Facebook ka arritur një moment historik me 1.49 miliardë përdorues aktiv çdo muaj e megjithatë ka ende disa marka që e sfidojnë e prekin jetët e më shumë njerëzve në ditë. Sipas hulumtimeve të kompanisë Kantar, e cila merret me studimin e tregut në Mbretërinë e Bashkuar, 65% e popullsisë së botës zgjedhin markën e pastes së dhëmbëve Colgate, e cila mendohet se ka disa miliardë përdorues, duke sfiduar kështu shifrat e dhëna nga facebook. Një tjetër markë është ajo e Coca-Cola, e cila thotë se shet 1.9 bilion njësi nga gama e madhe e pijeve çdo ditë, në mbarë botën.
Për të shkuar në sferën dixhitale, Microsoft vlerëson se 1.5 miliard njerëz përdorin përsëritje të ndryshme të softuerit të përditshme e ka 1.2 miliardë përdorues të paketës Office. Nga ana tjjetër është YouTube, i cili ka 1 miliardë njerëz aktivë në shërbimin e tij çdo muaj.
“Së fundmi Facebook është prezantuar fuqishm përsa i përket përdoruesve, duke arritur rekord historik. E pavarësisht të gjitha markave të mësipërme, nuk ka dyshim se Facebook, është i pashembullt në botën e mediave sociale.”-shprehen autorët e hulumtimit
