"Qeveria Mustafa e mbyllur karshi dialogut në Bruksel"

TË FUNDIT

​Opozita dhe shoqëria civile në vend po vlerësojnë se nuk ka transparencë nga ana e Qeverisë së Kosovës, karshi dialogut dhe marrëveshjeve që po arrihen me shtetin serb në Bruksel. Sipas tyre, qasja e kryeministrit Mustafa që vetëm përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook të komunikoi me qytetarët dhe mediat është një qasje e gabuar.

Sipas tyre, Mustafa po ndjek rrugën e paraardhësit të tij, partnerit të koalicionit, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Hashim Thaçi.

Sipas nënkryetarit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, qeveria e drejtuar nga IsaMustafa deri më tani nuk ka treguar aspak transparencë për ato që është diskutuar edhe arritur në Bruksel, derisa homolugu itij serb, Aleksander Vuçiq, sipas Çaushit është treguar korrekt dhe transparentë me popullin e tij.

Ai nuk pret që të ketë ndërrim të qasje së kësaj qeveri, duke thënë se vet dëmi që po i shkaktohet Kosovës nuk mund të përcillet me një transparencë të shtuar.
Se qeveria ka mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, mediave dhe kuvendit, e thotë edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi.

Sipas saj, mbyllja e qeverisë dhe heshtja e saj karshi këtij procesi dëshmon se këto vendime dhe këto marrëveshje nuk janë të mirë të vendit.
Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike e Politike, mungesa e transparencës në këtë proces duhet të shihet në një dimension tjetër e që ka të bëjë me demokracinë e brendshme dhe përgjegjësinë që duhet të ndjej Qeveria e Kosovës ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, një ditë pas arritjes së 4 marrëveshjeve në pako, atë për kodin telefonik, për asociacionin e komunave serbe, për energjinë dhe për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit, Qeveria e Kosovës ka dërguarmediave marrëveshjen e përkthyer për Asociacionin serb dhe përmbajtën e saj, ndërsa tri të tjerat nuk i ka dërguar.

Më shumë për marrëveshjet e arritura do të mësojmë në shtator kur fillon sesioni vjetor i Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se do të raportojë për katër marrëveshjet e arritura.