Kur minuti kushton !

0

Kur të gjithë dje menduan se De Gea do të bëhet portieri i ri i Real Madridit, kjo dështoi. Portieri i Manchester United kishte rënë dakord për kompensim.

Gjithçka ishte gati që Navas të kalojë tek Man. United si dhe 30 milion euro në shkëmbim për De Gean. Është Navas pse transferimi dështoi për shkak se ai vendosi të bëjë një ndryshim në kontratën e tij me United, kështu që Reali dështoi të realizojë transferin për vetëm një minutë.

Kjo mund të jetë një problem i madh për Manchester United ngase De Gea ka një kontratë deri në qershor 2016, dhe në janar nuk do të mund nënshkruajë një parakontratë me një klub tjetër.

Rihanna 'Jasht mode' (Foto)

0

Një nga rregullt më të njohura të modës është të mos përziesh të kuqen me rozën.
Por Rihanna, gjithmonë ka dashur të sfidojë normalitetin, teksa me flokët e saj gati në të kuqe, veshi një fustan rozë.
Me këtë veshje, që ka dalë jashtë mode prej 2 dekadash, 27-vjeçarja u shfaq në rrugët e Nju Jorkut.
Këngëtarja amerikane nuk ndihej aspak në siklet me pamjen e saj.

2BDB1F0E00000578-3217516-image-m-93_1441057285965

2BDB20BF00000578-3217516-image-a-81_1441057167688

2BDB20D200000578-3217516-image-a-82_1441057167695

2BDB340E00000578-3217516-image-a-101_1441057818915

2BDB397E00000578-3217516-She_carried_a_silver_box_handbag_on_a_chain-m-106_1441058104155

2BDB230600000578-3217516-image-a-79_1441057155685

 

​Ndalohen të gjithë trenat nga Budapesti

0

Autoritetet hungareze kanë ndaluar të gjithë trenat që nisen nga stacionet hekurudhore në Budapest në mënyrë që të ndalojnë refugjatët që të udhëtojnë për Austri dhe Gjermani.
Me altoparlantë në stacionet hekurudhore dëgjohet lajmërimi se ajo masë është marrë dhe do jetë në fuqi edhe më tutje.

Siq shihet në fotografi me mijëra refugjatë të rrethuar nga forcat policore, qëndrojnë para stacionit në Budapest duke fishkëlluar për ndalimin.
Herët në mëngjes kanë shpërthyer kaosi kur qindra refugjatë kanë tentuar që të thyejnë dyert për të hyrë kur treni për Vjenë dhe Munih ka pasur të niset por policia i ka penguar.

Refugjatët kanë thënë se kanë paguar me qindra euro për bileta por policia ua ka bërë të ditur se nuk mund të udhëtojnë.
Policia ka deklaruar se numër prej 3650 refugjatë kanë arritur nga Hungaria në stacionin hekurudhor Westbanhof në Vjenë.

" Kosova dhe Turqia gëzojnë partneritet strategjik "

0

Zëvendëskryeministri Thaçi priti në takim njoftues ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëvendëskryeministri Thaçi i vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë dhe theksoi se të dy vendet gëzojnë partneritet strategjik. Ai theksoi se në Kosova ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia.

Duke e falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje.

Znj.Kivilcim Kiliç është takuar edhe me Ministrin e Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku.

Ministri Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve dhe e falënderoi
për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po i ofron Republikës së Kosovës
në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kurse ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj.Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar

vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë ndaj Kosovës.

Shqipëri, qeveria fillon operacionin kundër informalitetit

0

Qeveria e Shqipërisë nis sot një operacion të gjerë kundër informalitetit, përmes së cilit synohet futja në shinat e ligjshmërisë për të gjithë ato biznese që nuk punojnë konform ligjeve të shtetit shqiptar.
Operacioni kundër informalitetit do të konsistojë në dy faza. Fillimisht është plani i veprimit afatshkurtër dhe më pas do të jetë hartimi i një plani veprimi përfundimtar 2-vjeçar (2016-2017). Ky plan përfundimtar do të jetë gjithpërfshirës dhe pritet të jetë gati në muajin dhjetor 2015.

Sa i përket planit të veprimit afatshkurtër, i cili starton sot, ai ka si qëllim të promovojë aktivitetin formal, rritjen e punësimit formal si dhe rritjen e zbatimit vullnetar të ligjit dhe pagesës së taksave dhe tatimeve.

Një tjetër synim i planit afatshkurtër është rritja e kapaciteteve të kontrollit. Plani i qeverisë, ndër të tjera synon edhe zhvillimin e kapaciteteve të kontrollit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në këtë kuadër synohet përmirësimi i shkëmbimit të të dhënave ndërinstitucionale dhe ashpërsimi i penaliteteve për shkelësit e ligjit.

Plani synon edhe gjithëpërfshirjen në luftën kundër informalitetit të publikut, biznesit, institucioneve, por edhe median. Si pjesë e planit synohet të rritet komunikimi ndërinstitucional dhe pjesëmarrja e publikut dhe biznesit të ndershëm. E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur konsumatorin.

Qeveria gjithashtu kërkon ndërgjegjësimin e biznesit të ndershëm, duke e ftuar atë të bëhet pjesëmarrës në këtë operacion në luftën kundër informalitetit, teksa fokusi kryesor i operacionit do të jetë biznesi i madh me vet-deklarimet apo pasqyrat financiare.

Ndërsa nga publiku kërkohet ndërgjegjësim për aspektin pozitiv të formalizimit, ku pagesa e taksave do të thotë përfitim i shërbimeve publike. Tërheqja e kuponit tatimor e kthen çdo qytetar në inspektorin e parë tatimor. Gjithashtu publikut do t’i bëhet e qartë se ka sanksione për mos tërheqjen e kuponit tatimor.

Sa i përket administratës shtetërore, do të ketë sensibilizm për detyrimin që ka për tërheqjen e kuponit tatimor. Ky plan konsiston edhe në aspektin legal, ku do të ketë ashpërsim të masave ligjore për moszbatuesit e ligjit. Do të ketë ashpërsim të masave ligjore për administratën tatimore dhe doganore. Do të ketë detyrim për t’u trajnuar dhe testuar, si dhe do të ketë ashpërsim të masave në rastet e korrupsionit të administrates.
Gjithashtu pritet të ketë ndryshime ligjore për rritjen e incentivave për zbatimin e ligjit. Plani do të konsistojë edhe në identifikimin e zonave, sektorëve dhe bizneseve me risk të lartë, si sektori i karburanteve, duhanit, profesionet e lira (audituesit, ekspertët kontabël etj.)
Do të krijojhet një task-forcë e përbashkët me përfshirjen e DPT, DPD, sektorit kundër Krimit Ekonomik, Inspektoratit të punës. Do të thjeshtohen strukturat operativo – hetimore të DPD dhe DPT. Gjithashtu do të ketà « thjeshtim të procedurave të hetimit, kontrollit dhe vlerësimit të DPT dhe DPD. Do të ketë rritje të kapaciteteve, aftësive profesionale, komunikuese, bashkëvepruese të administrates si dhe promovim i korrektëve dhe ndëshkim i jo korrektëve.

Hernanes kalon te Juventusi

0

Mesfushori i Interit, Anderson Hernanes është transferuar te Juventusi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit bardhezi.

Braziliani tashmë besohet të ketë përfunduar edhe testet mjekësore te Juve.

Shkolla "Prenk Jakova" në grevë

0

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë që sot ka filluar grevën e cila po mbahet në ish-objektin e shkollës Ekonomike, vend ky në të cilin qe 3 vite është duke u mbajtur mësimi në kushtet më të mjerueshme.

Sipas një njoftimi të kolektivit të kësaj shkolle, prona e cila ka qenë në emër të shkollës për 40 vite është adaptuar nga komuna e Prishtinës për një shkollë tjetër.

“Kjo edhe ul autoritetin e mësimdhënësve duke u injoruar nga institucionet,përkatësisht Komuna e Prishtinës dhe MASHT”, thuhet në njoftim.

Vlorë, asgjësohen 828 rrënjë kanabis

0

Policia e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme asgjësimin e 828 rrënjëve kanabis, të mbjella në 14 parcela në fshatin Mallkeq.

Sipas policisë bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e quajtur Korija e Madhe, dhe kishin një lartësi që varionte nga 40 – 170 cm.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Çfarë duhet t’u mësojmë parashkollorëve?

0

Si prindër të dashur shumë prej nesh dëshirojnë t’i plotësojnë të gjitha nevojat e tyre, ushqimi, pijet, lodrat, gjumi etj. Duket se lista vazhdon e vazhdon.

Por për çfarë kanë nevojë vërtetë parashkollorët?

Ushqimi
Ata kanë nevojë të hanë çdo ditë, nga pak nga të gjitha grupet e ushqimeve. Ushimi i shëndetshëm është më i mirë, dhe sigurisht shumë ujë.
Por duhet t’i mbajmë larg ushqimeve të shpejta, të gatshme, apo pijeve me sheqer, patatina, etj.

Strehim
Prindërit duhet tu sigurojnë një shtëpi të banueshme, një krevat të rehatshëm dhe një ambient të pastër.
Por nuk është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kenë patjetër dhomën e tyre. Ata nuk kanë nevojë as për televizor, kompjuter apo çdo pajisje tjetër në dhomën e tyre.

Siguri
Fëmijët duhet të mbahen të sigurtë, të mos vriten, mos i lejoni të luajnë në rrugë. Gjithashtu mbajini larg zjarreve, sobave, dhe shumë objekte të tjera të rrezikshme me të cilën mund të përballen gjatë ditës.
Por prindëri nuk duhet t’i qëndrojë mbi kokë si një helikopter. Mos i ndani nga sytë por jepuni hapësirën e tyre. Edhe nëse vriten, ata duhen mësuar të kuptojnë rreziqet që vjen nga kjo apo ajo gjë. Shkaku dhe pasoja janë një edukim shumë i mirë.

Vëmendje
Siguria që ata të dijnë se kanë një vëmendje të përditshme. Prindërit kujdesen për ta, dhe vendosin kufij për sigurinë dhe mirëqënien e tyre.
Por atyre nuk u nevojitet e gjithë vëmendja që kërkojnë. “Hajde këtu mami”, “Shikoje këtë”, “Më merr prapë në krahë babi”, etj. Dëshirat e tyre janë të panumërta. Hiqjani vetes disa nga këto të padobishme, fëmija nuk do kënaqet kurrë.

Të ndihet i vlerësuar
Parashkollori duhet të ndihet i rëndësishëm dhe unik. Duhet tu thuhet se ata janë krijuar me një qëllim dhe një plan.
Por ata nuk duhet të ndihen sikur bota rrotullohet vetëm rreth tyre.

Të ndihen më të vegjël
Ata duan lirinë të bëjnë çapkënllëqe, të rriten në mënyrë natyrale dhe të gëzojnë duke luajtur, ditët e lumtura të fëmijërisë. Vishini, bëjini të besojnë, luani me ta.
Por ata nuk duhet të sillen si të porsalindur. Ata nuk duhet të sillen si një bebe për të marr të gjithë vëmendjen tuaj.

Inkurajim për t’u rritur
Tashmë duhet të ndihen që kanë më shumë përgjegjësi dhe ju duhet një shtysë të fitojnë pavarësinë.
Por prindërit nuk duhet të presin shumë më shumë prej tyre. Nuk duhet të ndihen në presion, apo të kuptojnë gjëra për të cilat truri i tyre nuk është ende gati.

Po dhe jo
Ka nevojë për të dyja. Më e rëndësishmja: Të mësohet të pranojë “jo” me mirësjellje, ose të paktën pa bërë kapriço në publik.

Zgjedhje
Parashkollori duhet të jetë çdo ditë para një zgjedhjeje. Për shembull çfarë duhet të veshë apo të luajë.
Por nuk duhet të zgjedhin për gjithçka. Një këshillë për prindërit: “Zgjidhini betejat tuaja, por sigurohuni që të fitoni betejën që keni zgjedhur”

Argëtim
Parashkollorët kanë nevojë për zbavitjet e përshtatshme për moshën e tyre. Të merren me detyrat bazë, si për shembull të ngjyrosin , të formojnë. Më e rëndësishmja është të mësojnë të vetëzbaviten.
Por ata nuk duhet të argëtohen vazhdimisht. Mbani larg ndonjë listë gjërash që mund të bëjë fëmija dhe lëreni në lirinë e tij.

Filmi i Ugzmajlit fiton çmimin kryesor në Monthly Film Festival

0

Me regji të Besim Ugzmajlit filmi “The Eaters”, ka arritur të mposhtë konkurrentët e kësaj gare ku është votuar online
Filmi i metrazhit të shkurtë “The Eaters”, i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli, ka fituar çmimin kryesor në festivalin “The Monthly Film Festival”.

“The Monthly Film Festival” është një festival i filmit në platformën online mjaft i rëndësishëm për regjisorët e rinj, për të shfaqur talentin e tyre, pasi për çdo muaj mund të konkurrohet për çmimet më të rëndësishme.
“The Eaters” është një dramë që zgjat 3 minuta e 23 sekonda. Aktorët e këtij filmi janë Labinot Lajçi dhe Orgesa Mehmeti.