Qindra refugjatë hyjnë në Austri

0

Qindra refugjatë kanë mbërritur me tren në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, pasi janë mbajtur për disa orë në kufirin hungarez. Shumë prej emigrantëve morën menjëherë trenat për në Gjermani.

Autoritetet austriake kanë deklaruar se do të shtojnë kontrollin e automjeteve që vijnë nga Hungaria, pasi u gjetën 71 të vdekur në një kamion. Numri i emigrantëve që futen në Europë ka arritur nivele rekord, me 107 500 që kanë hyrë vetëm gjatë muajit korrik.

Gjithashtu, autoritetet austriake ditën e hënë, thanë se do të ndalonin trenat që vinin nga Budapesti dhe do të kthenin mbrapsht të gjithë ata që kërkonin azil në Hungari, por nuk dihet nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo.

Gjermania është vendi i përzgjedhur nga emigrantët. Këtë vit, pritet që në këtë vend të hyjnë 800 000 vetë, 4 herë më shumë sesa vitin e kaluar.

Jahjaga: Fëmijët tanë duhet të ndjehen të barabartë me ata nëpër botë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015/2016.

Në urim thuhet:

Në ditën e parë të këtij viti të ri shkollor, ju uroj të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës, të gjithë mësimdhënësve dhe prindërve, një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen.

Urime të gjithë nxënësve që besoj se sot jeni edhe më të motivuar për të mësuar më shumë që nesër të jepni kontributin tuaj në ndërtimin e të ardhmes më të mirë për ju, familjen dhe për gjithë shoqërinë.

Vlerësime për punën e secilit mësimdhënës. E ardhmja e vendit tonë është në duart tuaja, në përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të investuar në fëmijët dhe në rininë e vendit tonë, për t’i përgatitur ata të përballen me sfidat e së ardhmes. Puna juaj duhet të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit dhe zhvillimit bashkëkohor, dhe fëmijët tanë duhet të ndjehen e të punojnë të barabartë me moshatarët e tyre kudo nëpër botë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për reformimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor në vendin tonë. Për ne nuk ka prioritet më të madh sesa investimi në arsim dhe edukim të gjeneratave të reja, sepse ky është investim në të ardhmen prosperuese të vendit dhe sepse ky është investim në zhvillimin e vendit.

Prandaj, uroj që ky viti shkollor 2015-2016 të sjellë ndryshimet e shumëpritura dhe të dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Shihni shtëpinë e artistit Blerim Gjoci (Video)

0

Në reportazhin për shtëpitë e bukura “Ma pikturo endrrën” në RTV21 këtë javë u transmetua edhe një shtëpi e bukur nga Prishtina.

Bëhet fjalë për shtëpinç e producentit Blerim Gjoci … Më shume detaje rreth kësaj shtëpie të bukur mund të mësoni në videon më poshtë…/21 MEDIA.

Kjo është gruaja më e bukur në botë!

0

Të shtunën Në Minsk u zhvillua për femrën më të bukur të martuar në botë. Titullin “Zonja e Universit” (Mrs. Universe), e ka marrë kanadezja, Ashley Burnham. “Unë jam shumë krenare që jam zgjedhur për ” Zonja e Universit “. Së pari unë jam autoktone në Kanada që mbajnë këtë titull, por edhe e para kanadeze “, shkroi në profilin e saj në Instagram. Zgjedhja e “Mrs. Universe”, është unik në botë.

Ndërsa në konkurset tjera për bukuri është e rëndësishme që pjesëmarrëset të mos jenë të martuara, në këtë konkurs për bukurinë ajo është një kërkesë kryesore.
Ashley është e angazhuar në aktrim, modelim, por është gjithashtu një folëse motivuese e suksesshme. Gjashtë muaj më parë Ashley tha fjalën “PO”, dhe fotot e saj me burrin kanë një vend të veçantë të profileve të saj në rrjetet sociale.

1844

​Ka vdekur Aleksandar Stipçeviq

0

Akademiku, ilirologu i njohur me përmasa botërore, arbëreshi nga Arbanasi Aleksandër Stipçeviq, ka ndërruar jetë.

Ai është ndarë nga jeta dje në Zagreb në moshën 85 vjeçare.

Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe.

Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njëherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.

“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 281).

Stipçeviq është dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.

—————-
Ministri i arsimit i Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami ka d♪7rguar familjes Stipçeviq këtë telegram ngushëllimi:
“Bota akademike humbi arkeologun, bibliografistin, bibliotekistin, eseistin, albanologun, por edhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave. Ndërsa, qytetarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, humbën njeriun që më së miri solli te ne frymëmarrjen ilire.
Me veprën e tij, akademiku Stipçeviq ka bërë vend meritor në historinë botërore. Ndërsa, ne do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mikun më të madh, që me pendën e tij, me veprimtarinë shkencore, u bë roje e historisë tonë kombëtare.

Më 15 shtator hyn në fuqi Ligji për Specialen

0

Pas dy javësh do të bëhen të aplikueshme dispozitat që parashohin themelimin e Gjykatës Speciale, shkruan sot Koha Ditore. Fuqizimin e tyre juristët e kanë gjykuar si kundërkushtetues.

Të hënën është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, neni 65 i të cilit përcakton se ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Baza kushtetuese e ligjit është pikërisht amendamenti 24, të cilin opozita e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Për të Kushtetuesja akoma nuk është deklaruar, por pavarësisht kësaj, presidentja Atifete Jahjaga nuk e ka stopuar procesin e publikimit të këtij ligji që derivon nga amendamenti. Atë e ka shpallur dhjetë ditë më parë me dekret të veçantë.

Prandaj është publikuar në Gazetën Zyrtare. Është publikuar njëkohësisht edhe derivati tjetër i këtij amendamenti – Ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Për dallim nga i pari, ky nuk do të jetë i zbatueshëm menjëherë. Në nenin 10 të tij parashihet se hyn në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

"Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serb"

0

Ish kryetari i Bordit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës Anton Berisha, nuk është pajtuar me marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës që është arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e kritikuar këtë ujdi të shtetit të Kosovës, ai ka thënë se kjo marrëveshje legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpuar të infrastrukturës telekomunikuese në Veri.
“Marrëveshja legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpimit të infrastrukturës telekomunikuese në veri dhe legalizon operatorët serbë. I gjithë trafiku, infrastruktura dhe ekonomia de facto do të jenë serbe”

Nis viti i ri shkollor

0

Në të gjitha shkollat e Kosovës, përjashtim disa prej tyre që nuk janë përgatitur ende,ka nisur viti i ri shkollor 2015/2016.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kanë qenë të parët që kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë vit.

Ndërsa, sot udhëheqësit e vendit do të vizitojnë disa prej objekteve shkollore. Ministri Bajrami do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.

Vizita e ministrit do të bëhet në orën 13:30.

E kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën për Arsim të kësaj komune Arbërie Nagavci, në orën 10:00, do të jenë në shkollat “Meto Bajraktari”, “Gjin Gazulli” dhe “Xhemajl Mustafa”.

​“Babai” vjen në kinemanë ABC

0

Filmi “Babai” në regji të Visar Morinës do të shfaqet sot për media në orën 013:00 në Kinemanë ABC.

“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

“Babai” është një film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga ‘NikoFilm’, Gjermani, ‘Produksioni Krusha’, Kosovë, ‘Skopje Film Studio’, Maqedoni dhe ‘Eaux Vives Productions’, Francë që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

Pas sukseseve në “FILM FEST MUNCHEN 2015” ku “Babai” i fitoi katër çmime, skenari më i mirë, regjia më e mirë, aktorët kryesorë më të mirë dhe çmimin “One Future World” dhe atyre në Festivalin Ndërkombëtar në Karlovy Vary ku “Babai” e rrëmbeu çmimin Regjia më e mirë dhe Europe Cinema Label, e tash së voni edhe çmimin e shtatë aktori më i mirë në Festivalin e Filmit “Aventura në Zarë”, Kosova është vendi i parë nga vendet e koproduksionit ku filmi do të shfaqet në kinema.

Pas premierës kosovare që do të mbahet më 1 shtator 2015, me dy projeksione që do të fillojnë në të njëjtën kohë, në Teatrin Kombëtar dhe në kinemanë ABC, nga 2 shtatori filmi do të shfaqet në reportor të rregullt në kinemanë ABC në Prishtinë dhe në DOKU KINO në Prizren.

“Babai” do ta vazhdojë rrugëtimin në Helsinki IFF, Busan IFF, Seville European Film Festival, Goteborg Film Festival, Crossing Europe Linz, e më vonë do të shfaqet edhe në kinematë në Gjermani, Maqedoni, Francë etj.

“Babai është prodhuar nga nj ë ekip filmik ndërkombëtar dhe me shumicën e aktorëve kosovarë. Skenari dhe regjia: Visar Morina; Drejtor i fotografisë: Matteo Cocco; Montazhi: Stefan Stabenoë; Muzika: Benedikt Schiefer; Skenografia: Jutta Freyer; Kostumografia: Genoveva Kylburg; Grimi: Astrid Ëeber;Toni: Igor Popovski; Producentë: Nicole Gerhards, Visar Krusha, Tomi Salkovski, Xenia Maingot si dhe shumë anëtarë tjerë të ekipit të filmit nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Franca.

Luajnë: Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari etj. si dhe Val Maloku i cili paraqitet për herë të parë në film.

Nga sot ulje të TVSH-së për 8 për qind

0

Qeveria e Kosovës, në përputhje me programin e saj, ka ulur TVSH-në për një sërë lëndësh të para dhe produktesh esenciale, me qëllim uljen e barrës financiare për shtresat në nevojë.

Këto ndryshime vijnë si zbatim i pakos së re fiskale (Ligjin për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave).

Prandaj, duke filluar nga sot, 1 shtator 2015, të gjitha produktet esenciale do të kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 8%, nga 16% sa ishte më parë.

Drithi, mielli dhe produktet e këtyre, çka përfshin bukën dhe prodhimet e ngjashme me të, do të jenë me TVSH 8%. Me të njëjtën masë do të tatohen edhe vaji për gatim, qumështi, vezët dhe kripa.

Edhe shërbimet publike si furnizimi me ujë (por jo të ambalazhuar), energjia elektrike dhe ngrohja qendrore do të kenë TVSH vetëm në masën 8%.

Sipas pakos së re fiskale, Ligji për Tatimin e Vlerës së Shtuar do të përcakton dy norma të TVSH-së si norma standarde e TVSH-së 18 për qind dhe norma e reduktuar e TVSH-së, 8 për qind.

Kjo do të thotë se për produkte të tjera, për të cilat nuk ka ulje apo largim të TVSH-së, ky tatim do të rritet në masën 18%.