Policia kap arsenal armësh dhe asgjëson mijëra bimë kanabis

TË FUNDIT

Me asgjësimin e 32.676 bimëve narkotike dhe sekuestrimin e një pushke, 4 granatave, 500 gram tritoli, 7 karikatorë me fishekë dhe rreth 700 fishekë, ka përfunduar dita e parë e aksionit të Policisë në Shqipëri në rajonin e Shkodrës.

Në një terren mjaftë të vështirë Policia ka asgjësuar këto bimë narkotike në 173 parcela të mbjella në fshatrat Plan, Gjurë, Kujë dhe Temal.

Ndërsa sekuestrimi i armëve dhe municionit është bërë nga një mur i ndërtuar me gur brenda një shpelle.

Ato u gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit antikanabis.