Jepeshin me qira motoçikleta ATV pa kontrata, kallëzim penal për evazion fiskal në Tetovë

TË FUNDIT

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Tetova dhe Z.H. (37) nga fshati Veshallë, pronar dhe drejtues i subjektit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “evazion fiskal”.

“Gjatë aksionit kontrollues të ushtruar ndaj personit juridik, në prani të të kallëzuarit të dytë, është konstatuar se kryhej veprimtari e dhënies me qira të mjeteve terrenike ATV-motorë, pa kontrata paraprake për qira me klientët”, njofton SPB Tetovë.