Disa këshilla bukurie për flokë kuqet

TË FUNDIT

Është fat të kesh flokë të kuq natyral sidomos nëse kombinohen me një ngjyre lëkurë kadife dhe me quka por ja disa këshilla për të nxjerrë në pah flokët e kuq duke përdorur produktet e duhura të make up-it.

1. Të nxirrni në pah qukat
Për vite jeni përpjekur ti mbuloni me make up si të ishin shenja aknesh në të vërtet qukat duhet të nxirren shumë në pah duke përdorur produktet e duhura. Për femrat me flokë të kuqe natyrale dhe me quka grimi më i mirë është ai nude, natyral pothuaj pa ngjyrë. Është mirë të evitoni fondotintat shumë mbuluese.

2. Ngjyrat e duhura
Për te nxjerre ne pah flokët e kuqe dhe ngjyrën e çelur te lëkurës është mire te zgjidhni ngjyra te cilat kane nje gradim te njëjtë ne rastin e grimit te syve nje ngjyre vjollce është perfekte për femrat kuqe me sy jeshil.

3. Zgjedhja e fondotintes
Aleati me i mire i femrave me quka është me siguri një fondotinte minerale. Ky lloj produkti përveç se është shume i shëndetshëm per poret tona i le qukat te duken me shume ne alternativ mund te përdorni një krem ose pluhur por qe te jene shume te lehte sa për ti dhënë drite fytyrës.

4. Blush i theksuar
Kush ka flokë te kuqe duhet te evitoje me siguri tonalitetet e ngjyrave shume te errëta ja perse make up artist këshillojnë te zgjidhni sfumatura për blush te theksuara te cilat mund ti japin lëkurës një ngjyre me natyrale dhe te shkëlqyeshme.

5. Përdorimi i rimelit
Po te dëshironi edhe mund te mos e përdorni vetëm nëse keni qerpikë shume te dendur. Ne këtë rast këshilla është te mos përdorni një rimel shume te erret me mire nëse synoni për një rimel ngjyre kafe ne vend te rimelit klasik te zi.

6. Buzët koral
Është një pike e rëndësishme, disa mendojnë se ngjyra koral është perfekte për femra me flokë te kuqe dhe disa te tjetër mendojnë te kundërtën. Ne fakt shume varet nga ngjyra e syve dhe nga sfumatura e ngjyrës se kuqe te flokëve. Ne alternativ me mire nëse synoni për një buzëkuq nude.