Kapet me 14,440 euro pa dëshmi prejardhjeje, 35-vjeçari përfundon në paraburgim

TË FUNDIT

Një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur 14.440 euro, për të cilat nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen, përcjell TV21. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 13 gusht, policia ka ndaluar automjetin “Audi” në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, pranë kryqëzimit për fshatin Buçim. Bëhet fjalë për M.V., ndaj të cilit më herët ishte caktuar masë kujdesi – ndalim për largim nga shtëpia, nën dyshimin për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur paratë në valuta të ndryshme, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.

“Për 14.440 eurot e gjetura, M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më 14 gusht, 35-vjeçari është nxjerrë para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ai më pas është dërguar në Burgun e Shkupit.