Horoskopi javor (31 gusht – 6 shtator 2015)

0

Dashi

Do bëni ndryshime radikale gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Si ju dhe partneri do jeni gati te hiqni dore edhe nga disa gjera me vlere vetëm për te mirën e bashkëjetesës. Beqaret do fiksohen keq pas një personi, por ai nuk do ua hedhe sytë aspak. Kjo do i beje te vuajnë. Sektori i financave do ketë goxha tronditje nëse tregoheni te pamatur dhe shpenzoni vetëm për te plotësuar kapricot. Shëndeti do jete disi me i mire se kohet e fundit, megjithatë gjendja nuk do jete perfekte. Ne pune do kaloni një periudhe mjaft pozitive. Do filloni projekte te mëdha dhe mjaft interesante. Shefat do ua plotësojnë te gjitha kërkesat. Për familjen mos u shqetësoni.

Demi

Jupiteri do sjelle fat dhe mirëqenie gjate kësaj jave ne jetën sentimentale. Do kaloni çaste te mrekullueshme pranë personit qe dashuroni. Jetën e beqareve do e beje me te animuar Merkuri. Shume surpriza dhe çaste te bukura priten për ta. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te shpenzoni pa fund. Po kursyet pak sot do e keni te nesërmen me te stabilizuar. Shëndeti jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do ndiheni edhe me ne forme dhe me më shume energji. Për punën do jete jave normale. Përmbushni detyrat qe iu janë dhënë dhe qëndroni te qete. Nëse koleget kërkojnë ndihme, jepuani. Jeta familjare do jete perfekte.

Binjaket

Jave e bekuar do jete kjo për te dashuruarit. Ëndrrat me te bukura do ju realizohen dhe vetja do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzoni çdo sekonde pranë partnerit. Beqaret do mundohen pak, por nga fundi i javës do e gjejnë partnerin e tyre ideal. Situata financiare do filloje te stabilizohet fale ndihmës qe do iu japin familjaret. Shëndeti do lere mjaft për te dëshiruar. Kujdes me ushqimin, konsumoni pak proteina shtazore, flini sa duhet dhe çlodhuni here pas here. Ne pune do hidhni goxha hapa përpara. Mos e vrisni mendjen nga xhelozia e te tjerëve, por shihni rrugën tuaj. Jeta familjare do jete e mire, por jo aq sa me pare.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë goxha përmirësime gjate kësaj jave. Do jeni me te hapur ndaj njeri-tjetrit dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dashurinë e madhe, por gjerat do ju realizohen me se miri. Me financat duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm dhe te mos shpenzoni pa u menduar. Ne një moment apo ne një tjetër, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por jo gjera për t’u alarmuar. Ne pune do keni goxha vështirësi për te arritur atje ku keni menduar. Vetëm ndihma e personave me eksperience mund te jete e vlefshme. Me familjaret nuk do i keni punët shume mire.

Luani

Do përjetoni ndjesi shume te forta gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbretëresha dhe nuk do kërkoni asgjë me shume. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te pranojnë ftesa dhe te fillojnë lidhje. Jo çdo gjë është ashtu si duket. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do jeni te qete me ne fund. Shëndeti do kërkojë me tepër përkujdes. Mbrojuni nga dielli, ushqehuni si duhet dhe merruni me aktivitet sportiv. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te rrini atë qe keni ne mendje. Nuk do jete dhe shume e vështirë. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Virgjeresha

Gjate kësaj jave duhet te bëni shume kujdes me xhelozinë ne çift sepse partneri jo gjithmonë do jete ne qejf për te duruar histerinë tuaj. Beqaret nuk do tërhiqen nga personat e moshës se tyre, por nga ata qe janë shume me te mëdhenj. Kujdes sepse disa nuk do jene ashtu si duhen. Financat do kenë ulje dhe ngritje, megjithatë probleme shume serioze nuk do ketë. Shëndeti do jete i mire ditët e para, ndërsa qe nga e mërkura mund te keni ndonjë shqetësim nga barku ose shpina. Merrni sa me shpejt masa. Ne pune do merrni frytet e gjithë lodhjes dhe mundit qe keni harxhuar. Do ndiheni edhe me krenare për veten. Jeta familjare do jete mjaft e animuar.

Peshorja

Jave jo shume pozitive kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ekzistoje me mirëkuptimi i mëparshëm dhe kjo mund te sjelle probleme. Nga ana tjetër do jete edhe një person i trete qe do mundohet t’ua prishe harmoninë. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për aventura. Ne planin financiar gjerat do ecin mjaft mire. Nuk do keni me frike kur te kryeni shpenzimet e domosdoshme. Shëndeti do jete i mire për aq kohe sa te kujdeseni për veten dhe te mos e teproni me lodhjen apo me ushqimin. Ne pune do filloni projekte afatgjata te cilat do ju bëjnë edhe me krenare për veten. Ne familje priten disa ndryshime.

Akrepi

Gjate kësaj jave do keni edhe momente te lumtura ju te dashuruarit, po nuk do mundojnë as mosmarrëveshjet dhe debatet. Priten shume ulje dhe ngritje. Beqaret duhet t’i marrin gjerat dalëngadalë dhe jo te kërkojnë menjëherë një lidhje pasionante. Ne planin financiar tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni sepse situata nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme. Gjendja shëndetësore do jete delikate vetëm dy ditët e para te javës, me pas gjithçka do stabilizohet ndjeshëm. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te kujdesshëm. Nuk do lini asnjë shteg qe te tjerët te flasin keq apo qe te mposhteni. Jeta familjare do jete e begate.

Shigjetari

Yjet do e mbrojnë gjate gjithë kohës këtë jave jetën sentimentale te çifteve dhe pritet qe gjithçka te shkoje ashtu si ata e kishin ëndërruar. Do dalin, do argëtohen dhe do dashurohen si ta ndiejnë. Beqaret ka rrezik te joshin personin e papërshtatshëm dhe shume shpejt te lëndohen. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni shume kujdes me ushqimet qe do konsumoni, shikojuni datën e skadencës. Jeta profesionale do jete e bekuar nga Jupiteri. Ai do ua hape te gjitha rrugët për te arritur majat ne profesionin qe keni. Problemet familjare do vijnë duke u zgjidhur.

Bricjapi

Gjate kësaj jave do i merrni gjerat me seriozisht juve qe jeni ne një lidhje. Arsyeja do mbizotërojë mbi gjithçka. Beqaret nuk duhet te presin dashuri pasionante, por duhet te kënaqen edhe me ndonjë aventure kalimtare apo thjesht me ndonjë njohje. Financat do jene me te mira se me pare dhe do mund ta blini atë qe keni pëlqyer. Shëndeti duhet pasur nen kujdes. Mund te keni probleme gjinekologjike te cilat vetëm një mjek mund t’ua kuroje. Mos kini druajtje, por bëni menjëherë një vizite. Ne pune do ketë goxha vështirësi dhe pengesa, prandaj do ju duhet dyfishi i forcës dhe vullnetit për t’ia dale. Ambienti familjar do jete goxha i ngrohte.

Ujori

Nëse nuk tregoheni impulsive dhe pranoni te bashkëpunoni ne çdo moment me partnerin, jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj jave. Beqaret me mire te tregohen te arsyeshëm dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ka rrezik qe as këtë jave te mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar Neptuni do ju sjelle fat me shumice. Do arrini t’i shlyeni edhe borxhet qe kishit marre me herët. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Duhet te bëni një kontroll mjekësor dhe te merrni vesh nga çfarë iu vijnë ato shqetësime. Ne pune do vazhdoni me maturi atë qe keni nisur. Me familjaret mos u tregoni harbute, por toleroni.

Peshqit

Mos u mundoni ta gënjeni tjetrin gjate kësaj jave vetëm e vetëm qe ai t’iu vije sipas qejfit sepse do krijoni probleme me dorën tuaj. Me mire flisni lirshëm dhe shprehni gjithçka ndjeni. Beqaret do kenë flirte pa fund dhe ne fund te javës mund te fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet te ruani vetëkontrollin. Po shpenzuat pa fund do mbeteni shpejt pa para. Shëndeti nuk pritet te ketë probleme. Po u morët dhe me pak sport do ndiheni me ne forme. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe te pandalshëm. Do i vini qellim vetes te arrini diku dhe do ja dilni mbanë me sukses. Edhe shefat do ju admirojnë. Ne familje nuk do ketë te papritura te pakëndshme.

Horoskopi ditor, e Martë 1 Shtator 2015

0

Do të jetë një ditë e rënduar për disa, ku ngarkesat negative nuk do t’ju lejojnë që të mendoni pozitivisht dhe me qetësi për situata të caktuara. Nëse arrini të kontrolloni veten, pasdite situata do të qetësohet dhe do t’ju rritet vetëbesimi, duke ju kthyer harmoninë e brendshme. Përpiquni të shmangni përtacinë dhe vetëkënaqësinë.

Dashi

Ditë e favorshme për kontakte biznesi dhe për të lidhur kontrata të reja. Është mirë nëse arrini të komunikoni me persona të afërm të familjes, të cilët i dinë shqetësimet dhe problemet tuaja. Mendimi i tyre do të ishte i vlefshëm. Përpiquni të shmangni një bisedë të pakëndshme në lidhje me ndjenjat tuaja.

Demi

Duhet të jeni të kujdesshëm. Mos bëni blerje që nuk janë të nevojshme, pasi probabiliteti që të mashtroheni është shumë i madh. Financat tuaja nuk janë shumë të forta, ndaj shpenzimet për gjëra të vogla në këto momente janë të kota dhe të panevojshme.

Binjakët

Mos u merrni me gjëra të parëndësishme, se pastaj bëheni konfuz dhe i paqartë në ato që doni të realizoni vërtet. Përpjekja për t’u marrë me çështjet e ditës do të rezultojë jo shumë e suksesshme. Mendohuni më mirë para se të ndërmerrni hapa konkretë. Komunikimi me miqtë tuaj do t’ju ndihmojë vërtet shumë për zgjidhjen e disa situatave.

Gaforrja

Sinqeriteti nuk është shumë i nevojshëm sot. Për të arritur diçka që ju e doni me patjetër, duhet të përdorni taktika të tjera me qëllim që gjërat të jenë në avantazh për ju. Mundohuni të mos tregoheni të dobët dhe kështu të mund t’ju dalë loja në shesh. Mos ndani detaje të jetës suaj private me njerëz që nuk i njihni për të besuarit tuaj.

Luani

Ju prisni të arrini disa objektiva të mëdha këtë ditë. Rrethanat do të jenë ato që do të tregojnë nëse gjërat janë në favorin tuaj apo jo. Përpiquni të mos bini prè të disa thashethemeve, sidomos nga gratë. Ndaj qëndroni larg tyre nëse nuk doni të keni probleme nesër.

Virgjëresha

Është një periudhë e mirë për të marrë vendime dhe për të nënshkruar kontrata të rëndësishme. Kujdes, sepse aleancat që keni krijuar ditë më parë janë të brishta dhe një fjalë e pamatur i shkatërron ato. Kujdes duhet bërë edhe në fushën e ndjenjave, ku duhet të jeni më të vëmendshëm.

Peshorja

Do të përballeni me disa ndryshime pozitive sot. Jeni gjithmonë i rezervuar pasi keni frikë nga ndonjë mashtrim. Kujdesi që tregoni është gjë e mirë, por jo kushdo që rri pranë jush i ka vënë qëllim vetes për t’ju mashtruar. Ditën e sotme duhet të dëgjoni edhe shqetësimet e të tjerëve.

Akrepi

Disa paqartësi mund t’ju ndjekin deri në mbrëmje duke ju krijuar paqëndrueshmëri me partnerin tuaj. Ka njerëz që nuk ju duan dhe ju ngrenë intriga. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos lejoni që ata t’ju prishin humorin dhe harmoninë në çift.

Shigjetari

Bashkëpunimi dhe dialogu janë kryefjala e diskutimeve sot për ju. Kjo është gjë e mirë dhe ju mbush me energji pozitive. Me diplomacinë që ju karakterizon, ju mund të finalizoni çdo qëllim tuajin. Duhet të tregoni kujdes se jo vetëm puna do vëmendje, interes duhet t’i kushtoni edhe shëndetit dhe dashurisë.

Bricjapi

Sot rrethanat nuk janë në favorin tuaj dhe kjo do të bëjë që të pranoni rregullat e vëna nga të tjerët. Femrat nuk duhet të merren me çikërrima dhe të shpenzojnë pa hesap. Duhet të interesoheni edhe për financat tuaja që të mos ikin “rrëke”.

Ujori

Duhet të bisedoni me partnerin për t’ju ndihmuar në finalizimin e ideve dhe projekteve tuaja. Mendimi i tij do të jetë i rëndësishëm. Ju jeni paksa i paqartë në lidhje me hapat që duhet të hidhni në punën apo biznesin tuaj. Dhe kjo, ju bën të humbni qetësinë ndonjëherë edhe arsyen.

Peshqit

Kjo është koha më e mirë për ndërtimin e një marrëdhënieje të re. Duhet të gjeni fjalët e duhura në bisedën që pritet të keni me një person të rëndësishëm. Fleksibiliteti dhe peshimi mirë i çdo situate do t’ju bëjë të jeni në qendër të vëmendjes

Fiat sjell model të veçantë

0

Kompania e njohur italiane Fiat për panairin “Caravan Salon”, i cili do të mbahet në Duseldorf të Gjermanisë, ka përgatitur një model të veçantë, Ducato 4×4 Expedition.

Për formën e këtij minibusi dhe zgjerimin e boshtit të rrotave është përkujdesur ekipi i Fiat Professinal.

20150830175835472

Ducato 4×4 Expedition, ndër të tjera, karakterizohet me eksterier dy-ngjyrësh, dritat LED, është më i lartë, posedon rrotat Off-Road, , bagazh mbi çati, ulëset prej lëkure, kuzhinë të vogël dhe televizor.

3

Sa i përket motorit, ky minibus posedon motorin dizel Multijet 2.3-litër me kapacitet prej 150 kuajfuqi dhe me sistemin Dangel 4×4 të tërheqjes.

Riparoni dëmet e diellit në flokët tuaj

0

Mos i mundoni shumë flokët tuaj nëse dëshironi ti keni të shëndetshëm, shtoni fuqinë e vajrave natyral.Gjatë verës, jeta në det dhe dushet e shpeshta mund të vënë në provë të fortë bukurinë e flokëve, dhe për këtë është shumë e rëndësishme t’i kurojmë në mënyrë të veçantë. Por a e dini mënyrën e duhur për t’i larë?
Ja disa këshilla:

Larja e duhur
A e dini që vendosja e shampoos direkt në flokë është një sjellje e gabuar? Kopjoni mënyrën e duhur nga profesionistët: derdhni një sasi të vogël të shampoos në një tas dhe mbusheni me ujë të vakët. Më pas lani flokët duke marrë nga kjo sasi. Është e rëndësishme të masazhoni lëkurën e kokës me lëvizje rrethore të thella, dhe më pas gjatësinë e flokut. Me këto metoda të thjeshta nuk do të prishni flokët dhe do të kuptoni se është e mjaftueshme përdorimi i vetëm një produkti dhe jo sa përdorim.

Rikthimi tek bukuria
Vjeshta është një periudhë e vështirë për flokët. Gjatë pushimeve floku ju bie dhe mund t’ju jetë dobësuar. Kjo është koha e duhur për të prerë flokët e djegur, sepse i forcon dhe u jep shkëlqim. Zgjidhni një look të ri, që do të të ndihmojë të përballosh rikthimin nga pushimet me më shumë energji edhe psikologjikisht. Piastër? Jo. Shfrytëzoni ditët e bukura për t’i tharë flokët në diell.

Mos i mundoni flokët
Mendoni se të mbroni flokët në det është e pamundur? E keni gabim! Për të evituar që uji i kripur i detit, klori dhe dielli ti bëjnë flokët të ashpër, duhet të përdorni rregullisht vajra natyralë. Masazhoni vajin, (e zgjidhni vetë, me jojoba, arë kokosi, argani etj) në të gjithë gjatësinë e flokut, dhe do ti bëjë më të fortë dhe më të shkëlqyeshëm. Këtë mund ta bësh që në mëngjes, dhe ta përsëritësh gjatë ditës, kështu flokët do të jenë të mbrojtur dhe gjatë zhytjes në det.

Ushqyerja e flokut
Një apo dy herë në javë, një maskë ushqyese dhe ristrukturuese për flokun do të ndihmonte në ruajtjen e bukurisë së tij. Përzieni vaj ulliri, bajame të ëmbla, avokado, të pasura me vitaminë E dhe arrë koksi: mund të shtoni ndonjë lugë kos, qumësht hidratues, mjaltë, apo qumësht orizi për të krijuar një maskë impakte natyrale për të masazhuar mbi flokë të njomë. Mbajeni kokën me një letër plastike për gjysëm ore dhe më pas shpëlajeni.

Zakonet e mira
Për të shpëlarë flokët nga klori dhe kripa e detit mjafton një dush i lehtë me ujë të ëmbël. Për aq sa të keni mundësi, evitoni mundësinë që t’i lani flokët përditë me shampoo, duke përdorur një vaj natyral që do ju mjaftojë për të shpëlarë flokët në dush, në fund të ditës. Kështu do të keni një flok të shndrritshëm dhe të shëndetshëm. Nëse i lani flokët shpesh me shampoo kanë tendencën të thahen. Ose si alternativë mund të merrni në farmaci shampoo për përdorim të shpeshtë, pasi është më pak agresivë se produktet normale.

Markat që sfidojnë Facebook-un

0

Facebook ka arritur një moment historik me 1.49 miliardë përdorues aktiv çdo muaj e megjithatë ka ende disa marka që e sfidojnë e prekin jetët e më shumë njerëzve në ditë. Sipas hulumtimeve të kompanisë Kantar, e cila merret me studimin e tregut në Mbretërinë e Bashkuar, 65% e popullsisë së botës zgjedhin markën e pastes së dhëmbëve Colgate, e cila mendohet se ka disa miliardë përdorues, duke sfiduar kështu shifrat e dhëna nga facebook. Një tjetër markë është ajo e Coca-Cola, e cila thotë se shet 1.9 bilion njësi nga gama e madhe e pijeve çdo ditë, në mbarë botën.

Për të shkuar në sferën dixhitale, Microsoft vlerëson se 1.5 miliard njerëz përdorin përsëritje të ndryshme të softuerit të përditshme e ka 1.2 miliardë përdorues të paketës Office. Nga ana tjjetër është YouTube, i cili ka 1 miliardë njerëz aktivë në shërbimin e tij çdo muaj.

“Së fundmi Facebook është prezantuar fuqishm përsa i përket përdoruesve, duke arritur rekord historik. E pavarësisht të gjitha markave të mësipërme, nuk ka dyshim se Facebook, është i pashembullt në botën e mediave sociale.”-shprehen autorët e hulumtimit

Thaçi për “The Independent”: Nuk do të lejoj që historia e shtetit tonë të rishkruhet

0

Në një editorial për gazetën britanike “The Independent”, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënvizuar se “tani, pothuajse dy dekada pas luftës së Kosovës, nuk do të lejoj që historia e shtetit tonë të rishkruhet për të mjegullimuar vijat midis viktimës dhe agresorit”.
———–
Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi muajin që shkoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar krijimi e një Gjykate Speciale që do të gjykojë krimet e dyshuara të kryera nga shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës çlirimtare të vitit 1999.

Pas diskutimeve të gjata, votimi i fundit të Kuvendin tonë ishte jashtëzakonisht pozitiv. Si kryetar i partisë më të madhe në Kuvend, kam punuar shumë me kolegët e mi për tër të bindur deputetët, si dhe opinionin, për të krijuar këtë intstrument të pazakontë ligjor në mënyrë që të mund të kemi gjykime të besueshme, të pavarura dhe të menaxhuara ndërkombëtarisht.

Shtatëmbëdhjetë vite kanë kaluar që nga fillimi i luftës në Kosovë, më 1998. Atëbotë, kam qenë drejtor politik i një force guerila që nisi një kryengritje kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Millosheviqi dhe miqtë e tij për vite ishin përfshirë në shtypjen sistematik të popullit të Kosovës. Kryengritja jonë ishte një rast i vërtetë i luftës së Davidit me Goliathin. Ne nuk kishim armë, kemi qenë të pastërvitur, dhe luftëtarët e gueriljes ishin jorrallëherë vullnetarë të papërgatitur për luftë të cilët u përballën me batalione të organizuara dhe të egra të policisë dhe forcave ushtarake serbe.

Rezistenca guerile e Kosovës shpejt u shndërrua në një kërcënim vdekjeprurës ndaj Millosheviqit. Duart e tij ishin tashmë plot gjak pas vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, duke përfshirë edhe Srebrenicën. Ne besojmë se edhe në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid. Bota demokratike thjesht nuk do të lejonte të ishte dëshmitare e një masakre të tmerrshme të radhës në Ballkanin Perëndimor. NATO-ja ndërhyri dhe Kosova u çlirua.

Një milion njerëz të dëbuar nga atdheu i tyre u kthyen. Ata u kthyen nga kampet e refugjatëve në vendin e tyre, ku gjetën eshtrat e familjarëve të tyre në varrezat masive, shtëpitë e tyre të djegura deri në themel, dhe jetesën e tyre të shkatërruar. Qeveria serbe u përpoq për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre. Mijëra trupa u rivarrosën në fshehtësi, disa prej tyre edhe 600 kilometra larg vendlindjes. Tribunali i Hagës për krime lufte dëshmoi dhe vërtetoi pa dyshimin më të vogël se i gjithë aparati shtetëror serb nga varrmihësit e deri të gjeneralët kryesorë dhe kryetarët, ishin të përfshirë në një krim të organizuar me synim zhdukjen e popullsisë shqiptare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, jo gjithçka shkoi siç kishim shpresuar. Ne fillimisht e arritëm çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa individë mund të kenë qenë, eventualisht, të angazhuar në sulme kriminale mbi pjesëtarët e pakicave të mbetura. Shumë serbë u sulmuan menjëherë pas luftës, qoftë pas akteve të hakmarrjes apo për përfitime financiare. Këto krime individuale të kryera nga disa kosovarë ishin të tmerrshme dhe ne i dënojmë ato. Por, armiqtë tanë pretenduan se këto akte të izoluara ishin moralisht të barasvlershme me gjenocidin masiv të kryer nga qeveria e Serbisë kundër popullit tonë. Një pretendim i tillë është i çmendur dhe absurd. Unë kam dënuar këto akte të kryera nga kosovarët, dhe tani ne kemi Gjykatën Speciale për të bërë ndarjen mes akteve të ish-pjesëtarëve të ushtrisë sonë çlirimtare dhe këtyre individëve.

Asnjë kosovar, përfshirë veten time, nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë Gjykatën Speciale që të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i njohur botërisht si “Kasapi i Ballkanit”, me aktet e kryera nga individë të dëshpëruar apo kriminelë gjatë apo pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësive paraushtarake, dhe me mbështetje nga intelektualë serbë. Kjo luftë ishte një luftë fashiste, qartë dhe thjeshtë. Ne në Kosovë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit. Ne do të mbrojmë ligjshmërinë dhe trashëgiminë e luftës sonë të drejtë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne jemi krenarë për çlirimin tonë dhe për sakrificat që kemi bërë për të arritur pavarësinë tonë. Ne jemi krenarë me burrat dhe gratë tonë që shërbyen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lëvizja çlirimtare nuk i përkiste një individi, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk ka asnjë arsye për frikë. Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë gjatë gjykimeve që do të vijojnë. Ne po bëjmë çmos për të siguruar se drejtësia në Kosovë është vendosur dhe që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet dhe vlerat e qytetërimit perëndimor. Bota ka fjalën time, atë të qeverisë sonë, dhe atë të qytetarëve tanë. Kosova, me të gjithë sfidat që ka para vetes, është dhe do të mbetet një rrëfim suksesi.

Ide kreative për të zbukuruar gjërat nga jeta e përditshme

0

ide-kreative-celes-atlete-manikyr-kurore

Fotografitë më poshtë paraqesin disa ide kreative, të cilat që mund ti bëjmë në shtëpi për tu argëtuar apo edh për të zbukuruar pjesë të gjërave që përdorim çdo ditë.

1. Për të zbukuruar çelësat, bëjini ata me ngjyra të ndryshme të manikyrit. Përveç zbukurimit do e keni më të lehtë edhe ti dalloni ata.

ad3809135a425274161292eddf6b3d67

2. Për të bërë manikyrin si profesioniste, shikoni tek fotoja më poshtë se nga ku duhet të filloni me aplikimin e manikyrit dhe si duhet vazhduar.

enhanced-buzz-17792-1349710727-3

3. Për të zbukurar pantollonat tuaj dhe për t’u dukur sa më verorë, ju mund t’i shtoni pjesë dantelle në fund. Qepjen mund ta bëni dhe me dorë sepse është qepje e thjeshtë.

6e45860286928e362b12427b9e0d4d95

4. Sandale tuaja të plazhit mund t’i zbukuroni me një shallë të çfardo ngjyre qe dëshironi dhe të fitoni një palë sandale krejtësisht më ndryshe.

40c30700ba1a92f22428535aa275df6e

5. Po ashut dhe atletet tuaj të bardha dhe të thjeshta mund t’i shndërroni në një palë shumë më të bukura.

ff97ba34ce6f8db62a7c88e2b1de3c91

6. Kurorë të bukur mund të krijoni me një tel të hollë, lehtë të lakueshëm, duke krijuar lule prej tij dhe pastaj t’i mbushni hapsirtat me manikyr, si tek fotografia më poshtë.

c4f0c99ec455ae81c2aabab8b6dbf26b

7. Me manikyr po ashtu mund të zbukuroni dhe filxhanin tuja të preferuar. Shikoni fotografinë më poshtë për të ndjekur hapat.

06f132a3775cf7ef33e896f511b3374a

Refuzimi i tifozëve shqiptarë, Danimarka shkel ligjin

0

Rreth 4 mijë tifozë shqiptarë rrezikojnë të mos lejohen të hyjnë në stadiumin “Telia Parken”, për sfidën kualifikuese ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur nga media daneze, të cilat theksojnë se sipas shifrave zyrtare, të paktën 6 mijë mbështetës të Kombëtares Kuqezi kanë siguruar bileta për ndeshjes e mbrëmjes së të premtes.

Federata e Futbollit në Danimarkë njoftoi rreth një javë më parë se mbështetësit shqiptarë, të cilët nuk kanë bileta në sektorin e caktuar sipas rregullave të UEFA-s për 2150 tifozë, do të refuzohen në hyrjet e stadiumit. Shqiptarët rezidentë në Danimarkë, por edhe ata që nuk jetojnë në këtë vend, nuk do të lejohet të hyjnë në tribunat e tjera të impiantit, njofton Supersport. Seleksionimi do të bëhet në bazë të emrave me të cilët janë blerë biletat.

“Nëpërmjet emrave jemi munduar të evidentojmë tifozët shqiptarë. Nëse ke një emër që tingëllon si shqiptar do të refuzohet hyrja në ato pjesë të stadiumit ku janë tifozët e Danimarkës”.

Ky ishte shpjegimi i Jakob Hoyer nga zyra e shtypit në Federatën daneze. Por, mediat e vendit nordik, saktësonin se ky vendim i DFB-së rrezikon të jetë i kundraligjshëm. Sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut në Danimarkë, politika e mos-lejimit të tifozëve kuqezi mund të jetë në kufijtë e shkeljes së ligjit për diskriminimin. Alarmi është dhënë nga këshilltari ligjor, Nanna Krusaa, sipas të cilit “gjithçka varet nga specifika e situatës”.

Disa këshilla bukurie për flokë kuqet

0

Është fat të kesh flokë të kuq natyral sidomos nëse kombinohen me një ngjyre lëkurë kadife dhe me quka por ja disa këshilla për të nxjerrë në pah flokët e kuq duke përdorur produktet e duhura të make up-it.

1. Të nxirrni në pah qukat
Për vite jeni përpjekur ti mbuloni me make up si të ishin shenja aknesh në të vërtet qukat duhet të nxirren shumë në pah duke përdorur produktet e duhura. Për femrat me flokë të kuqe natyrale dhe me quka grimi më i mirë është ai nude, natyral pothuaj pa ngjyrë. Është mirë të evitoni fondotintat shumë mbuluese.

2. Ngjyrat e duhura
Për te nxjerre ne pah flokët e kuqe dhe ngjyrën e çelur te lëkurës është mire te zgjidhni ngjyra te cilat kane nje gradim te njëjtë ne rastin e grimit te syve nje ngjyre vjollce është perfekte për femrat kuqe me sy jeshil.

3. Zgjedhja e fondotintes
Aleati me i mire i femrave me quka është me siguri një fondotinte minerale. Ky lloj produkti përveç se është shume i shëndetshëm per poret tona i le qukat te duken me shume ne alternativ mund te përdorni një krem ose pluhur por qe te jene shume te lehte sa për ti dhënë drite fytyrës.

4. Blush i theksuar
Kush ka flokë te kuqe duhet te evitoje me siguri tonalitetet e ngjyrave shume te errëta ja perse make up artist këshillojnë te zgjidhni sfumatura për blush te theksuara te cilat mund ti japin lëkurës një ngjyre me natyrale dhe te shkëlqyeshme.

5. Përdorimi i rimelit
Po te dëshironi edhe mund te mos e përdorni vetëm nëse keni qerpikë shume te dendur. Ne këtë rast këshilla është te mos përdorni një rimel shume te erret me mire nëse synoni për një rimel ngjyre kafe ne vend te rimelit klasik te zi.

6. Buzët koral
Është një pike e rëndësishme, disa mendojnë se ngjyra koral është perfekte për femra me flokë te kuqe dhe disa te tjetër mendojnë te kundërtën. Ne fakt shume varet nga ngjyra e syve dhe nga sfumatura e ngjyrës se kuqe te flokëve. Ne alternativ me mire nëse synoni për një buzëkuq nude.

E pabesueshme, emigranti zbulohet në motorin e makinës

0

Tentativat e emigrantëve për t’iu larguar tmerrit të luftrave dhe varfërisë kanë arritur kulmin.

Policët spanjollë në pikën kufitare të El Tarajal, mes Marokut dhe enklavës spanjolle të Ceuta-s, mbetën pa mend kur hapën kofanon e një veture dhe brenda në të gjetën një emigrant,transmeton mapo.al

Pak kohë më parë dy të tjerë ishin kapur brenda vendit të gomës rezervë.

1

2