Zagreb: Dinamo e fortë për Skënderbeun(Video)

TË FUNDIT

Skuadra korçare, Skënderbeu ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, kundër Dinamo Zagrebit.

Kroatët arritën të fitojnë në shtëpi të vet me rezultat të thellë prej 4-1. Vendasit e filluan takimin më mirë, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 9’, me golin e shënuar nga Soudani.

Skënderbeu arriti të barazojë shifrat vetëm pas një minuti, kur në skenë u paraqit, Esquerdinha.

Pas vetëm pesë minutave të golit të barazimit, Dinamo Zagrebi riktheu epërsinë përmes Hodzic. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Me të filluar pjesa e dytë kroatët mbesin me një lojtar më pak në fushë, kur Goncalo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 48’.

Në vazhdim të takimit, përkundër që ishte me një lojtar më pak në fushë Dinamo shënoi edhe dy herë, përmes Taravel (55’) dhe Soudanit i cili shënoi në minutën e 80’ për rezultatin përfundimtar prej 4-1.

Por Skënderbeu nuk e përfundon këtu aventurën evropiane, pasi do të luaj në grupet e Europa Ligës.

https://youtu.be/GmexYh0-8Rg