" Kosova dhe Turqia gëzojnë partneritet strategjik "

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri Thaçi priti në takim njoftues ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëvendëskryeministri Thaçi i vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë dhe theksoi se të dy vendet gëzojnë partneritet strategjik. Ai theksoi se në Kosova ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia.

Duke e falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje.

Znj.Kivilcim Kiliç është takuar edhe me Ministrin e Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku.

Ministri Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve dhe e falënderoi
për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po i ofron Republikës së Kosovës
në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kurse ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj.Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar

vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë ndaj Kosovës.