Array

Shqipëri, qeveria fillon operacionin kundër informalitetit

Must Read

Zaev -Cakaj: Qeveria e re është konfirmim për përcaktimet euroatlantike dhe inkurajim për avancimin e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Gent Cakaj,...

Mariçiq – Bërns: SHBA është aleat i fuqishëm në reformat për sundimin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së Kejt Bërns tha se...

Ish deputetët dëshmuan për ngjarjet e 27 prillit, Xhaferi nuk u paraqit për shkak të obligimeve të tij

Seanca kuvendore e 27 prillit të vitit 2017 me kërkesë të LSDM-së, është caktuar të vazhdojë ditën...
- Advertisement -

Qeveria e Shqipërisë nis sot një operacion të gjerë kundër informalitetit, përmes së cilit synohet futja në shinat e ligjshmërisë për të gjithë ato biznese që nuk punojnë konform ligjeve të shtetit shqiptar.
Operacioni kundër informalitetit do të konsistojë në dy faza. Fillimisht është plani i veprimit afatshkurtër dhe më pas do të jetë hartimi i një plani veprimi përfundimtar 2-vjeçar (2016-2017). Ky plan përfundimtar do të jetë gjithpërfshirës dhe pritet të jetë gati në muajin dhjetor 2015.

Sa i përket planit të veprimit afatshkurtër, i cili starton sot, ai ka si qëllim të promovojë aktivitetin formal, rritjen e punësimit formal si dhe rritjen e zbatimit vullnetar të ligjit dhe pagesës së taksave dhe tatimeve.

- Advertisement -

Një tjetër synim i planit afatshkurtër është rritja e kapaciteteve të kontrollit. Plani i qeverisë, ndër të tjera synon edhe zhvillimin e kapaciteteve të kontrollit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në këtë kuadër synohet përmirësimi i shkëmbimit të të dhënave ndërinstitucionale dhe ashpërsimi i penaliteteve për shkelësit e ligjit.

Plani synon edhe gjithëpërfshirjen në luftën kundër informalitetit të publikut, biznesit, institucioneve, por edhe median. Si pjesë e planit synohet të rritet komunikimi ndërinstitucional dhe pjesëmarrja e publikut dhe biznesit të ndershëm. E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur konsumatorin.

- Advertisement -

Qeveria gjithashtu kërkon ndërgjegjësimin e biznesit të ndershëm, duke e ftuar atë të bëhet pjesëmarrës në këtë operacion në luftën kundër informalitetit, teksa fokusi kryesor i operacionit do të jetë biznesi i madh me vet-deklarimet apo pasqyrat financiare.

Ndërsa nga publiku kërkohet ndërgjegjësim për aspektin pozitiv të formalizimit, ku pagesa e taksave do të thotë përfitim i shërbimeve publike. Tërheqja e kuponit tatimor e kthen çdo qytetar në inspektorin e parë tatimor. Gjithashtu publikut do t’i bëhet e qartë se ka sanksione për mos tërheqjen e kuponit tatimor.

- Advertisement -

Sa i përket administratës shtetërore, do të ketë sensibilizm për detyrimin që ka për tërheqjen e kuponit tatimor. Ky plan konsiston edhe në aspektin legal, ku do të ketë ashpërsim të masave ligjore për moszbatuesit e ligjit. Do të ketë ashpërsim të masave ligjore për administratën tatimore dhe doganore. Do të ketë detyrim për t’u trajnuar dhe testuar, si dhe do të ketë ashpërsim të masave në rastet e korrupsionit të administrates.
Gjithashtu pritet të ketë ndryshime ligjore për rritjen e incentivave për zbatimin e ligjit. Plani do të konsistojë edhe në identifikimin e zonave, sektorëve dhe bizneseve me risk të lartë, si sektori i karburanteve, duhanit, profesionet e lira (audituesit, ekspertët kontabël etj.)
Do të krijojhet një task-forcë e përbashkët me përfshirjen e DPT, DPD, sektorit kundër Krimit Ekonomik, Inspektoratit të punës. Do të thjeshtohen strukturat operativo – hetimore të DPD dhe DPT. Gjithashtu do të ketà « thjeshtim të procedurave të hetimit, kontrollit dhe vlerësimit të DPT dhe DPD. Do të ketë rritje të kapaciteteve, aftësive profesionale, komunikuese, bashkëvepruese të administrates si dhe promovim i korrektëve dhe ndëshkim i jo korrektëve.

- Advertisement -

Zaev -Cakaj: Qeveria e re është konfirmim për përcaktimet euroatlantike dhe inkurajim për avancimin e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Gent Cakaj, ministër për Evropë dhe Punë...

Mariçiq – Bërns: SHBA është aleat i fuqishëm në reformat për sundimin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së Kejt Bërns tha se ai pret mbështetje të fuqishme...

Ish deputetët dëshmuan për ngjarjet e 27 prillit, Xhaferi nuk u paraqit për shkak të obligimeve të tij

Seanca kuvendore e 27 prillit të vitit 2017 me kërkesë të LSDM-së, është caktuar të vazhdojë ditën e ardhshme më 28 prill....

Një kumanovar për pak do të paguante 10 mijë euro, duke menduar se i shpëton vajzën dhe dhëndrin nga burgu

Një kumanovar (86) ka qenë viktimë potenciale të një mashtruesi i cili i ka kërkuar para për dhëndrin e tij të mos...

Propozimet për zv/ministrat do të dorëzohen sot në Kuvend

Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se të gjitha procedurat për zv/ministrat dhe drejtoritë kanë përfunduar dhe se...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -