Rusia, duam pjesën tonë te ‘treni i arit’

TË FUNDIT

Një tren i blinduar nazist, me një thesar brenda, thuhet se është lokalizuar 70 metra nën tokë, pranë një qyteti polak.
Edhe pse akoma asgjë nuk dihet me saktësi, Rusia ka nxituar e para të deklarojë se kërkon pjesën e saj në këtë zbulim.

Gazeta britanike Telegraph thotë se përfaqësues rusë priten të jenë të pranishëm aty kur treni të zbulohet.

Një avokat i njohur tha se kërkojnë të marrin edhe ata një pjesë.

“Nëse në tren ka pasuri, që buron nga ish-Bashkimi Sovjetik, atëherë ajo i duhet dorëzuar rusëve”, tha ai.
Ende nuk dihet nëse në tren ka ar, armë, vepra arti apo një arkiv të fshehtë.

Por si u zbulua treni nazist?

Historia ngjan e pabesueshme: pak ditë më parë, një gjerman dhe një polak njoftuan autoritetet polake se ata e dinë strehën, pasi një i moshuar ua kishte rrëfyer në prag të vdekjes.

Të dy mbeten anonimë.
Sa i përket të moshuarit, gazeta polake Fakt thotë se bëhet fjalë për një ushtar të Vermahtit gjerman, që ka ndihmuar për të fshehur trenin.