Më 2 shtator 2013Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 2 shtator 2013, pati vendosur ta heqë stemën e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të tre nëntorit. Aty figuronte vetëm logoja e KQZ-së.
Vendimi ishte mirëpritur nga komuniteti serb dhe rezultonte nga dialogu për normailizimin e mardhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit që zhvillohej në Bruksel.
Edhe çështja e kushtetutshmërisë së heqjes së stemës së Kosovës nga fletvotimet ishte dërguar në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje më 4 shtator.
Çështja e logos kishte përçarë edhe më shumë anëtarët e KQZ-së. Kryesuesja Valdete Daka akuzohet të ketë bërë kompromis për shtetësinë e Kosovës, kur lejoi të votohej për ndryshimin e fletëvotimeve.
Anëtarët e KQZ-së, Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje e patën votuar kundër, duke akuzuar Valdete Daka se ka kërkuar nga anëtaret e KQZ-së, për të votuar pro heqjes së logos, për fletëvotimet të cilat do të përdoren nga serbët e veriut të Kosovës.
Heqjen e logos e patë konsideruar si veprim të rrezikshëm, edhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike e Juridike.
“Heqja e simboleve të Republikës së Kosovës nga fletëvotimet në fakt u lejon hapësirë strukturave në veriun e Kosovës, por edhe Beogradit, që të kontestojnë tash e tutje në secilin vend, prezencën dhe identitetin simbolik të institucioneve të Kosovës”, patë thënë ai.
Për të karakteri i shtetësisë së Kosovës është dëmtuar “jo thjesht sot dhe vetëm nga këto zgjedhje, por në përgjithësi”.
