Mogherini publikon detajet e marrëveshjes për telekomin Kosovë – Serbi

0

​Sipas marrëveshjes, Kosovës do t’i jepet kodi i saj telefonik sipas parimeve dhe standardeve të ITU-së.

Në marrëveshjen e arritur, Austria do të kërkojë për Kosovën kodin telefonik që, sipas planit, do të duhet të përfundojë deri më 15 janar të 2016-ës, pas publikimit të njoftimit nga ITU-ja, raporton KTV.
“Strategjia e re do të përpilohet nga ARKEP-i, përfshirë edhe planin e ri numerik dhe nën prefiksin e ri. ARKEP-i do të garantojë që të mos ketë hapësira mes palëve të planit numerik mobil dhe fiks. Strategjia do të sigurojë që ky prefiks të përdoret nga të gjithë operatorët në Kosovë”, thuhet në planin e realizimit të marrëveshjes, që duhet të përfundojë deri më 1 korrik 2017.

Me marrëveshje, operatorët do të ulin shpenzimet për shërbimet e tyre fikse dhe mobile për banorët, në përputhje me praktikat e BE-së, proces që duhet të ndodhë deri më 1 prill 2016.

Kjo detyron të dy rregullatorët që të inkurajojnë operatorët e tyre, të cilët gjithashtu duhet të nënshkruajnë marrëveshje për të mos ndërhyrë valët e operatorëve të njërës palë te tjera, nga e cila Vala ka pasur shumë humbje.

“Institucionet tjera përgjegjëse do të duhej po ashtu të përfshihen. Procedurat e përmendura lart do të lënë mjaft hapësirë për sigurimin e multipleksit për transmetuesit ekzistues për popullatën serbe. Sa i përket telefonisë fikse, një licencë e plotë për shërbimet e telekomunikimit fiks do të lëshohet nga kompania e re e telefonisë mobile, për ndonjë kompani serbe të regjistruar në përputhje me kornizën rregulluese kosovare. Infrastruktura aktuale e telefonisë fikse do të duhet të mirëmbahet rregullisht, derisa licenca të jetë e garantuar.

Sa i përket kompanisë së re të telefonisë që, sipas planit, duhet të formohet deri më 31 gusht të 2016-ës, do të bëhet duke u bazuar në ligjet e Kosovës.

“Është arritur pajtimi që të ekzistojë një kompani e re, vartëse e kompanisë serbe, që do të aplikojë për të dyja licencat, atë të telefonisë fikse dhe mobile. Afati i fundit për kompaninë që të pajiste me licencë biznesore në përputhje me kornizën ligjore kosovare, e që do t’i dërgohet edhe ndërmjetësuesit, BE-së, është 1 janari 2016 dhe do të hyjë në fuqi vetëm kur t’i dorëzohet operatorit. Ndërmjetësuesi, BE-ja, do t’ia dorëzojë këtë operatorit kur Kosova të sigurojë tashmë prefiksin digjital treshifror nga ITU-ja”, thuhet në plan.

BE-ja do të lehtësojë transferimin e aseteve të telefonisë fikse, që do të përdoren nga kompania e re, si dhe ato që aktualisht që përdoren nga kompania serbe.

Ndërkaq, sa i përket telefonisë mobile, autoritetet kosovare do t’i lejojnë kompanisë së re funksionim të përkohshëm, sipas kornizës ligjore kosovare.

“Ky autorizim i përkohshëm nuk do të skadojë para janarit 2016. Autorizimi i përkohshëm do të skadojë vetëm kur autoritetet kosovare të lëshojnë një licencë të re, të plotë dhe të pareduktueshme për telefoni mobile, si rezultat i ndonjë tenderi të shpallur apo ankandi. Tenderi do të organizohet në përputhje me standardet evropiane. Infrastruktura aktuale e telefonisë fikse dhe e kompanisë së re do të duhej mirëmbajtur rregullisht deri në garantimin e licencës”.

Mirëpo, licenca nuk do t’i jepet kësaj kompanie, derisa BE-ja ta marrë vendimin nga ITU-ja që Kosovës i është dhënë kodi telefonik ndërkombëtar.

“Në marrëveshje me Administratën e Republikës së Serbisë, drejtori i TSB-së ka lëshuar kodet si në vijim për Kosovën. Kodin 164, kodin 383, kodin 221. Data e aktivizimit të këtyre kodeve dhe këmbimit nga kodet e përdorura aktualisht do të këshillohet më vonë”, thuhet në planin e aksionit.

BE-ja ka publikuar edhe letrën që Austria do t’ia dërgojë ITU-së, për Kosovën dhe ku ky vend kërkon që t’i jepet Kosovës, kodi 383 ose 384 për përdorim, transmeton Koha.net.

Në anekset teknike, në buletinet e ITU-së, Kosovës i referohet me fusnotë, që nuk prejudikon statusin, rezolutën 1244 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë.

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të largoheni nga një punë

0

Të gjithë mund ta mbajmë mend ditën kur e kemi kuptuar se vendi ynë i punës po na e sillte në majë të hundës dhe se ishte koha për një ndryshim në mënyrën sesi e formonim përditshmërinë.

Por përtej mendimit të krisur dhe dëshirës për t’ia mbathur nga një punë e kthyer në kurth për energjitë tona, disa mendime edhe më të thella na fusin më tej në arsyetim për mundësinë e dorëheqjes, gjendjen financiare, karrierën e mëtejshme dhe aftësinë për t’ia nisur nga e para.

Megjithatë, fakti që menduat për të hequr dorë nga puna juaj do të thotë se keni kaluar mjaftueshëm dhe se ka ardhur koha për të bërë një ndryshim thelbësor. Mos i numëroni vitet që ju ka marrë ajo lloj pune, sepse kjo do t’ju pengojë të ecni përpara. Por e mira e të mirave është që të arsyetoni deri në detaj, nëse duhet apo jo të merrni vendimin që ndieni si të domosdoshëm thellë brenda jush.
Gjashtë pyetjet që duhet t’ia bëni vetes:

A keni mjaftueshëm kursime?
Ne të gjithë kemi dëgjuar historitë e suksesit të atyre që heqin dorë nga një vend pune pa asnjë kursim dhe që në fund ia dalin mbanë. Ato histori përbëjnë sidoqoftë, përjashtim. Nuk ndodhin normalisht, ndaj mos i merrni parasysh si mundësi në rastin tuaj. Realiteti është se të ardhurat nga një biznes mund të jenë sporadike për disa muaj dhe ndonjëherë edhe inekzistente.
Keni nevojë për një fond emergjence që të jetë mjaftueshëm i madh për të mbuluar pengesat që do të hasni në fillim në rrugën tuaj. Nëse nuk do t’ju duhet, atëherë do të keni më tepër para për të investuar.

A ju paguajnë faturat të ardhurat e biznesit tuaj?
Shumë sipërmarrës kanë probleme kur heqin dorë nga puna e përditshme për t’iu përkushtuar bizneseve, ndërsa janë ende në zhvillim. Ata mund të kenë hasur një nivel të mirë të ardhurash në muajt e parë, por jo mjaftueshëm për t’i paguar faturat. Në këtë rast, mos hiqni dorë nga puna që po bëni.
Cilat janë planet tuaja për zhvillim në të ardhmen?
Plani juaj i biznesit duhet të përfshijë shkallën dhe rritjen e tij me kalimin e kohës. Duhet të keni një plan që do t’ju mundësojë të arrini majat që kërkoni. Thjesht përse ju ka lindur një ide e mirë dhe se prodhuat disa para si fillim, nuk do të thotë se jeni gati të hiqni dorë nga puna e vjetër. Keni nevojë për një vizion për të ardhmen.
A keni një plan emergjence?
Të gjithë dëshirojmë që gjërat të na ecin siç i planifikojmë, por çfarë ndodh nëse kjo dëshirë nuk realizohet? Ndonjëherë, bizneset falimentojnë dhe kjo është fare normale. Për më tepër, ka raste kur duhet të kaloni në dështim që të gjeni rrugën e duhur për t’u zhvilluar akoma më tepër. Nëse biznesi ju falimenton, duhet të mbështeteni te diçka tjetër, kjo është një arsye më shumë për të mbajtur punën tetorarësh gjatë ditës.
Kush mund të preket nëse dështoni?
Nëse keni një familje ose dikë që mbështetet shumë te ju, heqja dorë nga çdo gjë mund ta përkeqësojë shumë situatën. Sipërmarrja është diçka e mrekullueshme. Liria që ju jep, mund të jetë tepër e madhe, por përpara familjes, nuk duhet të mbivlerësoni biznesin. Mendoni për ata që do të prekeshin nëse ju bëni një vendim të gabuar.
Çfarë mendimesh enden në kokën tuaj?
Mentaliteti që keni është një pjesë e rëndësishme e suksesit në jetë dhe në biznes. Një sipërmarrës i suksesshëm duhet të jetë në dijeni të kurtheve që mund t’i ngrejë mendja e tij, rreth besimeve që i limitojnë kapacitetin dhe nevojës për të ndryshuar vazhdimisht veten për mirë. Nëse lini një punë me pagesë të rregullt, pa e ditur se keni ende tepër gjëra për të përmirësuar te vetja, atëherë po gaboni.
Bëni mirë që më parë të zgjidhni pengesat brenda vetes për t’ia dalë me sukses në një plan që do të marrë shumë kohë dhe energji tuajën.
Nëse do t’ia hyni një rreziku, sigurohuni që t’ia vlejë 100 për qind. Mos u nxitoni që të hiqni dorë përpara kohe, vetëm se fillimi është i mbarë. Duhet të keni besim të plotë që keni një plan për t’u zhvilluar, se keni mjaftueshëm kursime për të mbuluar çdo të papritur dhe se familja juaj është krah jush e paprekur nga ndryshimet ekonomike që mund të shkaktojë aventura juaj në biznes.

Afganistan, helmohen mbi 124 nxënëse

0

Si pasojë e lëshimit të një gazi helmues në një shkollë 9 vjeçare në rajonin Xhebrail të krahinës Herat në perëndim të Afganistanit janë helmuar mbi 124 nxënëse.

Zëdhënësi i policisë së rajonit Herat, Abdurauf Ahmadi, në një deklaratë tha se pasi mësuesi dhe nxënësit në shkollën 9 vjeçare Habibul Mustafa kanë hyrë në shkollë ato janë ndikuar nga gazi helmues i cili ishte lëshuar më parë dhe më pas janë dërguar për në spital.

Ahmadi i cili ka vënë në dukje se janë helmuar mbi 124 nxënëse, ka theksuar se në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim.

Ndërsa zëdhënësi i spitalit shtetëror në Herat, Muhammad Rafik Shirzory ka njoftuar se në spital së bashku me mësuesit kanë mbërritur 131 persona dhe se 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë,shkruan AA.
Ende nuk ka informacion se në çfarë rrethanash është lëshuar gazi, por dyshimet janë përqendruar se këtë akt mund ta kenë ndërmarrë talebanët ose ndonjë organizatë ekstreme e ngjashme.

Afërsisht 5 muaj më parë në shkollën e mesme Fetih në qendër të rajonit Herat ishin helmuar 150 nxënës femra dhe meshkuj nga uji që kishin konsumuar.

Zyrtare: Cana rikthehet në Francë

0

Pas gjashtë vitesh, Lorik Cana rikthehet në kampionatin francez.
kapiteni i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Nantës, ekip ku pak ditë më parë u zyrtarizua mbrojtësi tjetër kuqezi, Ermir Lenjani.

Afrimin e 32-vjeçarit e konfirmoi vetë klubi i Ligës 1 në ueb-faqen e vet zyrtare pasditen e së hënës: “Nanta, Lacio dhe Lorik Cana kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit të kombëtares shqiptare. Ai do të firmosë për dy vitet e ardhshme”.

Ballkani, shtegu i preferuar për trafikuesit e qenieve njerëzore

0

Trafikuesit e refugjatëve dhe imigrantëve shumë më tepër po përdorin shtegun nëpër Maqedoni, serbi dhe Hunfari deri në Austri, se sa shtegun e rrezikshëm për transportin e imigrantëve nëpër Detin Mesdhe, dëshmojnë rezultatet më të reja të agjencisë së Bashkimit Evropian për kontrollin e kufijve, Fronteks.
Nga janari deri në korrik të këtij viti mbi 102 mijë njerëz kanë hyrë në Austri, duke kaluar nëpër Ballkanin Perëndimor, rreth 10 mijë persona më shumë, se sa ata që kanë hyrë në Evropë nëpër shtegun e Detit Mesdhe, ka njoftuar Fronteks.
Përderisa po vazhdon kërkimi i përgjegjësve për tragjedinë, si pasojë e së cilës 71 persona u gjetën të vdekur në një kamion në Austri, Europoli njoftoi se në Hagë do të zhvillohet një seri e takimeve me zyrtarët nga së paku gjashtë shtete, gjë që dëshmon se trafikuesit po veprojnë në një nivel mbi-kombëtar. Duke kontrolluar shtegun gjithnjë e më të preferuar dhe të popullarizuar nëpër Ballkan.
Evropoli aktualisht është duke zhvilluar 130 hetime që ndërlidhen me trafikun e qenieve njerëzore, në të cilin janë të angazhuara grupet kriminale, të cilat fillimisht ishin të angazhuara në trafikun me lëndë narkotike, shpërlarje të parave dhe shitje të femrave për prostitucion.
Agjencia njoftoi se ka identifikuar 3 mijë aktorë serioz, të ndërlidhur me trafikun me qenie njerëzore në Evropë./21Media

​Malazezët e Kosovës: Asociacioni do të sjellë paqe dhe stabilitet

0

Kryetari i Shoqatë së Malazezëve të Kosovës Slobodan Vujiçiq, me anë të një komunikate ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke e quajtur atë si “më të rëndësishmen deri tani”.

“Ne, malazezët e Kosovës formimin e Asociacionit të Komunave Serbe – AKS, nuk e përjetojmë si kërcënim as për Kosovën e as për cilindo komunitet tjetër, porse si marrëveshjen deri tani më të rëndësishme që është nënshkruar në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

AKS me siguri do ta përshpejtojë procesin e pajtimit historik dhe të pashmangshëm ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që do të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan.

Secili që dëshiron ardhmëri më të mirë dhe ekonomikisht më prosperitete për popullin e vet dhe gjeneratat që vijnë do ta përkrahë këtë dhe çdo marrëveshje tjetër ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Rajoni s’ka më kohë të presë dhe të jetë peng i politikave tashmë të tejkaluara dhe ëndrrave të parealizuara të kujtdo.

Prandaj, në interes të të gjithë neve që jetojmë në Ko sovë, por edhe në interes të rrugëtimit euro-atlantik të të gjitha vendeve të rajonit, i përkrahim përpjekjet që po i bëjnë Beogradi dhe Prishtina dhe do të japim kontributin e plotë që AKS të jetësohet sa më parë, kurse Marrëveshja e Brukselit të implementohet në tërësi”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Shoqatë së Malazezëve të Kosovës Slobodan Vujiçiq.

Zeman: Refugjatët mund të sjellin sëmundje, terrorizëm dhe geto

0

Pranimi i refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe Afrika në territorin e Republikës së Çekisë bartë me vete tri rreziqe të mëdha-përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, terrorizmin e Shtetit Islamik dhe krijimin e getove të reja, ka vlerësuar Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman.
Zeman tërhoqi vërejtjen se me refugjatët në Çeki mund të hyjnë edhe qlizat e Shtetit Islamik, agjentët e fjetur të kësaj organizate, rë cilët mund të aktivizohen më vonë dhe të ndërmarrin sulme, siç ishin sulmet në Paris, Londër apo Madrid, njoftuan mediet çeke.
Sipas mendimit të presidentit çek, pjesa më e madhe e refugjatëve hyjnë në kategorinë e migrantëve ekonomik, e jo në atë të njerëzve që vërtetë arratisen nga konfliktet, duke vlerësuar se ata nuk dëshirojnë të punojnë në Çeki dhe shtoi se ata në vend mund të fusin sëmundje ngjitëse dhe të nxisin krijimin e getove.
Zeman gjithashtu theksoi se refugjatët, të cilët kalojnë transit nëpër territorin çek, kur Gjermania të vendos të ndal pranimin e tyre, do të mbesin në Çeki dhe në këtë rast sipas tij vendi duhet të mbrojë kufijtë e vet, duke angazhuar policinë dhe ushtrinë, nëse dëshmohet se mbrojtja e kufijve të Evropës nuk po funksionon./21Media

Mustafa uron për 1 shtatorin

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.

Urimi i kryeministrit Isa Mustafa:

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës.
Nesër, më 1 shtator 2015, fillon viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, andaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal ju uroj suksese gjatë këtij viti shkollor.

Me këtë rast, më lejoni që të shpreh mbështetjen dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ju, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, dhe të theksoj faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet shumë të rëndësishëm përkrahjen, reformimin dhe avancimin e vazhdueshëm të sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë.
Po ashtu, më lejoni që të shpreh respektin dhe konsideratat më të larta për mësimdhënësit e Kosovës, njerëzit që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre kanë pasur rol vendimtar për të gjitha të arriturat që Kosova ka bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit.

Duke shprehur respektin dhe përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e Kosovës, ju uroj nga zemra gjithë të mirat dhe suksese në këtë vit shkollor.

Washingtoni i “hakmerret” Pekinit

0

Administrata e Presidentit amerikan, Barak Obama, ka filluar të përgatitë sanksione ekonomike kundër kompanive kineze, të përfshira në sulmet kibernetike kundër organizatave amerikane, ka njoftuar e përditshmja Uashington Post.
Gazeta theksoi se pakoja e sanksioneve është duke u përgatitur për ato kompani kineze dhe individë, të cilët kanë përfituar nga vjedhja nëpërmjet sulmeve kibernetike të fshehtësive tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pritet që vendimi për këto sanksione të merret gjatë dy javëve të ardhshme.
Uashingtoni disa herë ka akuzuar publikisht Rusinë dhe Kinën se paraqesin kërcënimin më të madh kibernetik, pasi që në nëntor të vitit 2011 zyrtarët amerikanë kumtuan se hakerët nga këto dy shtete kanë tentuar të hyjnë në serverët e mbrojtur, ku ruhen informatat ushtarake dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kina disa herë ka mohuar përfshirjen e saj në këtë lloj të aktiviteteve dhe ka akuzuar amerikanët për aktivitete në hapësirën kibernetike të internetit në Kinë./21Media

"Dera e ngushtë" për të hyrë në konvikte (VIDEO)

0

Që nga data 3 ose 7 shtatori, studentët e rregullt të Universitetit të Prishtinës do të mund të konkurrojnë për banim në qendrën studentore në Prishtinë. Në vitin akademik 2015/2016 qendra studentore në Prishtinë ka kapacitet për të pranuar 3 mijë e 600 studentë. Ndërkaq parashihet që sivjet të shtrëngohen kriteret për pranim. Këtë e ka bërë të ditur për RTV21, drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta. /21 Media