Song përfundon në West Ham

0

Mesfushori i Barcelonës, Alex Song është huazuar sërish te skuadra angleze, West Ham United.
Kamerunasi ishte i huazuar te londinezët në sezonin e shkuar, ndërsa katalanët janë pajtuar që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe për këtë sezon.

Song nuk po arrinë të gjejë vend në formacionin bazë te Barcelona për shkak të formës së lartë të mesfushorit tjetër, Sergio Busquets.

Teknologjia po e bën trurin tonë më të ri

0

Ka shumë debat nëse teknologjia po ndikon për mirë apo për keq në trurin tonë.
Por së fundmi, një grup shkencëtarësh gjermanë thonë se teknologjia po bën që truri ynë të jetë më i ri.

Shkencëtarët gjermanë janë bazuar tek aktiviteti i trurit të 50-vjeçarëve.
Gjatë studimit, ata zbuluan se truri i atyre që përdorin teknologjinë është katër deri në tetë vjet më i ri se mosha e tyre.
Por nga ana tjetër, teknologjia ka shtuar ndjeshëm numrin e obezëve.

32 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

0

Për 5 vjet Kosova ka humbur 32 mijë qytetarë, të cilët kanë zgjedhur tjetër nënshtetësi. Derisa ata thonë se këtë po e bëjnë për familjen e tyre, analistët e vlerësojnë këtë situatë si “tragjedi kombëtare”

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar shifra alarmante në pesë vjetët e fundit. Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm nga viti 2009 për të zgjedhur një nga shtetet nga Bashkimi Evropian që nuk e lejon dyshtetësinë. Kampion në “zbrazjen” e Kosovës është Gjermania. Me këtë ritëm të heqjes dorë nga nënshtetësia brenda 10 vjetëve Kosova do të ketë 100 mijë banorë më pak.

Protagonistët e këtyre veprimeve thonë se edhe pse me “zemër të thyer”, këtë po e bëjnë për perspektivën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ndërkohë që analistët e vlerësojnë se kjo situatë është baras me tragjedi kombëtare.

4 të vdekur nga moti i ligë në Meksikë

0

Nga moti i keq, konkretisht nga breshëri i cili zgjati rreth 50 minuta në Meksikë 4 persona humbën jetën, ku njëri prej të cilëve foshnje.
Prefekti i kryeqytetit të vendit, Meksiko, Eruviel Avila tha se nga breshëri i cili zgjati rreth 50 minuta 100 shtëpi janë dëmtuar dhe 35 automjete janë përmbysur. Ai shtoi se për shkak të breshërit të madh gjendja e trafikut në kryeqytet ka qenë shumë e rënduar.

Për shkak të një aksidenti i shkaktuar si pasojë e kësaj situate një foshnje 45 ditëshe ka humbur jetën, ndërkohë mes personave të tjerë që kanë humbur jetën ndodhen edhe dy endacakë.

Në disa zona të vendit trashësia e breshërit arriti deri në 30 centimetra. Vendet më të prekura nga breshëri ishin Coacalco dhe Tultitlan ku popullsia u bllokua në shtëpi për orë të tëra.

Ndërkohë zyrtarët vendas kanë tërhequr vëmendjen ndaj qytetarëve dhe kanë dhënë alarmin se reshjet prite të vazhdojnë.

Shkencëtarët krijojnë akulloren që nuk shkrin

0

Brenda 3-5 viteve, shkencëtarët do të sjellin në treg një akullore e cila nuk shkrin, duke na dhënë mundësinë për të mos u bërë pis. Duket se së shpejti ne do ti japim fund kujdesit për rrobat tona, apo për të mos u bërë pis në fytyrë, pasi akullorja do të vijë si një produkt i ngurtë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të veçantë për të bërë akulloren që nuk shkrin për një kohë të gjatë. Kjo është realizuar falë një proteine që ndihmon përbërësit e saj të qëndrojnë të bashkuar. Kjo proteinë gjendet në ushqimin japonez që quhet “natto” dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit të Edinburgut dhe Dandit në Skoci, kanë zbuluar se duke i shtuar akullores këtë proteinë ajo nuk shkrin.

Robert Bosch: Ishte kënaqësi të shërbeja në Kosovë

0

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.

Zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi ambasadorin Bosch për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë pesë viteve sa shërbeu në Kosovë.

Thaçi shprehu mirënjohje për ambasadorin Bosch dhe shtetin e Holandës për mbështetjen konkrete dhënë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, theksoi se ka qenë kënaqësi të shërbente në Kosovë dhe se do të mbetet i angazhuar në çështjen e Kosovës, të cilën do ta vizitojë edhe në të ardhmen.

Royal Navy, kështu do të jenë “bishat” britanike të detit!

0

Duken sikur vijnë nga Star Wars. Në fakt, kështu mund të duken anijet luftarake britanike brenda më pak se 35 vjetësh.

Me helikopterët apo avionët të zëvendësuar nga dronët të polotuar nga njerëz që qëndrojnë të ulur përpara ekraneve të kompjuterave shumë milje më larg, Royal Navy është duke bërë kërkime se si mund ta ndryshojë teknologjia flotën e saj.

Përgjigja duket se do të jetë një gjeneratë bishash deti të kontrolluara nga një kabinë qendrorë me armë që kanë “shpejtësinë e dritës” dhe një paraqitje që mund t’i bëjë ato të padukshme me sy.

royal

Intimidating: The stunning vessel would push today's science and engineering boundaries to the limit, but experts believe there is no reason elements of it couldn't be incorporated into upcoming designs

Worthy of USS Enterprise: The new-style operations room that would give commanders the ability to focus on specific zones from up to thousands of miles away

Innovation: The Royal Navy's fleet robotics officer believes the designs answer the demand for the defence ministry to produce an operational edge

Battle-ready: Dreadnoughts at sea in the English Channel in 1914, named for the original HMS Dreadnought which entered into service in 1906

Mourinho përforcon mbrojtjen

0

Edhe pse vetëm një ditë më parë kishte thënën se rezultati i keq kundër Swanseas nuk do të rezultojë në sjelljen e lojtarëve të rinj, Mourinho nuk vonoi shumë, tani Chelsea solli nga Nantes mbrojtësin senegalez Papy Djilobodji. Vlera e transferit është katër milionë funta.

Djilobodji të hënën kreu kontrollin mjekësor në Londër, pasi u arrit një marrëveshje mes klubeve. Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho tërhoqi vëmendjen për mbrojtësin 27-vjeçar, pas përpjekjes së tij të dështuar në sjelljen e John Stones nga Evertoni.
Papy Djilobodji ka regjistruar më shumë se 160 paraqitje për Nantes nga viti 2010 kur ai u bashkua me klubin francez. Mourinho ka vendosur për të forcuar mbrojtjen e titullit mbrojtësi pasi në katër ndeshje kanë marrë nëntë gola.

​55 shkollat e Prishtinës fillojnë mësimin

0

Në komunën e Prishtinës, sot filloi viti i ri shkollorë pothuajse në të gjitha shkollat e saj.

Nga 56 shkolla sa i ka gjithsej, 55 prej tyre kanë filluar mësimin, ndërsa fillimi i procesit mësimorë do vonohet për dy ditë vetëm në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, në mënyrë që të përfundohen disa përmirësime të cilat janë duke u bërë.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës së tij nëpër shkolla të ndryshme të kësaj komune, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ju uruar një vit sa më të mbarë.

Ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë vit të ri shkollor, duke shtuar se në këtë aspekt do të ketë edhe shumë risi.

Së bashku me kryetarin Ahmeti, për t’i vizituar shkollat ishte edhe drejtoresha e Arsimit të kësaj komune, Arbërie Nagavci, e cila tha se Komuna e Prishtinës ka marrë të gjitha hapat që të jenë sa më të përgatitur për fillimin e këtij viti të ri shkollor.

Në të gjitha komunat e Kosovës sot ka filluar viti i ri shkollorë, pothuajse në të gjitha shkoll at. Ditë më parë ministri Arsim Bajram, pat bërë të ditur se mësimi nuk do të filloj vetëm në 6 shkolla në tërë Kosovën, për shkak se ato janë ende në renovim.

​“Jo Zajednicës” edhe në shkollat e Prishtinës

0

Një organizatë e quajtur “Nxënësit aktivë”, njofton se ka ndërmarr një aktivitet në 6 shkolla të Prishtinës duke vendosur çarçafë me mbishkrime kundër Asociacionit të komunave serbe të nënshkruar në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

“Nxënësit aktivë”, bëjnë të ditur se aktivitetet janë ndërmarrë në shkollat: ”Sami Frashëri” (shoqëror), “Sami Frashëri” (natyror), “Xhevdet Doda”, Shkolla e Mjekësisë “Ali Sokoli”, “28 Nëntori” dhe Shkolla e Bujqësisë.

“Për ne, si të rinj të këtij vendi, ka ardhur koha që të jemi e tashmja, sepse si të paangazhuar dhe duke u gënjyer nga motoja monotone ‘..ju jeni e ardhmja’ u bindëm që e ardhmja jonë po del të jetë rruga për në kampet e Hungarisë dhe nëpër kontejner të Evropës”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj organizate me këtë aktivitet simbolik, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që ta ngrisin zërin e tyre në mbrojtje të shtetit dhe në mbrojtje të të drejtave tona.

“Si gjithnjë, do ketë nga ata që do të na këshillojnë se s’duhet të merremi me politikë, por le ta shikojnë historinë tonë dhe do ta kuptojnë se janë gabim. Ajo na m ëson se, sikurse të tjerët, edhe ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe të punojmë për përparimin e tij”, thuhet në komunikatën e “Nxënësit aktivë”.