Venezuelë: Zjarr në një burg,17 të vdekur

0

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një burg në veri të Venezuelës.
Sipas zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, në burg Tojuyito në Valencia nga arsye ende të panjohura, shpërtheu një zjarr.
Në mesin e viktimave janë të burgosur dhe vizitorët të cilët ishin në atë kohë në burg. Ndërkohë theksohet se nga zjarri 11 persona janë plagosur.

Numri i të burgosurve është rritur nga 2008 në burgjet Venezuelës. Në të gjithë vendin ndodhen 32 burgje aktive.
Shoqatat e të drejtave të njeriut deklarojnë se, në burgun Tojuyito, kapaciteti i të cilit është 900 persona, ka më shumë se 2 mijë e 500 të burgosur.

Në nëntor të vitit të kaluar në burgun David Viloria shpërtheu një rebelim i të burgosurve për shkak të kushteve të këqija të jetesës në institucionet e vuajtjes së dënimit.

​Ministria e Sportit ndan 25 mijë euro për stadiumin e Istogut

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunën e Istogut.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit gjatë vitit 2015 dhe vlera e investimit është 25 mijë euro, ndërsa komuna do të investojë 50 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast u shpreh se Ministria ka prioritet të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovën, në mënyrë që krijohen kushte sa më të volitshme për masivizimin e sportit dhe njëkohësisht në krijimin e kushteve sa më të volitshme për ngritje cilësore të sportit.

Ministri Shala, më tej u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Istogut dhe komuna tjera në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së sportit në vend.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Istogut, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Istog.

Qeveria sqaron masat e shtuara të sigurisë

0

Zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media sqaron lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe me masat e ndërmarra kohëve të fundit për kryeministrin dhe ndërtesën e Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

“Yugo” në mesin e automobilave më të këqij në histori

0

Në ditët e sotme është vështirë të gjenden vetura të këqija. Rregullat e sigurisë dhe tregu i llojllojshëm kanë larguar të gjithë automobilat e këqij nga rrugët, sidomos në tregun amerikan.

Por, në të kaluarën kanë ekzistuar automobila jo të zakonshëm, me të cilët njerëzit nuk janë ndarë të kënaqur. Uebfaqja “Boldride” ka zgjedhur disa automobila të cilët i cilëson si të tmerrshëm në historinë e automobilizmit.

“Nuk ishte e lehtë të gjenim të gjithë automobilat e tmerrshëm në histori të automobilizmit, por modelet që kemi përshkruar janë vetëm përkujtim për njerëzit për të treguar se në çfarë kohë të mira po jetojmë”, thuhet në përshkrimin e uebfaqes për automobilat e tmerrshëm.

“Yugo”

Ky automobil është shumë i njohur edhe në Kosovë. Emri i tij është “Zastava Koral” dhe konstruktohej në Serbi.

Sipas “Boldride”, ky automobil është një veturë koti, të cilën Malcom Bricklin e kishte përhapur në botë përmes kompanisë “International Auto Importers”.

Biznesmeni i njohur kishte krijuar këtë kompani dhe pasi kishte përhapur modelet “Fiat X1/9” dhe “Spider 2000” donte që të zgjeronte linjën e modeleve të ofruara nga kompania, duke sjellë edhe një automobil të vogël me pak shpenzime. “Yugo” nisi prodhimin më 1987 dhe seria e fundit e saj e prodhuar ishte në vitin 1992.

“Ford Pinto”

Për këtë automobil “Boldride” beson se nuk është befasi që është në këtë listë. “Ford Pinto” nisi të prodhohej në vitin 1970.

Ky automobil kishte ardhur për shkak se Amerikës i mungonin automobilat e vegjël, pas një periudhe të gjatë me automobila të superfuqishëm.

Si rrjedhojë e moseksperiencës në automobila të vegjël dhe nën presionin për të sjellë një model të tillë, “Treshja e madhe amerikane” dështoi shumë shpejt. “Treshja e madhe” është term i përbashkët për tri kompanitë e njohura “General Motors”, “Ford”, dhe “Chrysler”.

“Chevrolet Vega”

Çuditërisht ky automobil ishte zgjedhur Vetura e Vitit më 1971 nga “Motor Trend”. “Vega” në kohën e lansimit ishte automobil ambicioz në shumë drejtime. Motori i veçantë dhe cilindrat më ndryshe të paralajmëruar nga kompania nuk u prodhuan asnjëherë.

Ky automobil vuajti edhe nga disa probleme të sigurisë. Kjo ndoshta vjen si pasojë e fokusimit të kompanisë për të bërë pjesën e prapme të automobilit shumë të veçantë. “Chevrolet Vega” u prodhua nga viti 1970 deri më 1977.

“Smart Fortwo”

Ky automobil nuk cilësohet i mirë për shkak se është jashtëzakonisht i vogël. Ai supozohet të jetë i vogël në mënyrë që përdoruesit të shpenzojnë më pak, por ai shpenzon afro 7 litra në 100 kilometra distancë.

Kjo vlen për modelet e vjetra, pasi që modeli më i ri 2015 është më ekonomik dhe më i përshtatshëm.

Megjithatë, e mira e tij është se mund të parkoni në hapësira të ngushta.

“Reliant Robin”

Uebfaqja e vlerëson shumë të mirë mosdaljen në tregun e Amerikës të modelit “Reliant Robin”.

“Robin” ishte i njohur në Britani të Madhe dhe për t’u pajisur me leje për vozitje duhej vetëm leja e ngasjes së motoçikletës.

Automobili me tri rrotë ka dëshmuar disa herë se nuk është i duhur për vozitje dhe atë e vlerësojnë si një prej modeleve më të tmerrshme në histori.

Prodhimi i tij nisi në vitin 1973 dhe me disa modifikime vazhdoi deri më 2002.

“Ford Mustang II”

“Ford Mustang II” është “i njëjtë” me “Ford Pinton”. Dallimi është se ky model u shit nën logon e automobilit të famshëm “Ford Mustang”.

Në kohën e prodhimit të këtij modeli, 1973-1978, kompania kishte probleme të mëdha dhe ishte me “duar të lidhura”, për shkak të ligjeve strikte në atë kohë.

Pavarësisht se futet në listën e modeleve më të këqija në histori, “Ford Mustang II” fitoi çmimin Vetura e Vitit më 1974.

“Ford Bronco II”

Modeli “Ford Bronco II” në fillim të lansimit doli si automobil interesant për shkak se ishte furgon me dy dyer.

Gjithçka u prish kur u kuptua se motori i tij 2.3-litërsh nga “Mitsubishi” kishte vetëm 86 kuaj fuqi. “Ford Bronco II” u prodhua për 8 vjet, nga 1983 deri më 1990.

“Pontiac Aztek”

Ky automobil konsiderohet si model shumë i shëmtuar, por që nuk do të harrohet lehtë. Paraqitja e tij në serialin e njohur “Breaking Bad” do ta mbajë gjatë në kujtesën e shikuesve. “Pontiac Aztek” është një prej modeleve më të shëmtuara të të gjitha kohërave, për shkak se provon të shërbejë si një furgon, por është i krijuar në platformën e një minibusi.

“Dodge Nitro”

Edhe “Dodge Nitro” provon të bëhet një automobil që nuk mund të bëhet. Ai supozohet të jetë një model për rrugë, i krijuar në platformën e gjeneratës së dytë të “Jeep Liberty”. Përderisa “Liberty” ishte më i rëndë se 2200 kilogramë, ndërsa “Nitro” kishte kapacitet prej vetëm 900 kilogramëve. “Kopja e dobët” e “Jeepit” u prodhua nga viti 2007 deri më 2012.

Fillojnë punën 8 gjyqtarët e rinjë në Gjykatën e Apelit

0

Tetë gjyqtarë të rinj, të cilët ditë me parë u dekretuan nga ana e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot kanë filluar punën në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtarët në fjalë, janë dëshmuar për sukses dhe profesionalizëm, në gjykatat themelore ku kanë shërbyer deri me tani.

Pesë prej tyre, Mahir Tutuli, Hava Haliti, Albert Zogaj, Nehat Idrizi dhe Rafet Haxha, vinë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa tre të tjerët, Qerim Ademaj nga Gjykata Themelore Pejë, Fejzullah Rexhepi – Gjykata Themelore në Ferizaj, dhe Isa Shala – Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.
Me angazhimin e tyre, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, arrin në 38. Në bazë te planit të punës, pritet që kjo gjykatë, tash e tutje, të kryej për çdo muaj, mbi 200 lëndë me shumë.

Turqia mbetet përkrahëse e pa rezervë e prosperitetit në Kosovë

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, me gatishmëri të thellimit të tyre.
Duke e uruar znj. Kiliq për detyrën e saj të re në krye të misionit diplomatik turk në Prishtinë, kryetari Veseli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe shtroi nevojën e forcimit e të zgjerimit të tij të mëtejshëm, në interes të të dy vendeve.
Ambasadorja Kiliç, nga ana e saj, theksoi se Turqia ishte dhe do të mbetet përkrahëse e pa rezervë e prosperitetit në Kosovë, ndërsa vuri në dukje se bashkëpunimi ekonomik mund të jetë edhe më intensiv, ngase ka mundësi reale të rritjes së vëllimit të këmbimit tregtar dhe segmentit prodhues me interes të dyanshëm.
Kryekuvendari Veseli, theksoi se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Turqinë, duke vënë në pah prioritetet e vendit, si: punësimin e të rinjve, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të rrugëtimit të përbashkët euro-atlantik.

​Al Shabab sulmon bazën e Unionit Afrikan, 20 të vdekur

0

Grupi terrorist nga Somalia Al-Shabab ka kryer një sulm vetëvrasës me makinë në një bazë të Unionit Afrikan të cilën më parë e kanë djegur dhe kanë vrarë shumë njerëz.

Sipas dëshmitarëve, pjesëtarët e Shabab kanë marrë bazën dhe kanë vjedhur armë, megjithëse forcat e Unionit Afrikan në Somali(AMISOM) insistojnë në atë se edhe më tej e kanë kontrollin ndaj saj.

Sipas lajmeve të pakonfirmuara në sulm janë vrarë së paku 20 njerëz, transmeton AFP.

Luftëtarët e Shababit kanë thënë se ushtarët e ASIMOM kanë ikur nga baza në distriktin Xhanal, 80 kilometra nga Mogadish.

Andrra, dhe gjashtë fustanet e saj(Foto)

0

Andrra,nusja e Sinan Hoxhës ka ndërruar 6 fustane gjatë dasmës një javore.
Në të gjitha fustanet,Andrra dukej shumë bukur,dhe me shumë elegancë,ashtu sic edhe i kishte hije.
Ja edhe fotografia ku tregohen fustanet e Andrrës./21Media

andrra

Ferizaj: Vdes i aksidentuari

0

Sot rreth orës 07:55 në fshatin Dardani,Ferizaj në një aksident trafiku ka humbur jetën një person .

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan , ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Fiat, me targa vendore, ishte duke lëvizur nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe me të arritur në fshatin Dardani ,hyn në tejkalim të automjeteve, ku gjatë tejkalimit përballet drejtpërsëdrejti me motoçikletën e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt (Gjilan-Ferizaj), ku si pasojë e kësaj goditje lëndime vdekjepruese merr drejtuesi i motoçikletës H.H.(M/SH/K/ 32 vjeç), vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt.

Ne vendin e ngjarjes ka qenë prezent Prokurori i Prokurorise së shtetit,ku me urdhëresë të tij, i dyshuari N.A. (M/SH/K/ 36 vjeç) dërgohet në mbajtje për 48 orë,ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore.

Mungesa e ujit, shkak i mungesës së rrymës

0

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në objektet prodhuese dhe distribuese, ka filluar të destabilizohet edhe furnizimi me ujë të pijshëm,
KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit se është duke iu përmbajtur në përpikmëri orarit të furnizimit me ujë të pijshëm që u përpilua nga Drejtoria Teknike e kësaj kompanie.

Konsumatorë të nderuar,
Nga data 30 gusht 2015 e që po vazhdon edhe më tej, ka filluar të destabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit (Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Lipjan), për shkak të mungesës së energjisë elektrike në të gjitha objektet prodhuese dhe distribuese.
Me të gjitha vështirësitë e përballjes me mungesë të energjisë elektrike në stacione të pompave dhe fabrika të ujit, KUR”Prishtina” sh.a. po mundohet që të mbajë një tempo të rregullt të furnizimit me ujë, deri në stabilizimin e gjendjes së furnizimit me energji elektrike.