Këshilla për të hekurosur mirë dhe lehtë

0

Siç e kemi thënë, hekurosja është një prej proceseve te delikate, por edhe me te mërzitshme për një amvise. Dhe qe ta përballojmë mire, lehte dhe me shije këtë proces, me poshtë po rendisim 10 këshilla praktike.

1. Hekurosni në orët më të freskëta të ditës
2. Hiqeni spinën kur e mbushni atë me ujë
3. Përdorni një tavolinë të posaçme, të mbuluar nga një cope e posaçme relativisht të trashë dhe të butë.
4. T-shirt-et me mbishkrime hekurosini duke i vendosur ato mbrapsht
5. Lagini lehtësisht teshat përpara se t’i hekurosni
6. Mos hekurosni teshat e njollosura
7. Teshat prej leshi hekurosini duke i vendosur ato mbrapsht
8. Kopsat nuk hekurosen
9. Hekurosni duke filluar nga tegelat e qepjes
10. Këshillohet te përdorni hekurin me avull

​3 mijë refugjatë të dëshpëruar para stacionit në Budapest

0

Policia në Hungari ka bllokuar hyrjen në stacionin hekurudhor Kelet në Budapest për rreth 3 mijë refugjatë të cilën duan që me trena të udhëtojnë në vendet perëndimore.

Shumë nga ta kanë kaluar natën para hyrjes kryesore në stacionin hekurudhor të cilin e ruajnë policia.

Grupe qytetarësh ndihmojnë policinë të mbajnë rend transmeton AP, ndërkaq vullnetarë tentojnë që t’u sigurojnë refugjatëve ushqim, rroba dhe ndihmë mjekësore.

Komiteti i Helsinkit në Hungari ka paralajmëruar se situata është e tensionuar.

Refugjatët po kërkojnë që stacioni të jetë i hapur dhe që të mund të udhëtojnë për në Gjermani

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze Zoltan Kovaq ka thënë se Hungaria po tenton t’i respektojë ligjet e Bashkimit Evropian, në bazë të së cilit secili që dëshiron të udhëtojë në Evropë duhet të ketë dokumente udhëtimi dhe vizë Shengen.

Shumica e refugjatëve janë nga Siria që duan të udhëtojnë në Austri dhe Gjermani pa dokumente.

​Shkojnë t’ia shkyçin rrymën, i pret me kallash

0

Policia ka arrestuar një person në Istog pasi që i njëjti ua ka drejtuar kallashnikovin dy punëtoreve të KEDS-it.

Sipas raportit 24 orësh policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që ua ka drejtuar armën e cila dyshohet se ishte AK-47 dy viktimave, punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për ta shkyçur nga rrjeti elektrik.

Njësitë policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një shtator më ndryshe për Amerikën

0

Jo vetëm ndezje të qirinjve dhe telegrame ngushëllimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Kosova çdo herë bënte më shumë. Përmes prodhimit të filmave të ndryshëm, shfaqjes së tyre përplot 5 netë rresht në festivalin “9/11 Dedication”, Kosova për njëmbëdhjetë vjet radhazi nderoi viktimat e 11 shatorit. Çdo vit prodhonte nga 7 deri në 12 filma, shtoja kësaj edhe ata që garonin nga vendet tjera fqinje. Por sivjet nuk do të ketë prodhim. Nuk do të ketë festival 5 netë radhazi. Viktimat e 11 shtatorit do të nderohen me një festival dy-ditor, pa karakter garues dhe me filma të vjetër që kanë qenë pjesëmarrës edicionet e kaluara. Krejt kjo, për shkak se 4 mijë euro të ndara nga Ministrisë së Kulturës për sivjet, nuk iu mjaftojnë organizatorëve.

Muaj më parë Ministria e Kulturës ndau shumat me të cilat i përkrahë festivalet në Kosovë, ku zvogëloi përkrahjen për festivalin 9/11, të cilit i ndau 4 mijë euro.

Organizatorët qenë në dilemë se a ta mbajnë sivjet edicionin e radhës, që është i dymbëdhjeti me radhë, apo jo.

U vendosë që të mbahet vetëm dy netë, të mos prodhohen filma, pasi që nuk kishin buxhet të mjaftueshëm, dhe kështu të shfaqën vetëm filmat e vjetër.

Zëdhënësja e festivalit, Getoarbë Mulliqi thotë  se vetëm më datat 10 dhe 11 shtator do të shënohet 9/11.

Sipas saj, me 4 mijë euro është e pamundur të mbulohen shpenzimet e festivalit, ashtu siç është mbajtë çdo vit.

Ajo shtoi se në këtë festival çdo vit kanë pas tetë skenaristë apo dhjetë, gjithashtu edhe aq regjisorë.

Mulliqi mendon se me mos-përkrahjen e festivaleve të tilla arti në Kosovë do të humb.

Madje, ajo thotë se kjo e jep edhe një imazh jo të mirë të kulturës kosovare tek ShBA-të.

9/11 ishte mundësi mjaftë e mirë edhe për studentë, pasi që ky festival i ndihmonte në bërjen e filmave. Artistët e rinjë kishin mundësinë të promovoheshin.

Festivali 9/11 Dedication njihet si një festival i veçantë. Kjo për shkak të numrit të madh të filmave që prodhonte dhe qëllimit pse organizohej çdo shator.

Këtë vit, 9/11 shënon edicionin e dymbëdhjetë. Nine Eleven Dedication organizohet çdo vit për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

​Ia merr dy Iphona që ta “punësojë”

0

Një i dyshuar është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që i njëjti e ka mashtruar një mashkull se do ta punësojë dhe në këmbim ia ka marrë një IPhon 5 dhe një Iphon 6.

Sipas njoftimit nga Policia i njëjti përveç dy Iphon-ve viktimës ia ka marrë edhe letërnjoftimin dhe pasaportën me arsyetim për rregullimin e punësimit duke i prezantuar një listë të rreme të “kandidateve në thirrje”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Bagdad​:Rrëmbehen 18 punëtor turq

0

Persona të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake ka kidnapuar sot së paku 18 punëtorë turq dhe inxhinierë në Bagdad, bëjnë të ditur zyrtarët.

Agjencitë e lajmeve më herët kanë lajmëruar se janë rrëmbyer 16 punëtorë por drejtori i firmës për të cilën punojnë turqit e rrëmbyer ka thënë për Reuter se janë kidnapuar 18 punëtorë.

“Njerëz të veshur me uniforma kanë thyer derën në tre të mëngjesit dhe i kanë rrëmbyer ata njerëz”, ka thënë drejtori i kompanisë “Nurol” Ugur Dogan.

Punëtorët kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e stadiumit futbollistik në territorin e Sadr Citi, në veri të Bagdadit, me 30 mijë ulëse.

AFP përmend se motivi politik qëndron pas rrëmbimit, pasi që këtë vend e kontrollon milicia shiite që lufton kundër ekstremistëve të ISIS-it.

ISIS muajin e kaluar ka akuzuar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se ua ka shitur vendin të krishterëve si dhe ka lejuar amerikanët që të shfrytëzojnë bazat turke vetëm që të mbetet në pushtet.

Qenushët manekin(Foto)

0

“Gjithçka filloj nga dhurata e parë që u bëra qenve të mi, ishin rroba të dedikuara për ta. Dhe më pas ua provova dhe xhemperët e fëmijëve, dhe pastaj një rrobë tjetër, një tjetër, e kështu ata u bënë me dollapin e tyre të rrobave”, kështu shprehet Jennifer Mclean, pronari krenar i dy qenve të racës terrier.

“Rrobat ua blejë në dyqanet e fëmijëve”, thotë Mclean, i cili është i entuziazmuar nga komplimentet e njerëzve për përshtatjen e rrobave dhe qëndrimet që ua mëson prej qenushëve të tij manekin.

Qenushët Darren dhe Phillip, të njohur si Blueboys, jetojnë me pronarët e tyre në Brisbane, Australi. Kjo dyshe janë bërë një sensacion i vërtetë në internet në faqen e tyre në Instagram që quhet “The_blueboys”.unnamed (5) unnamed (6) unnamed (7) unnamed (8) unnamed (9) unnamed (10) unnamed (11) unnamed (12) unnamed (13) unnamed (14)

​Arrestohen 5 aktivistë të Vetëvendosjes

0

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media po tregon se Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër aktivistë të saj të cilët kanë qenë duke shkruar parulla në qytetin e Ferizajt.

Përveç kësaj Policia, siç njofton Vetëvendosje ka arrestuar edhe aktivistin Kushtrim Dakaj në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Përveç kësaj Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestim edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria.

Në këtë komunikate Vetëvendosje tregon edhe për një kërcënim tjetër të aktivistëve në qytetin e Gjilanit.

Dritëro Hyseni, Kushtrim Cakolli, Leotrim Cakolli, Labinot Halimi dhe Kushtrim Dakaj, janë emrat që janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për të gjitha këto, Vetëvendosje thotë se janë masa të dhunshme të Isa Mustafës, të cilat nuk e ka ndërmend t’i ndalë.

“Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t’i ndal masat e dhunshme. Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë sa herë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara proje kte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë “Zajednicën” edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes./

Dy vjet nga heqja e stemës së Kosovës në fletëvotime

0

Më 2 shtator 2013Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 2 shtator 2013, pati vendosur ta heqë stemën e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të tre nëntorit. Aty figuronte vetëm logoja e KQZ-së.

Vendimi ishte mirëpritur nga komuniteti serb dhe rezultonte nga dialogu për normailizimin e mardhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit që zhvillohej në Bruksel.

Edhe çështja e kushtetutshmërisë së heqjes së stemës së Kosovës nga fletvotimet ishte dërguar në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje më 4 shtator.

Çështja e logos kishte përçarë edhe më shumë anëtarët e KQZ-së. Kryesuesja Valdete Daka akuzohet të ketë bërë kompromis për shtetësinë e Kosovës, kur lejoi të votohej për ndryshimin e fletëvotimeve.

Anëtarët e KQZ-së, Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje e patën votuar kundër, duke akuzuar Valdete Daka se ka kërkuar nga anëtaret e KQZ-së, për të votuar pro heqjes së logos, për fletëvotimet të cilat do të përdoren nga serbët e veriut të Kosovës.

Heqjen e logos e patë konsideruar si veprim të rrezikshëm, edhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike e Juridike.

“Heqja e simboleve të Republikës së Kosovës nga fletëvotimet në fakt u lejon hapësirë strukturave në veriun e Kosovës, por edhe Beogradit, që të kontestojnë tash e tutje në secilin vend, prezencën dhe identitetin simbolik të institucioneve të Kosovës”, patë thënë ai.

Për të karakteri i shtetësisë së Kosovës është dëmtuar “jo thjesht sot dhe vetëm nga këto zgjedhje, por në përgjithësi”.

Lansohet traileri i “Danish Girl” (VIDEO)

0

“Po i vie era nominim Oscari” ishte një prej komenteve në trailerin e parë të filmit “Danish Girl”, i shumëpritur prej kohësh, me Eddie Redmayne dhe Alicia Vikander në rolet kryesore.

Filmi tregon jetët e artistëve Lili Elbe dhe Gerda Wegene. Martesa e tyre vazhdon kur Lili nis udhëtimin si një person transgjinor. Filmi do të lansohet në vjeshtë, ndërsa për regjisor ka Tom Hooper.