Dy veta janë gjetur mbrëmë të vrarë në një makinë në periferi të fshatit Koliçan i Poshtëm në rajonin e Shkupit.
Policia theksoi se dy trupat e pajetë janë gjetur në makinën e tipit “Rover 75” me targa të Ohrit pranë një are në Koliçan të Poshtëm, rrugës për në lagjen e Draçevës të Shkupit, informon INA.
Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Policia ka identifikuar shoferin e makinës dhe bëhet fjalë për Svetislav.R (1987) nga Kërçova, ndërsa po punohet edhe në identifikimin e viktimës së dytë. Sipas burimeve jozyrtare policore për disa media maqedonase, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.
