gënjeni në takimin e parë

0

Ndarja e ca gënjershtrave të vogla në takimin e parë nuk është ndryshe nga zbukurimi i rezymesë. Shembull, “nuk mund të pushoj së kontrolluari profilin e ish të dashurit në FB” shumë lehtë mund të konvertohet në “ jam e dhënë pas Fejsbukut”.

Ja katër gjërat për të cilat nuk duhet të gënjeni kurrë, dhe një gjë që është në rregull të thuhet edhe pse nuk është tërësisht e vërtetë…

Mos u shtirni…

…se ju pëlqen basketbolli. Njëjtë vazhdon edhe për futbollin, apo cilindo hobi që e keni provuar dhe jeni e sigurtë se nuk ju pëlqen. Është e natyrshme të dëshironi të gjeni një mes të përbashkët pasi keni dëgjuar se i pëlqen diçka shumë, mirëpo nëse gënjeni atëherë takimi i dytë do të sjellë bezdisje dhe keqkuptime.

…se vrapimi është kënaqësi për ju. Nëse e gjeni veten me ndonjë entuziast të krosfit-it apo të maratonës, rezistoni dëshirës që edhe ju të thoni se e dashuroni vrapimin. Përndryshe, duhet të bëheni gati për të Shtune me djersitje nga vrapi e jo nga diçka tjetër që e dëshironi më shumë.

…se e kuptoni tërësisht punën e tij. Nëse ai punon një nga ato punët që tingëllojnë të trilluara, mos hezitoni të pyesni se çfarë saktësisht nënkupton detyra e tij në punë. Nëse është diçka që nuk e dëgjoni çdo ditë, mos u turpëroni të pyesni, nuk do tingëlloni si e marrë nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “biolog algoritmik”. Nëse nuk e pyesni tash, gjithmonë do të dëshironit të kuptoni se çfarë punon.

…se mund të pini si pirat. Nëse mundoheni të mbani ritmin e tij në pirje të alkoolit do të pendoheni, qoftë edhe nëse mëngjesin e ardhshëm ju dhemb i gjithë trupi.

Mirëpo ndoshta për këtë do të duhet të shtireni…

…se e keni harruar ish të dashurin. Nëse shoqëruesi juaj flet për të dashurën që e la, bëni mirë të largoheni. Sipas kësaj logjike edhe ju nuk duhet të flisni për dashuritë e dështuara nga e kaluara. Mund të mësoni shumë nga lidhjet e mëparshme dhe ndarjet fatale, mirëpo nuk është një gjë që duhet ta ndani me dikë që e takoni për herë të parë. Nëse nuk e keni harruar tërësisht ish të dashurin, atëherë të paktën shtiruni.

OKB: Nëpër Ballkan – priten 3 mijë migrantë në ditë

0

Numri i imigrantëve që kalojnë nëpër vendet e Ballkanit në rrugën e tyre për në pjesën veriore të Evropës pritet të arrijë në 3 mijë në ditë, kanë parashikuar Kombet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Melissa Fleming, tha mbrëmë se priten afro 3 mijë vetë që të kalojnë në Maqedoni çdo ditë nga Greqia, që është vendi i parë i Bashkimit Evropian, ku migrantët arrijnë nga vendet e tyre të përfshira në konflikte në Lindjen e Mesme dhe më gjërë.

“Ne nuk shohim ndonjë përfundim të fluksit të njerëzve gjatë muajve të ardhshëm”, tha zonja Fleming, duke e përmendur vazhdimin e dhunës në Siri dhe Irak dhe përkeqësimin e kushteve të refugjatëve në kampet e tejngarkuara në Turqi, Jordani dhe Liban.

Ajo ka theksuar se Gjermania dhe Suedia kanë pranuar 43% të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, dhe ka sugjeruar se barra do të duhej të ndahej në mënyrë më të barabartë.

Alumini që ndodhet në deodorantë mund të shkaktojë kancerin e gjirit

0

Trupi e mbron veten në mënyrë natyrore nga nxehtësia nëpërmjet djersitjes. Andaj është proces normal në raste të punës fizike apo në rast të motit të ngrohtë me lagështi, nëpërmjet djersitjes lirohet energjia e tepërt termale, gjë që e ftoh trupin sërish. Dukuria e djersitjes eksesive quhet hyperhidrosis.

Përdoreni këtë mënyrë alternative të eliminimit të kutërbimit!

Djersitja është funksion i rëndësishëm i trupit, i cili ka numër të madh të gjëndrrave të djersitjes. Shumica e tyre janë të vendosura nën sqetulla, prandaj jemi shpesh të shqetësuar nga djersitja e nënsqetullave pasiqë janë tejet aktive.

Kjo djersë është e pasur me acide yndyrore dhe proteina që lënë shenja në rrobat e juaja. Njerëzit përdorin shpesh deodorantë dhe antiperspirantë kur djersa fillon të kutërbojë. Djersa është e mirë dhe përmban kimikate që luftojnë sëmundjet andaj edhe nuk duhet të shqetësoheni të eliminoni edhe djersën bashkë me kutërbimin.

Një studim i fundit ka zbuluar se kimikatet e ndodhura në djersë përmbajnë antibiotikë natyrorë që mund të vrasin mikrobet e rrezikshme, gjë që na drejton drejt faktit se nuk duhet t`a eliminoni njërin nga funksionet më të rëndësishme të trupit. Në vend të kësaj, mund të eliminoni vetëm kutërbimin me anë të mjeteve natyrore.

Shmanguni nga deodorantët që përmbajnë alumin dhe përdoreni atë që përmban bli!
Të përfundojmë, nënsqetullat djersiten sepse i elminojnë toksinat në trupin tuaj, andaj është normale dhe dobiprurëse, sidoqoftë, kutërbimi që krijohet nga ajo mund të zgjidhet me përdorimin e blirit.

Bliri është fantastik kur përdoret kundër kutërbimit pasiqë ka aftësinë e të luftuarit të djersitjes së nënsqetullave për shkak të aciditetit të tij. Acidi në lëngun e blirit ndihmon në reduktimin e prodhimit të djersës dhe mund të përdoret si deodorant natyral. Për më shumë, bliri ka cilësi të fuqishme antibakteriale, pasiqë bakteret janë shkaktarët e kutërbimit, bliri është ideal për t`u përdorur në këso raste.

Gjithçka që ju duhet është të merrni blirin jo tërësisht të pjekur, prejeni përgjysëm, pastaj përshkoni me gjysmat të dy nënsqetullat.

Nuk duhet të merakoseni nëse lëkura nën sqetulla ngjyroset pasi ta keni përshkuar me bli, ngjyra do të kthehet menjëherë pas.

Organizohet dita e eksportit në Xërxë

0

​Nesër në Xërxë do të organizohet dita e hapur dhe dita e eksportit, ku do të ketë perime/produkte të varieteteve të reja, të cilat japin rendiment më të mirë, dhe shërbejnë për përpunim, si dhe për eksport.

Sipas organizatorëve këto produkte janë mbjellë me ndihmën e investimeve të organizatave të huaja siç janë Sëisscontacti.

Ky aktivitet organizohet nga AgroCelina, qendër grumbulluese në Xërxë, dhe partner i projektit PPSE, së bashku me drejtorinë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Komunës së Gjakovës dhe do të mbahet në fushat e ish-Erenikut, përgjatë rrugës Gjakovë-Prizren. Ceremonia fillon në orën 13:00, ku priten kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe kryetari i Komunës së Rahovecit.

Në event janë të ftuar donatorët e projekteve të ndryshme, tregtarët, fermerët dhe të gjitha palët e interesuara. Gjithashtu, do të ketë mundësi të shikohet procesi i vjeljes si demonstrim.

Ndërsa, pasnesër në Krushë e Madhe të Rahovecit organizohet Festivali i Specit, festë kjo e cila organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH- së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.

Mustafa: Marrëveshjet e arritura,janë me peshë historike

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës do t’i njoftojë deputetët për katër marrëveshjet e arritura dje në Bruksel, në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ja postimi i plotë i kryeministrit Mustafa në facebook:

Ne seancën e pare te sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, te cilat, me 25 gusht , i arritëm ne Bruksel. Janë këto marrëveshje me peshe historike ne rrugën e forcimit te shtetit tone dhe te partneritetit me BE-ne dhe SHBA-ne.

Ja marrëveshja për Asociacionin

0

Qeveria e Kosovës ka dërguar marrëveshjen e plotë të arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për themelimin e asociacionit serb, ku thuhet se Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës.

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejtë të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij, që do të përbëhet së paku nga elementet e mëposhtme:

3) Statuti do të aprovohet nga kuvendi themelues të përbëra nga anëtarët e votuar të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Bashkësia do ti ketë objektivat e tij kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) fuqizimin e demokracisë lokale;

b) ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale;

c) ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit;

d ) ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale;

e) ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural;

g) aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë;

h) zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore;

i) promovon, shpërndanë, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore;

j) ofron shërbime për anëtarët e tij në përputhje me Ligjet e Kosovës;

k) vlerëson ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të tij dhe banorëve të tyre në mënyrë që të përkrah Bashkësinë/Asociacionin në formësimin e qëndrimeve të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore;

l) bën monitorimin kur kërkohet për zbatimin e objektivave të tij;

m) vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare.

5) Bashkësia/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë siç mund tu delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Bashkësia do ti ketë organet si në vijim:

a) një kuvend si trup suprem, i përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë amendamentet e statutit, rregulloren e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe udhëzimet administrative në pa jtim me statutin dhe ndërlidhur me objektivat e tij.

Të gjitha amendamentet e statutit, rregullorja e punës dhe të gjitha rregulloret e nevojshme dhe vendimet e aprovuara nga kuvendi do të jenë të aplikueshme për anëtarët e tij, përveç nëse njëri nga anëtarët formalisht merr vendim tjetër.

b) një president, i cili do ta përfaqësojë Bashkësinë/Asociacionin përfshirë pran autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga zëvendëspresidenti. Presidentin dhe zëvendëspresidentin do ti zgjedh kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.

c) një këshill i përbërë nga më së shumti 30 anëtarë nga banorët e komunave pjesëmarrëse,përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një trup këshillëdhënës i cili jep udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

d) një bord i përbërë nga 7 anëtarë të votuar në kuvend nga mesi i kryetarëve të komunave dhe banorët e komunave pjesëmarrëse, përbërja e saktë do të definohet në statut, me të drejtë të marrjes së vendimeve të nevojshme për menaxhimin ditor të Bashkësisë/Asociacionit. Anëtarët e bordit do të përkrahen në punën e tyre nga kolegjiumet profesionale të përbëra nga ekspertë, të ndara në mbulimin e atyre fushave të cilat bien nën objektivat dhe detyrat e Asociacionit/Bashkësisë. Statuti do të definoj numrin e kolegjiumeve profesionale dhe detyrimet e tyre ndaj anëtarëve të bordit.

e) një administratë e udhëhequr nga shefi i administratës i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të bordit dhe të presidentit. Stafi i administratës do të përfitoj nga statusi i të punësuarve, në përputhje me Ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e punës dhe Ligjin mbi shërbimin civil duke u mundësuar atyre të ushtrojnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të të punësuarve për të përkrahur Bashkësinë/Asociacionin në përmbushjen e objektivave të tij.

f) një zyre e ankesave me mandat të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me objektivat e tij.

7) selia e Bashkësisë/Asociacionit do të përcaktohet në statut.

Marrëdhëniet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Bashkësia do të punojë me autoritet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave.

9) Asociacioni/Bashkësia do të promovoj interesat e komunitetit serb të Kosovës në relacionet me autoritet qendrore.

10) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të propozoj, në përputhje me Ligjet e Kosovës, amendamente për legjislacionin dhe rregulloret tjera relevante për përmbushjen e objektivave të tij.

11) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicioj apo të marr pjesë në procedurat para gjykatave kompetente duke përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çfarëdo akti apo vendimi të cilitdo institucion e që ndikon në ushtrimin e fuqive të Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me statutin e tij.

12)Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominoj përfaqësues në organet/trupat kompetente të qeverisë qendrore duke përfshirë Këshillin konsultativ për komunitete. Në përmbushje të funksionit monitorues të paraparë me marrëveshjen e parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Bashkësisë do të ketë të drejtë qasjeje në informata nga autoritetet qendrore në përputhje me Ligjet e Kosovës.

13) duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore do ti ofrojnë Ministrisë së Brendshme një listë të kandidatëve për nominim si komandant i policisë regjionale, siç përcaktohet në nenin 9 të Marrëveshje s së parë.

Kapaciteti legal

14) Asociacioni/Bashkësia do të pajiset me kapacite të nevojshme legale sipas Ligjeve të Kosovës që të ushtroj objektivat e tij, duke përfshirë të drejtën e posedimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, të bashkëpronësisë së kompanive të cilat ofrojnë shërbime lokale në kuadër të fushëveprimit të Asociacionit/Bashkësisë dhe të lidhë kontrata, përfshirë kontrata të punës.

15) në bazë të Marrëveshjes së parë Asociacioni/Bashkësia konsiderohet i themeluar, pas miratimit të dekretit, për qëllimin e objektivave të tij.

Buxheti dhe përkrahja

16) Asociacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e tij, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës e llogaridhënies dhe dispozitave të Ligjit mbi prokurimin publik.

Këto parime posaçërisht do të vlejnë për kanalizimin e fondeve, përfshirë ato në 17d.

shpenzimet do të jenë subjekt i auditimit nga autoritet kompetente, përfshirë Auditorin Gjeneral.

17) Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:

a) kontributet e anëtarëve të tij;

b) të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara prej Asociacionit/Bashkësisë, kompanitë e tij, apo të nxjerra nga asetet e tij të luajtshme dhe të paluajtshme;

c) transferet nga autoritet qendrore;

d) kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë; Bashkësia/Asociacioni do të lirohet nga detyrimet dhe taksat në kryerjen e objektivave të tij, në të njëjtën formë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Bashkësia do të jetë i hapur për cilëndo komunë tjetër, me kusht që anëtarët të pajtohen.

19) Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të ti j të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.

20) Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë simbolet e tij zyrtare (stemën dhe flamurin), në përputhje me Ligjet e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

22) Brenda njëviti nga aprovimi i statutit të Asociacionit/Bashkësisë, do të bëhet shqyrtimi i implementimit të tij duke përfshirë ato në lidhje me nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.