​“Jo Zajednicës” edhe në shkollat e Prishtinës

TË FUNDIT

Një organizatë e quajtur “Nxënësit aktivë”, njofton se ka ndërmarr një aktivitet në 6 shkolla të Prishtinës duke vendosur çarçafë me mbishkrime kundër Asociacionit të komunave serbe të nënshkruar në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

“Nxënësit aktivë”, bëjnë të ditur se aktivitetet janë ndërmarrë në shkollat: ”Sami Frashëri” (shoqëror), “Sami Frashëri” (natyror), “Xhevdet Doda”, Shkolla e Mjekësisë “Ali Sokoli”, “28 Nëntori” dhe Shkolla e Bujqësisë.

“Për ne, si të rinj të këtij vendi, ka ardhur koha që të jemi e tashmja, sepse si të paangazhuar dhe duke u gënjyer nga motoja monotone ‘..ju jeni e ardhmja’ u bindëm që e ardhmja jonë po del të jetë rruga për në kampet e Hungarisë dhe nëpër kontejner të Evropës”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj organizate me këtë aktivitet simbolik, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që ta ngrisin zërin e tyre në mbrojtje të shtetit dhe në mbrojtje të të drejtave tona.

“Si gjithnjë, do ketë nga ata që do të na këshillojnë se s’duhet të merremi me politikë, por le ta shikojnë historinë tonë dhe do ta kuptojnë se janë gabim. Ajo na m ëson se, sikurse të tjerët, edhe ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe të punojmë për përparimin e tij”, thuhet në komunikatën e “Nxënësit aktivë”.