Papa “thyen” rregullat, lejon që të falet aborti

0

Papa Françesku ka thënë se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë pasur aborte dhe mjekët që kanë kryer procedurën.

Megjithatë, masa është vetëm e përkohshme për vitin e ardhshëm jubile, i cili nis nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor, 2016.

Në katolicizëm, aborti shihet si mëkat i madh.

Papa ka thënë se shumë gra “besojnë se nuk kanë opsione të tjera”.

Ai ka shtuar se ka “takuar shumë gra që mbajnë në zemrat e tyre pasojën e këtij vendimi pikëllues dhe të dhimbshëm”.

Relaksimi i rregullave shihet si një ndryshim i madh në politikën e Kishës Katolike.

AKI me kartela identifikimi

0

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë [AKI], përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se Drejtori i këtij institucioni, Agron Selimaj, pas konsultimit me Kryeministrin Isa Mustafa, ka lëshuar në qarkullim Kartelat e Identifikimit për të gjithë punonjësit e AKI-së.

“Pajisja e punonjësve të AKI-së me Kartelat e Identifikimit paraqet formën më të sigurt të bashkëpunimit mes AKI-së, institucioneve relevante dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj agjencie.

Çdo keqpërdorim i Kartelave të Identifikimit të AKI-së është i ndëshkueshëm sipas legjislacionit relevant.

Andaj, në raste të tilla, Agjencia fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë veprimet e kundërligjshme në nr. e tel: 038/250-260 apo në info@aki-rks.org.

Galaxy S6 Edge+: Vrasësi i iPhone 6 Plus

0

Galaxy S6 Edge Plus është phableti më i fundit i Samsung. Ka po të njëjtat skaje të harkuara të kushëririt më të vogël, S6 Edge por çmimi është i frikshëm.

Me këtë smartfon të ri samsung ngjall tek konsumatorët një pyetje të thjeshtë: a është një telefon 5.7 inç më mirë se një 5.1 inç? S6 Edge Plus dhe S6 Edge janë identikë po ekrani është ai që bën diferencën.

Phabletët

Nuk është diçka e re të shohim Samsung tek prezanton telefonët me përmasa të mëdha. Është kjo kompani e cila shpiku kategorinë e phablet-ëve me modelin e parë Note në 2011-tën. Kompania ka vazhduar me debutimin e telefonët të ndryshëm me përmasa të mëdha në vitet që do të pasonin më pas. As ky vit nuk është një përjashtim dhe Galaxy Note 5 e S6 Edge+ janë provë e qartë e pretendimit tonë.

Me Galaxy S6 Edge+, Samsung vetëm ka rritur madhësinë e S6 Edge që u prezantua më Kongresin Mobil Botëror në fillim të këtij viti.

2100 (6)

Ekrani është fantastik. Me teknologjinë Super AMOLED, ekrani 5.7 inç ka ngjyra të qarta dhe të pastra. Është po aq i mirë sa ekrani që gjendet tek S6 Edge. Ngjyrat janë më reale sesa ato që ofrojnë ekranet LCD të OnePlus 2 apo iPhone 6 Plus.

Por të kalojmë dizajnin e smartfonit i cili është mjaft intrigues. Skajet e harkuara ofrojnë siguri ndërsa mbani këtë telefon në duar. Është shumë më i lehtë të punohet me të sesa iPhone 6 Plus, Note 4 apo edhe Nexus 6. Skajet e harkura prej alumini dhe pjesa e pasme prej xhami është një pasqyrim i tërë i modelimit të S6 Edge. Ofrojnë një cilësi të pakrahasueshme ndërtimi duke lënë pas Galaxy Note 4.

Galaxy S6 Edge+ është një nga phablet-ët më të menaxhueshëm por gjithësesi ngelet një smartfon me përmasa të mëdha.

Specifikimet e harduerit

– Ekrani: 5.7 inç quad HD Super AMOLED (518ppi)

– Proçesori: tetë bërthamësh Samsung Exynous 7420

– RAM: 4GB RAM

– Memorja e brendshme: 32/64 GB; Mungon mbështetja për microSD

– Sistemi operativ: Android Lollipop 5.1.1 me TouchWiz

– Kamera: 16 Megapiksel e pasme me stabilizim optik, 5 megaiksel frontale

– Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, ngarkim wireless, Bluethooth 4.2 dhe GPS

– Dimensionet: 154.4 x 75.8 x 6.9 mm

– Pesha: 153 gram

2100 (5)

Performanca

S6 Edge+ ka po të njëjtin harduer që përmban kushëriri i vogël: Proçesorin tetë bërthamësh të vetë Samsung, modelin Exynos 7420. S6 Edge+ është një nga telefonët me performancën më të lartë sot në treg.

Ka 1GB RAM më shumë se S6 Edge duke ndihmuar më tej gjatë punës me disa aplikacione. Phablet-i natyrisht që ka një bateri edhe më të madhe duke mbajtur smartfonin në punë gjatë një dite të lodhshme. Smartfoni është i shpejtë në ngarkim ku mjaftojnë 90 minuta për të ngarkuar plotësisht baterinë.

TouchWiz

S6 Edge+ ka po të njëjtin version Android që kanë modelet e tjera S6, Lollipop 5.1.1, quajtur ndryshe TouchWiz. Funksionon mjaft mirë megjithëse nuk është aq i shpejtë sa eksperienca e pastër e Android Stock.

Një varietet aplikacionesh të Facebook dhe Microsoft janë të para instaluara por mund të ç’aktivizohen. Gjithashtu edhe një pjesë e madhe e aplikacioneve të Samsung mund të ç’aktivizohen.

Nuk mungon funksionaliteti i ndarjes së ekranit për të punuar me më shumë se 1 aplikacion njëherazi. Ndër aplikacionet që ofrojnë mbështetje për këtë funksion janë Twitter dhe Chrome.

2100 (4)

Kamera

Kamera 16 Megapiksel me teknologjinë e stabilizimit optik, e njëjta kamër që gjendet tek S6 Edge, është ndër më të mirat që mund të gjeni sot në një smartfon. Realizon foto me shpejtësi të lartë, kap detaje dhe prodhon ngjyra reale.

Performanca në dritë të pakët është e mirë, dhe aplikacioni i kamerës mund të lançohet duke shtypur dyherë me shpejtësi mbi butonin kryesor në fund të smartfonit edhe nëse telefoni është i kyçur.

Kamera frontale ka sensor 5 megapiksel dhe është mjaft kompetitiv në realizimin e selfie-eve.

2100 (2)

Skaneri i shenjave të gishtërinjve

Ky sesnor është ndër më të mirë sot në treg duke njohur mbi 95 % të sipërfaqes së gishtit në vetëm 1 sekond. Ai mund të përdoret për të shkyçur smartfonin apo për të konfirmuar blerjet. Skaneri funksionon edhe me aplikacione të palëve të treta si LastPass.

2100 (1)

Çmimi

Galaxy S6 Edge+ është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe të artë. Modeli 32 GB kushton 1025 Euro ndërsa modeli 64 GB kushton 1150 Euro.

Sa për krahasim, iPhone 6 Plus me kapacitet 16 GB kushton 850 Euro, modeli 64GB kushton 950 Euro dhe modeli 128 GB kushton 1080 Euro. Me pak fjalë, S6 Edge+ kushton 180+ Euro më shumë sesa modeli më i lirë i iPhone 6 Plus, madje edhe varianti 128 GB i iPhone 6 Plus kushton 50+ Euro më pak se varianti 64 GB i S6 Edge+.

LG G4 kushton 450 Euro ndërsa Nexus 6 550 Euro.

2100Verdikti

Samsung Galaxy S6 Edge+ padyshim është mbreti i phablet-ëve Android në Europë por ka një çmim shumë të lartë. Skajet e harkuara janë tërheqëse dhe ndërsa ofrojnë një dizajn më të bukur, për nga funksionaliteti nuk posedojnë diçka të veçantë.

Krahasur me Galaxy Note 5, u themi se konsumatorët i blejnë phablet-ët për lapsin e tyre Stylus, për soliditetin e tyre dhe Note 5 i ofron këto. Bateria qëndron vetëm një ditë e këtë e justifikon ngarkim i shpejtë në vetëm 90 minuta.

Avantazhet: ekran fantastik, dizajn tërheqës, i lehtë, kompakt, materiale premium, ngarkim wireless, ngarkim i shpejtë, performancë të lartë

Disavantazhet: mungon mbështetja për microSD, nuk ka bateri të zëvendësueshme, nuk ka laps Stylus, bateri që zgjat një ditë të vetme, skajet e harkuara ofrojnë shumë pak funksionalitet. (PCWorld Albanian)

Nisin pushimet për Adelinën (Foto)

0

Adelina Ismaili, pas një vere të mbushur me mbrëmje të zgjedhura ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale këtë moment relaksi.

Këngëtarja shihet përkrah njeriut që e bën më së shumti të ndjehet e relaksuar, partnerit të saj, Valit Krasniqit.

Vlen të theksohet se Adelina zgjedhur që pushimet t’i kalojë në plazhet e bregdetit kroat.Capture

VV i rrëzon grilat e Qeverisë

0

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh kanë ndërmarr një aksion përmes së cilit kanë rrëzuar grilat e vendosura ditën e djeshme përreth ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin për media që e ka dërguar kjo lëvizje, thuhet se Kryeministri Isa Mustafa, me vendosjen e këtyre grilave, ka ndarë pushtetin nga qytetarët.

“Demokracia e vërtetë, nuk e lejon që qeveria të ndahet nga populli. Kjo ndarje i ngjan vetëm sistemeve të kaluara autoritare që nuk kanë lidhje me demokracinë. Politikanët në pushtet, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. E nëse vendimet e tyre janë të padrejta dhe të papërgjegjshme ata nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë duke u barrikaduar për t’u ndarë nga populli”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të VV-së, raporton Koha.net.

Më tej thuhet se ata që marrin vendime për ne qytetarët, nuk kanë të drejtë të ikin dhe të rrethohen nga qytetarët.

“Isa Mustafa, në njërën anë po e ndan dhe defunksionalizon Kosovën përmes “Zajednicës” si dhe po e përdor buxhetin e shtetit për t’i shpërblyer djemtë e vet, e në anën tjetër, po izolohet brenda kësaj ndërtese për t’i ikur përgjegjësisë për veprimet e veta. Pushteti nuk mbrohet me dhunë. Dhuna e pushtetit nuk është zgjidhje. Persekutimet ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, kërcënimet dhe gjuha e ulët e kryeministrit ndaj kujtdo që e kundërshton, janë tensionim i situatës”, potencohet në njoftim.

Vetëvendosje thotë se, “siç e kemi thënë edhe më herët, themelimi i “Zajednicës” në Kosovë është tërësisht i papranueshëm dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje të dëmshme, Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje”.

“Për këtë arsye, ne sot kemi dalë që në mënyrë simbolike ta shprehim papajtueshmërinë tonë me ndarjen e pushtetit prej qytetarëve”, përfundon njoftimi për media i Vetëvendosjes.

Shqipëria e Kosova bashkë në respektimin e drejtave të njeriut

0

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani me bashkëpunëtorët e tij.

Homologu nga Shqipëria përgëzoi Jasharin për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.

Bajrami: Kosova mund të krenohet me rininë e saj (Video)

0

Kosova mund të krenohet me rininë e saj sepse edhe përkundër trendin të uljes së natalitetit, shkollat tona janë të mbushura me nxënës, problem ky që është evropian, sepse të gjitha shtetet po ballafaqohen me mungesë të fëmijëve.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë shpërndarjes së Abetares për nxënësit e klasave të para në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Turqia përkrahë Kosovën në planifikimin hapësinor

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ministri Agani, fillimisht i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadores së re turke, duke i dëshiruar punë të mbarë në këtë detyrë.

Agani shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, për të bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e Turqisë, sidomos në projektet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, falënderoi ministrin Agani për mikëpritje dhe njëherësh u zotua se Qeveria e Turqisë, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo sferë, duke mos përjashtuar edhe fushat që mbulon ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Çfarë i ndodh trupit 24 orë pasi keni pirë birrë

0

Nëse hani një vakt të rëndë para se të pini birrë, alkooli nuk do të hyjë në gjak në mënyrë të shpejtë. Ndikimi i alkoolit varet gjithashtu nga mosha.

Në qoftë se jeni nën stres dhe nivelet e hormoneve janë të larta, metabolizmi do të përshpejtojë thithjen e alkoolit.

Pak minuta pas konsumimit të birrës: alkooli pas konsumimit kalon përmes trupit në stomak, ku hyn në gjak dhe arrin trurin dhe muskujt.

Pas 10 minutash: pas 10 minutash trupi e njeh alkoolin si helm dhe përpiqet ta tresë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas 15 minutash: stomaku fillon të tresë alkoolin për ta hequr nga trupi dhe kështu fillon të konvertojë alkoolin në kimikate të tjera. Ai përfshin konvertimin e aketaldehideve, lëndë  toksike që shkaktojnë  gjendjen e keqe të trupit të nesërmen.

Alkooli është konvertuar në acid acetik dhe ujë, dhe gjatë dekompozimit të mëtejshëm, në ujë dhe acide yndyrore.

Pas 20 minutash: pas 20 minutash ju filloni të ndjeni simptomat e efektit të përgjithshëm të alkoolit, koka juaj është e lehtë dhe jeni të tejmbushur me lumturi.

Pas 45 në 90 minutash: pas 45 deri 90 minutash efekti i i alkoolit arrin kulmin.

Pas 60 minutave: pas 60 minutave, duhet të shkoni në banjë, sepse alkooli është një diuretik, dhe nga veshkat shkon drejtpërdrejt në fshikëz, kështu që duhet të urinoni më shpesh dhe për këtë arsye jeni të  dehidratuar/Shendeti.

Pas 12 deri 24 orësh: pas 12 deri në 24 orë kur të zgjoheni,  ndoshta do të ndjeni simptomat:  dhimbje koke, marramendje, etje, zbehje, ethe ,të cilat janë simptomat e shkaktuara nga dehidrimi. Arsyeja për këtë gjëndje është se trupi është ende duke luftuar me alkoolin.

Dy të vrarë në Shkup

0

Dy veta janë gjetur mbrëmë të vrarë në një makinë në periferi të fshatit Koliçan i Poshtëm në rajonin e Shkupit.

Policia theksoi se dy trupat e pajetë janë gjetur në makinën e tipit “Rover 75” me targa të Ohrit pranë një are në Koliçan të Poshtëm, rrugës për në lagjen e Draçevës të Shkupit, informon INA.

Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Policia ka identifikuar shoferin e makinës dhe bëhet fjalë për Svetislav.R (1987) nga Kërçova, ndërsa po punohet edhe në identifikimin e viktimës së dytë. Sipas burimeve jozyrtare policore për disa media maqedonase, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.