Policia kap arsenal armësh dhe asgjëson mijëra bimë kanabis

0

Me asgjësimin e 32.676 bimëve narkotike dhe sekuestrimin e një pushke, 4 granatave, 500 gram tritoli, 7 karikatorë me fishekë dhe rreth 700 fishekë, ka përfunduar dita e parë e aksionit të Policisë në Shqipëri në rajonin e Shkodrës.

Në një terren mjaftë të vështirë Policia ka asgjësuar këto bimë narkotike në 173 parcela të mbjella në fshatrat Plan, Gjurë, Kujë dhe Temal.

Ndërsa sekuestrimi i armëve dhe municionit është bërë nga një mur i ndërtuar me gur brenda një shpelle.

Ato u gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit antikanabis.

SHBA: “Shqetësim i thellë” me dënimin e gazetares Ismayilova

0

Shtetet e Bashkuara janë shprehur “thellë të shqetësuara” për dënimin ndaj gazetares në Azerbajxhan, Khadija Ismayilova, duke e vlerësuar këtë rast “si një tjetër shembull të kufizimeve të gjëra në rritje në të drejtat e njeriut në Azerbajxhan, përfshirë kufizimet në lirinë e shtypit”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, “ka kërkuar nga qeveria e Azerbajxhanit që ta liroj zonjushën Ismayilova dhe të tjerët, të burgosur për shkak të ushtrimit të lirive të tyre fundamentale”.

Mëtutje, zoti Toner është shprehur:

“Ne theksojmë se gjykata ka refuzuar t’i rishqyrtoj provatdhe dëshminë nga ish-punëdhënësi, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, që kishte të bënte direkt me rastin e saj dhe akuzat, veçanërisht për akuzat për krime financiare”, tha Mark Toner, mbrëmë vonë në Uashington.

​351 mijë emigrantë drejtë Europës vetëm në 2015-n

0

351 mijë e 314 konsiderohet të jetë numri i refugjatëve që janë nisur drejt Europës vetëm në vitin 2015. Refugjatët, të ardhur kryesisht nga Lindja e Mesme, janë zbarkuar në destinacionet më të afërta të cilat janë Malta, Greqia, Italia dhe Spanja.

Por, jo të gjithë kanë mundur të mbijetojnë deri në destinacionin që ishin nisur. Sipas “Missing Migrant”, numri i refugjatëve që kanë humbur jetën nga 1 Janari e deri më 31 gusht 2015, është 3 mijë e 620 persona.

Por, ende nuk ka një listë të hartuar të përbashkët për numrin e vërtetë të refugjatëve.

Tryezë e VV-së – "Kosova pas marrëveshjeve në Bruksel”

0

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një tryezë publike me temën “Kosova pas marrëveshjeve në Bruksel – Implikimet për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit – Çfarë duhet të bëjmë ne?”.

Në tryezë, siç lajmëroi VV, do të marrin pjesë dhe do të kontribuojnë në diskutime përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë si dhe përfaqësues të subjekteve politike opozitare.

Tryeza do të mbahet në Qendrën “Orion” në Prishtinë, me fillim në ora 10:00

Nisin ditët përkujtimore të Nënë Terezës

0

Fillojnë sot Ditët përkujtimore të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” me një ekspozitë të titulluar “SHHBK Nëna Terezë 25 vite në shërbim të popullatës”, që do të hapet në orën 19:00 në Katedralen e Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Shoqatës, nesër, më 3 shtator, do të mbahet Simpozium Shkencor në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me fillim në orën 11:00.

Të premten, më 4 shtator, në ora 19:00 do të organizohet ndezja e qirinjve te shtatorja “Nëna Terezë” në Sheshin e kryeqendrës që mban emrin e humanistes shqiptare. Pas kësaj, të njëjtën ditë, do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët në Radiotelevizionin e Kosovës.

Për datën 10 dhjetor të këtij viti është planifikuar një Akademi Solemne dhe shfaqja e filmi dokumentar kushtuar 25-vjetorit të SHHBK Nëna Terezë.

Horoskopi ditor

0

Dashi

Sot nuk do jeni entuziaste ne dashuri, nuk do keni besim dhe aspak kurajo. Kujdes, mundohuni te ndryshoni sepse nëse qëndroni ne vend kjo gjendje do te vazhdoje. Edhe beqaret duhet te ndryshojnë rutinën dhe te kërkojnë me te mirën për ta. Ne jetën profesionale duhet te Beni patjetër një pushim qe te keni energji për te vazhduar me tej.

Demi

Do jete një dite shume aktive për ju si ne dashuri edhe ne pune. Do te kaloni momente te këndshme me partnerin. Beqaret do te kenë fat, por duhet te mos nxitohen. Mundohuni te kujdeseni pak me shume për shëndetin. Ruajeni energjinë për gjithë javën sepse do ju duhet. Uleni edhe ritmin e punës. Java qe vjen pritet te ketë probleme.

Binjaket

Do kaloni momente romantike sot me te dashurin e zemrës dhe kjo do ju afroje me shume me te. Për beqaret do te ndodhin disa ndryshime ne jetën sentimentale, por duhet te jeni te duruar. Planetët do ju ndihmojnë t’i shihni gjërat me qarte. Ne pune do ju provokojnë, por ju nuk do bini pre e tyre. Ruani gjakftohtësinë dhe tregohuni indiferente.

Gaforrja

Sot do ndihmoni një mik qe ka nevoje për ju, por gjithsesi do gjeni edhe pak kohe për te zgjidhur një problem tuajin me partnerin. Beqaret nuk do kenë shume fat sot. Ne pune do jete një dite e rëndësishme. Duhet te jeni shume te vendosur dhe do ja dilni mbanë. Mundohuni te mos provokoni keqkuptime me koleget sepse ata mund t’ju prishin pune.

Luani

Sot do jete një dite e mbushur me energji. Kujdes, ne dashuri mos merrni vendime për te cilat nesër do pendoheni. Tregohuni me te duruar dhe çdo gjë do te shkoje si dëshironi ju. Beqaret duhet te hidhen ne “sulm”. Ne pune do hidhni hapa galoponte dhe kjo do ju beje te ndjeheni mjaft mire. Mundohuni te qëndroni edhe pak me shume pranë personave tuaj te dashur.

Virgjeresha

Sot priten çaste romantike, thjesht ju duhet te jeni te gatshëm t’i shfrytëzoni deri ne fund ato. Do jete një dite shume e veçante edhe për beqaret. Ne pune do te realizoni projekte te reja, por do jeni pak nervoze. Keni shume dhunti dhe talent dhe do arrini suksese te mëdha. Kjo do ju beje te ndjeheni mjaft mire dhe do doni te festoni.

Peshorja

Nëse doni te bëni një deklarate dashurie duhet te zgjidhni fjalët dhe te gjeni mënyrën e duhur. Tregohuni diplomate dhe zgjidhni momentin me te përshtatshëm. Për ju beqare do ketë takime shume interesante. Përfitoni! Ne pune do jeni shume te ngarkuar dhe nuk do keni kohe fare për te bere ndonjë pushim. Kujdes, mos harroni qe keni lënë një takim te rëndësishëm.

Akrepi

Sot do keni disa probleme ne jetën sentimentale dhe një mik i ngushte do ju ndihmoje. Kujtohuni gjithmonë për këtë sepse një dite edhe ai do ketë nevoje për ju. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me atë person qe do takojnë, nuk është ashtu siç duket. Ne pune jeni gati te përfundoni një projekt. Pak me shume kreativitet dhe imagjinate dhe çdo gjë zgjidhet.

Shigjetari

Duhet te bëni kujdes sot me fjalët qe do thoni. Ato mund ta lëndojnë partnerin(en) dhe gjithë ambienti te prishet. Flisni me takt. Për beqaret do jete një dite e mire, por nuk do gjeni atë qe po kërkoni. Ne profesion do keni shume sukses. Pritet një e ardhme shume e mire dhe me shume fat. Përfitoni për te përmirësuar edhe gjendjen tuaj ekonomike.

Bricjapi

Dashuria nuk do te shkoje mire sot. Do keni disa konflikte me partnerin/en. Mos i lini gjerat te përkeqësohen edhe me shume sepse mund te ndodhe ajo qe ju nuk e dëshironi. Edhe për beqaret nuk është dita e duhur për te filluar një lidhje. Ne pune do ju jepet një mundësi shume e mire qe nuk duhet ta humbisni. Shprehini ato qe mendoni.

Ujori

Planetët do ju mbështesin sot ne planin sentimental. Do jete një dite e gëzuar dhe plot emocione. Përfitoni sa me shume! Beqaret do te takojnë dike shume interesant dhe do mendojnë te fillojnë një lidhje me serioze. Ne pune keni ide shume te qarta dhe kjo ju ndihmon mjaft. Do keni arritje te mëdha dhe do merrni përgëzime.

Peshqit

Ne dashuri e keni te qarte se cila është me e mira për ju. Do mundoheni te krijoni mjedisin e përshtatshëm për t’ia kaluar mire me partnerin/en. Për beqaret ka ardhur dita te dashuroni sa me shume. Disa mund te mendojnë te martohen apo te rimartohen. Ne pune do jeni plot energji pozitive dhe do realizoni te gjitha projektet qe keni menduar.

Arsyet pse duhet ta përfshini mollën në ushqim

0

Adhuruesit e mollës që nga fundi i verës u gëzohen mollëve të vogla verore, por një begati e tërë e llojeve vjen me vjeshtën. Një arsye më shumë pse këtë super pemë duhet ta përfshini në ushqimin tuaj.

1. Ngopja. Një mollë ka rreth 90 deri 100 kalori, ndërsa fibrat me të cilat është e pasur i mundësojnë organizmit të shpërbëjnë ato fibra komplekse më gjatë sesa, për shembull, drithërat. Molla ka katër gramë fibra, derisa organizmi duhet gjatë ditës të marrë mes 25 dhe 40 gramë.

2. Linja. Për shkak të acidit ursolik, i cili gjendet në lëvore të mollës është ideale për dobësim dhe mbajtjen e peshës. Hulumtimi në minj ka treguar që nxit shpenzimin e yndyrave, dhe ndihmon edhe ndërtimin e muskujve.

3. Frymëmarrja. Antioksidanti kuercetinë (i cili gjendet në lëvore) ndihmon te përmirësimi i punës së mushkërive dhe sistemi i frymëmarrjes. Në një studim kanë përfunduar që femrat të cilat hanë shumë mollë kanë reduktuar dukshëm rreziqet që fëmijët e tyre të sëmuren nga astma.

4. Ftohja. Vitaminën C , e cila është shumë e nevojshme për ripërtëritjen e sistemit të imunitetit mund ta merrni edhe nga mollët. Në një mollë mesatare ka rreth 8 miligramë vitaminë C, dhe kjo është14 për qind e nevojave ditore.

5. Kanceri. Fibrat kanë veprim të dobishëm në aktivitetin e zorrëve. Në një studim francez shkencëtarët kanë vërtetuar që disa përbërës të mollës ndihmojnë parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Triterpenoidi, në mënyrë të vërtetuar redukton rreziqet nga kanceri i mëlçisë dhe i gjirit.

6. Diabeti. Antioksidanti antocianinë nga mollët është i pari në linjë në luftën kundër diabetit. Përndryshe ka meritë për ngjyrat në pemë dhe perime – të kuqe, të kaltër dhe të purpurt.

7. Kolesterina. Pektina nga mollët lidhet me kolesterinën më të ulët, përkatësisht parandalon absorbimin e tij. E nxit trupin për ta shpenzuar dhe jo për ta ruajtur.

8. Truri. Mollët mund të ndikojnë edhe në aktivitetin trunor, sepse nxisin prodhimin e acetilkolinit, i cili krijon komunikimin në mes qelizave nervore – duke iu falënderuar kësaj, ndihmon kujtesën tuaj dhe redukton shanset për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

YouTube do të ndryshojë krejtësisht

0

Shërbimi muzikor YouTube do të ndryshojë krejtësisht deri në fund të këtij viti. Sipas burimeve të ndryshme, sajti më i madh për shpërndarjen e videove po përgatitet të lançojë dy shërbime të veçanta deri në vitin 2015 — Music Key, i cili ka qenë në versionin beta deri në nëntorin e kaluar, dhe një shërbim tjetër, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akoma. Kështu, në YouTube do të ketë tani një përzierje të videove falas, videove që mbështesin reklamat dhe ato premium, për të cilat duhet të paguajmë për t’i parë.

Kompania do t’iu ofrojë mënyra të reja krijuesve që të fitojnë para nga videot e tyre. Shërbimi Music Key i YouTube-it do të jetë me pagesë, ku përdoruesit do të kenë mundësi të dëgjojnë video muzikore në YouTube pa pasur asnjë reklamë në sfond, si dhe do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë edhe nëse nuk ka internet, duke paguar një tarifë mujore.

Google shpreson të tërheqë vëmendjen e përdoruesve duke e ofruar këtë shërbim falas për gjashtë muaj, dhe pastaj përdoruesit duhet të paguajnë 7.99 dollarë në muaj për të përfituar këtë shërbim. Abonentët e shërbimit Google Play Music do të kenë qasje edhe tek shërbimi me pagesë YouTube Music Key.

Tusk: Të dënueshme sjelljet ksenofobe ndaj emigrantëve

0

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dënoi sot sjelljet ksenofobe në Bashkimin Evropian ndaj emigrantëve të cilët synojnë të bëhen pjesë e kësaj hapësire.

“Cilat do qofshin sfidat që vijnë nga eksodi i emigrantëve, nuk ka justifikime për një reagim aq të egër a një sjellje raciste apo ksenofobe kundrejt tyre”, deklaroi Tusk gjatë një takimi në Zagreb me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitarovic.

Incidentet ksenofobe drejtuar refugjatëve në Gjermani, ngjarje të dënueshme nga kancelarja Angela Merkel si dhe media dhe personalitete janë bashkuar në mbrojtje të kësaj kauze.
“Prioriteti ynë mbetet siguria e jetës së emigrantëve në përpjekje për t’iu bashkuar BE-së”, ka thënë ai.

Telefoni i ri i Motorola-s do t’iu rezistojë kushteve më ekstreme

0

Motorola po punon për krijimin e një telefoni të ri më të fuqishëm, i cili do të quhet Motorola Bounce. Ai do të ketë ekran 5.43 inç QHD dhe do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 810, së bashku me 3GB RAM dhe 32GB ose 64GB hapësirë të brendshme.

Motorola Bounce do të kamerë të pasme 21 megapikselë dhe kamerë ballore 5 megapikselë. Ai do të fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,760mAh.

Telefoni ka marrë certifikimin MIL-STD që siguron për një mbrojtje më speciale ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik.