LSDM kërkon përgjegjësi për flamurin me 12 rreze! VMRO-DPMNE thotë se ishte instalacion artistik

TË FUNDIT

LSDM ka akuzuar Qeverinë për poshtërimin e flamurit maqedonas gjatë një ngjarjeje për shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë, duke kërkuar përgjegjësi për organizimin dhe shpenzimet e manifestimit. Opozita e cilësoi si të papranueshëm shpjegimin se flamuri ishte pjesë e një “instalacioni artistik” dhe theksoi se ligji përcakton qartë mënyrën e përdorimit të simboleve shtetërore.


VMRO-DPMNE-ja u kundërpërgjigj duke e akuzuar opozitën se kundërshton gjithçka që është në të mirë të shtetit dhe se synon ta paraqesë Maqedoninë si të dobët e të shkatërruar. Nga partia në pushtet thonë se koha e “fundërrinës dhe tradhtarëve” ka përfunduar dhe se Maqedonia, sipas tyre, po rimëkëmbet si shtet “krenar, i drejtë dhe dinjitoz”.

Përndryshe, ditë më parë në një ngjarje zyrtare në kuadër të manifestimit për shënimin e 35-vjetprit të pavarësisë së Maqedonisë, flamuri i shtetit në vend të të 8 rrezeve, u shfaq me 12 rreze të Diellit.