Rusia, duam pjesën tonë te ‘treni i arit’

0

Një tren i blinduar nazist, me një thesar brenda, thuhet se është lokalizuar 70 metra nën tokë, pranë një qyteti polak.
Edhe pse akoma asgjë nuk dihet me saktësi, Rusia ka nxituar e para të deklarojë se kërkon pjesën e saj në këtë zbulim.

Gazeta britanike Telegraph thotë se përfaqësues rusë priten të jenë të pranishëm aty kur treni të zbulohet.

Një avokat i njohur tha se kërkojnë të marrin edhe ata një pjesë.

“Nëse në tren ka pasuri, që buron nga ish-Bashkimi Sovjetik, atëherë ajo i duhet dorëzuar rusëve”, tha ai.
Ende nuk dihet nëse në tren ka ar, armë, vepra arti apo një arkiv të fshehtë.

Por si u zbulua treni nazist?

Historia ngjan e pabesueshme: pak ditë më parë, një gjerman dhe një polak njoftuan autoritetet polake se ata e dinë strehën, pasi një i moshuar ua kishte rrëfyer në prag të vdekjes.

Të dy mbeten anonimë.
Sa i përket të moshuarit, gazeta polake Fakt thotë se bëhet fjalë për një ushtar të Vermahtit gjerman, që ka ndihmuar për të fshehur trenin.

Vera..e nxehtë e Këngëtarëve

0


Kjo verë ishte e nxehtë më plotë kuptimin e fjalës në tregun muzikorë.

Si cdo vitë edhe ky vitë filloj furishëm nga këngëtarët tanë të cilët krijuan shumë hite,bashkë me videoklipe të nxehta.
Kjo verë solli shumë bashkëpunime të cilat ‘dhezen’,po ashtu ‘boom’ bënë edhe disa këngëtarë të ri,të cilët i mbushën klubat e verës.Klikimet nuk ju munguan këngëtarëve të cilët sollën spote t’mira,ku nuk munguan zhveshjet e tyre,dhe ‘klikimet ecnin mire’.
Ledri dhe Era e hapën sezonin verorë me këngën ‘Shumë pis’ këngë kjo e cila theu rekord,në 24 orët e para mori mbi 5oo mijë kilkime.Suksesi i kësajë kënge vazhdoi gjithë verën,dhe kënga u pëlqye jashtzakonisht shumë dhe deri tani ka arrituar rreth shifrës së 15 milion klikimeve.
Pastaj Mozik dhe Kida me bashkëpunimin e tyre patën sukses të madhë ku mblodhën rreth 10 milion klikime,po ashtu Elvana Gjata me ‘Love Me’ korri sukses të madhë dhe për një kohë të shkurtë arriti rreth 10 milion klikime.
Kësaj liste I bashkohet edhe këngëtarja nga Shqipëria Enca me këngën e saj ‘Suol killa’ e cila arriti 6 milion klikime për një kohë të shkurtër,ku fajtori kryesorë ishte spoti i ‘nxehtë’ i saj.
Edhe Adrian Gaxha me Lindonin sollën një bashkëpunim të suksesshëm,kësaj liste i bashkohën edhe Stresi dhe Morena me ‘Ki me bo’ Geti dhe Luana ‘Tiranalifestyle’ ,Noizy dhe Ciljeta ‘Gangsat Love’,kurse zogut nuk I eci bashë mirë sivjet ,me këngën ‘Holla’ ku i arriti rreth 3 milion klikime.
Kuse në fund të verës Geti dhe Majki sollën një hit veror të titulluar ‘Sjena Mo’ këngë e cila u pëlqye shumë dhe arriti shifrën e 5 milion klikimeve për një kohë të shkurtër.
Verë e nxehtë ishte për këngëtarët tanë,të cilët po i’a shohin ‘hajrin’ muzikës
Ta presin vjeshten tash..për këngë tjera./21Media

Cameron Diaz është shtatzënë?

0

Aktorja e njohur Cameron Diaz, 43 vjeç dhe i shoqi, Benji Madden, u ulën të hënën në Los Angeles pas një fluturimi të gjatë që nga Australia.

Paparacët ishin kuriozë për të fiksuar pak barkun e aktores pas spekulimeve se ajo është shtatzënë.

Megjithatë Diaz nuk u la mundësi për të fiksuar diçka të dyshimtë.

cameron

Something to hide? Cameron covered her stomach by tying a shirt around her waist and wearing her handbag over her stomach

Lovebirds: The actress held her husband's hand as they moved through the crowd

 

Operacion i gjerë antidrogë në Shkodër, mijëra bimë narkotike të asgjësuara

0

Policia e Shtetit Shqiptar ka angazhuar gjatë ditës së sotme me qindra forca policore në zonën e Pultit në Shkodër, për asgjësimin e bimëve narkotike.
Rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Pultit.

Burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë asgjësuar me mijëra rrënjë të bimëve narkotike. Ndërkohë sipas policisë operacioni vazhdon akoma, ndërsa sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri.

Kjo është një zonë me risk, pasi rreth një vit më parë pikërisht në vendin ku po zhvillohet operacioni sot, u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka deklaruar se në orët në vijim do të publikojë informacione të detajuara për operacionin anti-kanabis që vazhdon në Shkodër.

Ministri Hoti priti në takim Ambasadorin e ri amerikan

0

Ministri i Financave Avdullahu Hoti është takuar sot në takim kurtuazie me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi njoftues, ministri Hoti e uroj ambasadorin Delawie për mandatin e tij të ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen e përhershme dhe të pa kursyer të ShBA-së dhënë Kosovës dhe në veçanti Ministrisë së Financave. Me këtë rast ministri Hoti shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave të thellojë bashkëpunimin edhe më tej.
Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi ministrin Hoti për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet e Republikës së Kosovës.

Policia nis hetimet për rrënimin e rrethojës së Qeverisë

0

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Prishtinës, me anë të një komunikate sonte ka njoftuar se ka nisur hetime për “dëmtim apo asgjësim të pronës”, respektivisht lidhur me aksionin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila rrënoi rrethojën e Qeverisë.

“Sot në ora 16:00, policia ka marrë informacionin se në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë një grup prej 30 – 40 personash, kanë dëmtuar pjesërisht rrethojat e objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin ku është zhvilluar ngjarja dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore me qëllim të ekzaminimit të vendngjarjes, hetimit të rrethanave si dhe identifikimit të personave që kanë kryer aktin.

Ndërkohë që marrë për bazë rrethanat e sipër cekura me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Aktualisht janë duke u kompletuar të gjitha veprimet e nevojshme për të proceduar edhe më tej me hetimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Aktivistët e Vetëvendosjes sot i hoqën barrikadat e posavendosura me arsyetimin se “demokracia nuk lejon që qeveria të ndahet nga populli” dhe se “barrikadat e vendosura para Qeverisë kanë qenë vazhdimësi e disa veprimeve jo të mira të kryeministrit Mustafa”.

Haradinaj: "Kosova po përballet me tri tema të mëdha njëkohësisht"

0

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Lipjan, tha se Kosova po kalon momente të ndjeshme, kjo për shkak të tri temave të karakterit nacional.

Gjykata Speciale, Demarkacioni si dhe Asociacioni i Komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme tha ai. Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive por edhe kundështim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet cka është e mundur.

Ai tha se cilësia e keqe në qeverisje mund ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili poashtu kërkon një mobilizim të përgjithshëm.foto 1

Gjakovë:​Dhjetë fshatra për herë të parë me paralele parashkollore

0

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar nxënësit e shkollës “Yll Morina” dhe të shkollës “ Selman Riza”, me ç’rast bashkë me drejtoreshën komunale të Arsimit Diana Qarkagjija, janë njoftuar me përgatitjet e stafit arsimor për një fillim të mbarë të procesit arsimor.

Në këtë komunë sivjet mësimin e kanë filluar 1,300 nxënës filloristë në klasë të parë, kurse për herë të parë në parashkollor mësimet i vijojnë 700 nxënës.

Ajo çka e karakterizon këtë fillim vit shkollorë në Komunën e Gjakovës është se për herë të parë në 10 fshatra do të fillojnë punën edukative e arsimore dhjetë paralele me nxënës parashkollorë.

Gjatë vizitave Kryetarja Kusari-Lila i uroi nxënësit me dëshirën dhe besimin që të gjitha synimet t’i arrijnë përmes edukimit dhe shkollimit duke realizuar kështu destinimet e tyre të suksesshme.

“Sistemi i arsimit në Kosovë ka hapësirë për përmirësime, ku edhe ne si Komunë në aspektin lokal kemi ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme. Gjithashtu, jemi munduar që të kemi bashkëpunime edhe me këshillat e prindërve, drejtorët e shkolla ve dhe mësimdhënësit në mënyrë që ky vit të jetë sa më i mbarë dhe me rezultate më të larta se vitet paraprake”, ka thënë Kusari Lila.

Ky vit ka filluar edhe me ndarjen në kohë të teksteve shkollore, gjë e cila mundëson mbarëvajtje të procesit në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës, njoftoi komuna.

Pse shkoi Arsene Wenger në Francë?

0

Tekniku i Arsenalit Arsene Wenger ka udhëtuar drejt Parisit për të përfunduar transferimin e Cavani dhe Rabiot nga PSG ne skuadrën e tij, raporton Daily Mail.

Plani për të sjellë Karim Benzeman nga Real Madridi ka dështuar, kështu Wenger në minutën e fundit duket se është duke u përpjekur për të sjellë sulmuesin uruguaian. Arsenal gjatë gjithë verës ishte përpjekur për të sjellë përforcime në sulm, por deri më tani kanë qenë të pasuksesshëm.

Wenger është parë në një avion në Paris, kështu që kjo ka shkaktuar thashetheme se një marrëveshje mes dy klubeve mund të jetë e mundur. Mail Daily shton se Wenger dëshiron të shohë në radhët e tyre dhe Adrien Rabiot, mesfushori i ri i PSG , dhe theksojnë se transferimi i tij është shumë më i lehtë dhe i shpejtë për të ndodhur se sa transferimit Cavanit.

Arsenal këtë verë solli deri tash vetëm portierin Petr Cech.

Shitet në ankand menyja e Titanikut

0

Tridhjetë vjet pas gjetjeve të mbetjeve të anijes së famshme “Titanik”, që u përmbys më shumë se 100 vite me parë, do ta dal në ankand për shtije menyja e restorantit të klasit të parë të kësaj anije.

Kjo meny që u morr nga një pasagjer që ia doli të shpëtoi pritet që të shitet për një vlerë prej 50.000 – 70.000 dollarësh.

Në të renditën dhe janë të lexueshme emrat e ushqimeve që servoheshin në atë anije.