Washingtoni i “hakmerret” Pekinit

TË FUNDIT

Administrata e Presidentit amerikan, Barak Obama, ka filluar të përgatitë sanksione ekonomike kundër kompanive kineze, të përfshira në sulmet kibernetike kundër organizatave amerikane, ka njoftuar e përditshmja Uashington Post.
Gazeta theksoi se pakoja e sanksioneve është duke u përgatitur për ato kompani kineze dhe individë, të cilët kanë përfituar nga vjedhja nëpërmjet sulmeve kibernetike të fshehtësive tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pritet që vendimi për këto sanksione të merret gjatë dy javëve të ardhshme.
Uashingtoni disa herë ka akuzuar publikisht Rusinë dhe Kinën se paraqesin kërcënimin më të madh kibernetik, pasi që në nëntor të vitit 2011 zyrtarët amerikanë kumtuan se hakerët nga këto dy shtete kanë tentuar të hyjnë në serverët e mbrojtur, ku ruhen informatat ushtarake dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kina disa herë ka mohuar përfshirjen e saj në këtë lloj të aktiviteteve dhe ka akuzuar amerikanët për aktivitete në hapësirën kibernetike të internetit në Kinë./21Media